13/12/2024

BUSTI I GJERGJ KASTRIOTIT-SKËNDERBEUT NË BRUXELLES, KRYEQYTET I EUROPËS SË BASHKUAR!

0
Kastrioti-Bruksel

Nga Jahja Drançolli

Sot festojmë 619-vjetorin e lindjes së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut. Do të festojmë shumë e shumë përvjetorë të tjerë të lumtur që lidhen me vizionin europian të Heroit tonë. Në këtë kontekst, ngritja e monumenteve dhe shesheve në qendrat më të njohura të Europës kushtuar Skënderbeut u tregon miqve tanë për qenien tonë si komb dhe fisnikërinë e vlerave tona. Këto vepra janë një mrekulli që vërteton ekzistencën e bërthamës sonë etnike dhe përjetëson qenien tonë europiane, të cilën as seria më dërrmuese e ekstremeve historike nuk mund ta mposhtnin, pasi ne, si një nga popujt më të lashtë të kontinentit, e ndjejmë në vetvete shpërthime të gjalla të vitalitetit që befason edhe armiqtë tanë më të zjarrtë. Në këtë kuadër po japim mesazhin e një studiuesi të madh botëror: “Do të ishte jo vetëm mëkat, por çështje e pamundshme po të mendonte kush ta zvogëlonte personalitetin e Skënderbeut […]. Skënderbeun e ka gjithë Europa, e ka bota të vetin, e nëpër të, e vetëm nëpër shpirt të tij, ia njeh vlerën e meritat e hershme edhe të Shqipërisë.” Ky mesazh do të ishte një përgjigje e mirë për të gjithë ata që mohojnë personalitetin e Gjergj Kastrioti-Skenderbeut!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok