25/12/2024

ÇËSHTJA E PAZGJIDHUR SHQIPTARE ENDE NËPËRKËMBË ME SHEKUJ

0
u1_Kalosh-Celiku

NGA KALOSH ÇELIKU

U gëzuam, se: e varrosëm Partinë Komuniste Jugosllave me nderime, fjalime festive, dhe lule mbi varr. Po, ajo Sot: u zgjua lugat. Erdhën Neokomunistët e partive politike. Tinarët pasmesnate, ende na i rrokullisin nëpër Shtëpi. Lëmësh, i bënë institucionet e Shtetit të “përbashkët”. Edhe, pse: ato të politizuara deri në palcë, lindën plotë kopila partiak, rrufjanë, argatë dhe shërbetorë pas porte, te Pragu i Shtëpisë. Sulme partiake ndaj kundërshtarëve politk. Artistëve, dhe arsimit shqiptar… Kulturës Shqiptare. Porosi partiake: pini çaj rusi! Nateditë, lutuni para këmbëve të hoxhës Allahut, në xhami!…

Sot, Partitë Neokomuniste me vite na e ndalën edhe rakinë e rrushit si shqiptarë. Verën me Dy shtama, nën Rrap. Gratë besnike. Mos, them: edhe atë ujin e burimeve të “Përronit Thanës”, rakinë e dëllinjave?! Është “haram”, thanë: Edhe, Mikja Di me Dy shtama verë. Dy Shami, lidhur për brezi. Vizitat familjare. Farefisi. Tavernat. Nateditë, pini çaj rusi me gjygimë turku! Pesë “vakte” falni përditë, dhe i lutuni Zotit në xhami me katër minare!

Edhe, tinëz na i ndërsyen këlyshët me zgjebe shqiptarë pas shpine: për një vend pune, asht shpërblim, anëtar komisioni me një torbë taxhi përqafe. Nuk ka problem, thashë me vete. Edhe, Unë po jua jap një shpërblim: një shkrim publicistik për Ditën e Nesërme. Po, nuk ka problem, edhe “vëllazërim-bashkimi” si “vëllezër” të Njerkës në Shtetin e “përbashkët”, pa të drejta të barabarta kombëtare: Gjuhë shqipe. Arsim dhe kulturë. Themelet e një shoqërie. Shteti demokratik. Flamurin kuqezi me shqiponjën e zezë  dykrenare, që i kemi pasur edhe në sistemin komunist ish jugosllav. Robëri. Shkaku, se: e kam Oxhakun. Dhiaret e “Përronit të Thanës”. Burimet e tij kreshnike, nën Dardhat Gorrice… Penën me dy tyta, me të cilën dola në mal… Ehu, sa dëshirë kisha dashur Sot: që, Dje, nuk ia arritët qëllimit, të më rrasni edhe në burg!… Liri…

Papritmas, permes E -mailit marrë edhe një mesazh nga sektori i librit Minisitrisë Kulturës: i nderuar, ua bëjmë me dije se vendimi juaj me të cilin keni aplikuar për konkurs për finacim të proekteve për interes  nacional nga lëmia e kulturës  dhe botimeve për vitin 2022, e cila ishte e dërguar me postë në  adresën tuaj, është kthyer në Ministrinë e Kulturës.

Sipas, lartëpërmendurës, mund të vini në lokalet e ministrisë, që ta merrni vendimin, secilën ditë nga ora 09 deri më 12.00 -të ora. Me nderime…

Pas tri ditëve shkova dhe e mora zarfin e mbyllur hermetikisht me vendimin e Ministrisë Kulturës në Maqedoninë e Veriut. Paravetëdije, hakmarrje nga Këlyshi me zgjebe, si anëtar komisioni për botimin e librave. E nënshkrova, dhe dola për të pi një shtamë birrë para këmbëve të Filipit të Maqedonisë me grushtin lartë te koka, si xhaxhi Enver. E hapa: Ҫka të lexoj: “Projektet, refuzohen. Shkaku, se: subjekti nuk është aktiv”?! Përmëkeq, askush nga Ministria e Kulturës nuk ma bënë me dije, se: subjekti nuk është “aktiv”. Problem, të cilin me një vërtetim plotësues nga Regjistri Qëndror do t’ua përcillja përmes arhivës në Ministrinë e Kulturës. Rast të këtillë kam pasur edhe vitin e kaluar 2021, kur nga dokumentacioni im i dorëzuar përmes arhivës Ministrisë Kulturës, hiqet uezbija e projekteve?!

“Sipas ligjit, 65 neni(5) dhe (6) nga ligji për kulturë, kundër vendimit mund të bëhet ankesë me afat prej 15 ditësh deri te Komisioni shtetëror”. Formalitete, funde krye antikulturore. Fatkeqsisht, vendimi i përgaditur nga dy shqiptar me emra dhe mbiemra (poste politike). Dhe, i treti: nën hije (këlyshi me zgjebe), i emëruar nga partitë politike në pushtet, si anëtar komisioni për botime (2022). I nënshkruar nga ministrja e kulturës?!

E pabesueshme, vështirë u besoja syve. Kulturofagu, ende ishte gjallë?! Përsëri, ndërsehej pas shpine me përkrahje të “vëllezërve” neokomunist, në aksionin “patritotik” partiak. Edhe, atë: Tridhjetë vite të LSHMM -së me aktiviteve kulturore: MKTN “Ditët e Naimit” (Tetovë), Revistës letrare STILI ’97 (VITI XXV me nr. 60, 2021), dhe qindra titujve të librave, TAKIME NËN RRAP XXVII (poezi, erotike – Shkup), dhe Ditëve të humorit dhe Satirës “XHA DERALLA” VII (Kërçovë), se: kishim qenë “subjekt jo aktiv”?! Ndoshta, me siguri e kanë fjalën: ku ta di unë, si partizan i arratisur partiak?! Nuk kam problem me “maqedonasit”, po me shqiptarët e “ndershëm”, viçat e palëpi të Nënës Parti?!

Dhe, porosia e radhës e këtij shkrimi publicistik Partitve Politike Shqiptare: Qofshin ato edhe “maqedonase”. Ose, politikës “madhore” të Partive Politike Shqiptare – “maqedonase” me “fitore”: nuk bëhet barabarësi kombëtare me përqindje partiake! Kaq e kaq përqind, si popull shqiptar jemi në shtetin e “përbashkët”, në Maqedoninë e Veriut. Kaq, e kaq: “maqedonas”, bullgarë, vlleh, romë, boshnajk, “turq”. Po, me arsim, kulturë, punë dhe vepra!

Politikë e përditshme partiake antishqiptare, që nga sistemi komunist, dhe vazhdon edhe sot Neokomunist, sesa: janë  shqiptarët në këtë shtet të “përbashkët demokratik”, kur numrin e tyre e di e mbarë Evropa përparimtare demokratike, sesi: popull shumicë në Maqedoninë e Veriut, janë argatët shqiptarë pa pushtet dhe shtet të “pëbashkët”. E di, edhe Bota: sa pula e gjela i kemi nëpër katunde. Popull “shumicë”, janë edhe “maqedonasit” dhe bullgarët me pakicat kombëtare:  vllehët, “turqit”, “boshnjakët”, dhe romët. Po, Maqedoninë e Veriut si shtet e shpëtuan dhe e shpëtojnë vetëm shqiptarët.

Kotnasikoti, investimi arsimor dhe kulturor me vite i trurit shkencor dhe kulturor në shtetin e “përbashkët”, të “vllazërim-bashkmimit”, i politizuar deri në palcë nga partitë politike “maqedonase”, dhe shqiptare me partizanët e tyre partiak, kokë më kokë si “vëllezër”, për ndarjen e posteve politike. Pasurisë. Partizanët e tyre besnik nëpër institucionet e shtetit të “përbashkët” në pushtet, si shërbetorë dhe argatë politik, që gjithë jetën u morën me  politikë “madhore”: 20 % , herë dhe 25 % -shin. I mbushën Institucionet e Shtetit të “përbashkët” me partizanë partiak, si policë arsimor dhe kulturor antishqiptar. Dhe, jo me vlera politike, arsimore dhe artistike. Pavetëdije, se: shteti  “përbashkët”, i ka institucionet e veta policore shtetërore, dhe shërbimet informative mbi nivelin e tyre partiak të Katundit. Që, lakmi, sot: do t’ua kishte edhe CIA, KGB -ja dhe UDBA jugosllave. Dhe, nuk ka nevojë për këto policë partiak gjysmëanalfabetë arsimor dhe kulturor me tituj “shkencor”, qofshin “maqedonas”, apo shqiptarë të shitur për një vend pune, një asht. Ose, një torbë taxhi përqafe. Që, Sot: ta shesin, arsimin, kulturën shqiptare, ende të mbajtur gjallë në ditën e Sotshme, edhe vëllain e vet për pak lekë te Policia Letrare. Bota, moti i ka tejkaluar këto informacione policore të partive politike shqiptare. Dhe, “maqedonase” të strehuar nëpër kabinete,dhe institucione të Shtetit “përbashkët”.

Poupullit shqiptar, Sot: jepni nënshtetsi, në Trojet e tyre Etnike Shqiptare… Bukë… Jetë… Arsim… Kulturë… Dhe, Liri… Vetëm, kështu do të shkoni në Evropë si popull, që Dje e shpallët dhe e regjistruat si “turq”, dhe e asimiluat si “maqedonas” në sistemin komunist, pas demonstratave të studentëve të vitit ’81, “nacionalistë”… “Irredentistë”, në Prishtinë… “Armiqë” të Shtetit jugosllav të “përbashkët”. Popull, edhe sot e kësaj dite pa nënshtetësi nëpër katunde malore dhe lagje të braktisura mes Shkupit.

Luftën e 2001 -shit e shpallët “terroriste” dhe “irredentiste”?! Shkupin, kyeqytet historik shqiptar gjithë jetën i rrethuar me fshatra shqiptarë. Historikisht, që: në Perandorinë osmane dhe serbe, e niste dhe bënte nga një luftë përvjet heroike, duke e çliruar nga pushtuesit historik, dy herë me radhë nga kryengritësit shqiptarë (1844, 1912). Kryeqytetin e banuar me shqiptarë asaj kohe edhe më shumë sesa Tirana dhe Prishtina. Që, Sot: në “demokraci”, ende vazhdoni t’i manipuloni shqiptarët përmes partive politike neokomuniste, edhe regjistroni me përqindje si “turq musliman ehamdurila”, dhe”maqedonas” pa e ditur ato as edhe një fjalë në gjuhën turke. Edhe, pse Sot: për çdo vit e hapni nga një shkollë në gjuhën turke. Universitet…

Shkaku, politikës “madhore” të Partive Politike Shqiptare, Dhe, “maqedonase”; ende nuk e dini, sesa shqiptarë jetojnë në R. e Maqedonisë Veriut. Dalldisje politike, se: duke u turrur pas pushtetit, posteve partiake dhe pasurisë, e keni lënë me vite në harresë popullin shqiptar, jashtë institucioneve të sistemit neokomunist, arratisur maleve, në Shtetin e “përbashkët”. Edhe, Sot:  me tespi kuqezi duke iu lutur Zotit me çaj rusi nëpër çajtore, dhe xhami me dy e katër minare, para këmbëve të Hoxhës Allahut.

Sot, ende në “demokraci”, dhe në shtetin e “përbashkët” me gjithë këto Parti Politike me thasë të grisur shqiptar, dhe “maqedonas”, që janë bërë si Nastradin Hoxha, dhe Nastradineca me pashterkë të kuqe: kush i pari t’i hipi gomarit me samarë… Herë i hipë gomarit Nastradini me 50 kg. peshë. Herë, Nastradinica me mbi njëqind kg. mbi shpinë. Ende, pa nënshtetësi shqiptare, duke i keqpërdorur dhe dalldisur shqiptarët si “turqë muslimanë”, vetëm për vota të hipni në pushtet. Porosinë, e Hoxhës Allahut: Nateditë, pini çaj rusi, shkoni dhe lutuni në xhami!…

Gra, dhe burra: ikni sa më herët nga pushteti i “vëllazërim-bashkimit! “ Nënsjetullat e Partive Politike Neokomuniste, dhe institucioneve të Qeverisë së “vëllazërim-bashkimit”! Lufta e tyre për pushtet. Pasuri. Padyshim, jo, nga insitucionet shqiptare, të themeluara me gjak dhe shpirt! Edhe pse, ndonjëra është themeluar nga Partitë Politike Shqiptare për të ardhur me vota në pushtet. Koha është, politikanët e sotshëm t’i zbresin pak gomarit, dhe të merren me problemet e popullit shqiptar, ende edhe sot e kësaj dite pa nënshtetësi! Zgjidhjen e Ҫështjes Shqiptare të nëpërkëmbur me vite. Edhe, pse me shekuj në Trojet e veta shqiptare, lindin dhe po vdesin në këtë shtet të “përbashkët” pa nënshtetësi. E ju, si parti politike shqiptare ende merreni me përqindjet e këtij populli?! Politikë “madhore”, dhe “fitore” me  përqindje në Qeveri: polici, ushtri, ekonomi, arsim, kulturë…

Politikë e gabuar komuniste Dje, ish jugosllave. Sot, “maqedonase” neokomuniste. Që, vazhdon edhe sot e kësaj dite si Neokomuniste. Dikur, në komunizëm: politika e asaj kohe duke hapur fabrika nëpër vendbanime shqiptare (Shkup, Hekuranën), “Tajamishte” për ta sjellur me tren xehen. Dhe, duke i zbrazur me punësime, shtëpi falas fshatrat “maqedonase”, për ta popullarizuar Shkupin me “maqedonas”. Sot: ndodhë, po e njëta politikë neokomuniste me fshatrat malor shqiptar të rrethinës Shkupit, pas Luftës të 2001 -it, duke i zbrazur katundet shqiptarë në Shkup pa kushte elemnetare për jetesë: vende pune, shtëpi. I lanë shtëpitë e fshatit, pasuritë ku i kishin për jetesë: kafshët shtëpiake, malin e dhentë. Lisat… Dhe, Natyrën… Erdhën, në Shkup mes bërllokut, kontenierëve, duke u strehuar nën sjetullat e partive politike shqiptare dhe ‘maqedonase”: pa shtëpi, vende pune… Lisa… Gjelbërim… Dorën në zemër: e shtuan numrin e partizanëve partiak, po e lulëzuan papunësinë, varfërinë, kriminalitetin me hajdutë dhe banditë në duart e partive politike.

I vetmi institucion për punësime, u mbeti: partitë politike. Tezgat, e tregut në “Bit- Pazar”. Ҫajtoret, dhe xhamitë me dy e katër minare. Edhe, atë: pa çerdhe të fëmijve, pa shkolla fillore. Universitete me taban shqiptar. Që, Sot: i kemi me shumicë e pakicë për partizanët e partive politike, prodhimin serik të diplomave universitare dhe titujve shkencor. Po, fatkeqësisht: me pak artistë dhe shkencëtarë. E, shumë partizanë partiak me qerre, vetëm e vetëm që, partitë politike për të ardhur në pushtet. Ditën, e fushatave parazgjedhore, kur me brohoritje, pankarta në duar, dhe flamuj kuqezi, ende u pri në ballë: Skënderbeu, Ismail Qemali, Adem Jshari… Flamuri kuqezi… Që: pas fushatave zgjedhore lokale dhe parlamentare, ardhjes në në pushtet me “fitore” për poste politike, e harronin Flamurin Kombëtar kuqezi me shqiponjën dykrenare varur të kalbet nëpër bandere, bashkë me popullin shqiptar nëpër podrumet e “Idrizovës”.

Edhe, për fund: mos e dalldisni më popullin shqiptar rrugëve me protesta “paqësore” për të drejta të barabarta kombëtare, dhe Liri! Shkaku, se: mjaftë e dalldisi Turqia… Serbia… Sistemi komunistë… Neokomunizmi… Partitë Politike Shqiptare me “vojvoda” shqiptar.

Dhe, sot: Populli shqiptar, nuk duhet lënë në duart e dalldisura të Partive Neokomuniste, pa rrugëdalje, në qorrsokak. Hojdodoleve politike, brez pas brezi. Që, i ndërrojnë burrat natë për natë pasmesnate në Shtëpinë Publike. Nateditë, që: po na dalin prostituta rruge në Shtëpinë Publike me dy shtama verë në Lëmë. Dy shami të kuqe, lidhur për brezi, duke i ndërruar përnatë burrat në shtratin e Qeverisë, Dje: komuniste. Sot, Neokomuniste. Vite me radhë, duke na izoluar nga “armiku i padukshëm”, në karantinë me masa të ashpra Qeveritare: ndalimin e vizitave familjare. Grave besnike: Mos dilni në rrugë pa maska! Larg, dy metra edhe me Gruan besnike! Miket. Tavernat, i mbyllën, edhe kufinjt politik.

Thirrje, Neokomuniste: krahpërkrahu me argatët e partive politike shqiptare, luftë, vetëm për një përdorim! Gra e burra,  dilni, dhe këndoni këngë në verandë! Hiqni valle me Dy shami të kuqe, lidhur për brezi, si popull i “lumtur” shqiptar, në “Liri”!…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok