07/10/2024

BUKURI SHQIPTARE "Vajza shqiptare" e holandezit, Jan Frederik Pieter Portielje, emblema e atij hiri q� e shenjt�ron piktura, dhe e p�rjet�son arti Nuk mund t� idealizohej bukuria e femr�s shqiptare m� p�rsosm�risht se kaq. Asnj� adhurim hijeshije dhe blatim artistik, nuk mund ta tejkalonte k�t� dlir�si hyji t� sharmit dhe fines�s fem�rore. �do �ndje rr�mbimi dalldis�s e k�tij �asti, do t� ishte e denj� p�r k�t� kumt shpreh�s, si� do t� ishte e

Nga Albert Vataj

“Vajza shqiptare” e holandezit, Jan Frederik Pieter Portielje, emblema e hirit që e shenjtëron piktura, përkorja që përjetësohet në arti

Ju e keni parë edhe tjetërherë. Keni dëgjuar të flitet për të. E keni përjetuar në ndijim atë çfarë kjo delikatesë e kristaltë dhe ky hir i stolisur me ngjyra prej zjarri, mëton. E risjell për të sëmbuar zëshmërinë tuaj të zjarrit dhe blatimit, për të rrëmuar thellë brenda jush forcën që zgjon shpirti për të lexuar një vepër arti, që duke ardhur nga thellësia e kohës, i jep tashmërisë një shkundullimë të rrëmetshme, e trand nga themelet apatinë tuaj që rutinorja e falsitetit dhe shtirjes, manipulimit dhe spektaklit të trillit e kungon në një qasje për ta kthyer shijen tuaj kah balta.

Ajo është e dlirë dhe e ndrojtur. Qëndron e rrethuar nga një ngulm që e bën të drithërojë, ndërsa rreket të përgjojë zërat që i gofojnë nga brenda shpirtit. Por ajo qëndron në prehjen e një urtësie që e shenjtëron, përkundet në prehrin e një andjeje që e ledhaton me adhurim.

Nuk mund të idealizohej bukuria e femrës shqiptare më përsosmërisht se kaq. Asnjë adhurim hijeshije dhe blatim artistik, nuk mund ta tejkalonte këtë dlirësi hyji të sharmit dhe finesës femërore. Çdo ëndje rrëmbimi dalldisës e këtij çasti, do të ishte e denjë për këtë kumt shprehës, siç do të ishte e përligjur çdo poetikë këndimi e kësaj përkorjeje.

Tabloja e titulluar, “Vajza shqiptare” (77.5 x 63.5 cm) e piktorit të shquar holandez, Jan Frederik Pieter Portielje, realizuar në vitin 1870, ndoshta është nga më interesantet dhe më përfaqësueset e galerisë së punëve të mjeshtrit të penelit.

Pesha meditative e modeles deshifrohet qartë, në prarimin e tendosur të gjendjes që shkreh në një ansambël komponentësh kumtues artistik. Një droje që nuk e lejon atë të shoh piktorin, ndërsa ai rreket ta nxjerrë nga imagjinata, e bën më mikluese femrën tek ajo, dhe më të përkorë fisniken që mëton kjo shprehshmëri e kulluar estetike. Impresionuese mbeten gjithashtu ngjyrat e ndezura, karakteristike për punët e piktorit, në të njëjtën kohë evidentim i elementeve të veshjes së gruas shqiptare, gruas së stolisur, gruas që dëshmon saora pragun e një solemniteti, sepse e tillë është gjithçka që tipizon kuadrin. Tiparet e portretit dhe ato fizike, bashkëshoqërojnë këtë harmoni të përsosur me veshjen, krejt atë sublime që shpreh në vetvete tabloja. E vendosur në një sfond të errët, çdo element i ngjyrave të ndezura dhe dritës, plazmon duke mos lënë asgjë të hirit të kësaj bukurie të dlirë të shterrojë.

“Vajza shqiptare” e holandezit, Jan Frederik Pieter Portielje, është dhe do të mbetet një emblemë e asaj bukurie që e shenjtëron piktura, e përjetëson arti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok