05/12/2025

Çfarë i tha padishahu ynë i madh Euronews-it të Serbisë?

0
Enver-Bytyci

Cfarë i tha padishahu ynë i madh Euronews-it të Serbisë?

Nga Enver Bytyçi:

Cfarë i tha padishahu ynë i madh Euronews-it të Serbisë? Shqiptarët dhe serbët duhet të pajtohen në modelin e Gjermanisë dhe Francës!

Po asokohe në Gjermani nuk e kishte pasuar Gebelsi pushtetin e Hitlerit, siç në Serbi e ka pasuar Gebelsi i Milosheviçit!

Asokohe Gjermania nuk u soll me arrogancë kundër Francës, përkundrazi i kërkoi ndjesë asaj për krimet e Hitlerit. Ndërsa ky Gebelsi i Ballkanit nuk le rast pa lavdëruar Milosheviçin dhe pa akuzuar viktimën Kosovë  “për krime” kundër agresorit!

Asokohe Gebelsi i Hitlerit shkoi në litar, ndërsa sot Gebelsi i Milosheviçit është presidenti i Serbisë, padyshim edhe miku më i mirë dhe më i madh i kryeministrit të Shqipërisë.

Prandaj Edi Rama bën avokatinë e Gebelsit të Miloshit! Dhe ndaj Aleksandër Vuçiç nuk pranon të kërkojë ndjesë për krimet dhe genocidin serb në Kosovë!

Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok