23/12/2024

Blerje ”industriale” e votes?

0
Alma-Lama

Nga Alma Lama

Si duhet te zhvillohen zgjedhjet parlamentare ne menyre qe te jene demokratike:

Se pari, cdo subjekt politik duhet te perzgjedhe persona qe nuk kane probleme me ligjin, per t’i futur neper lista.

Se dyti, perzgjedhja duhet te kaloje neper procese te brendshme demokratike dhe jo te vendoset neper kafe e tavolina se kush duhet te futet ne liste e kush jo. Kriteri intelektual duhet te jete themelor sepse demokracia pa inteligjence shnderrohet ne perbindesh qe han veten.

Se treti duhet te perfshihet nje numer shume me i madh i grave neper lista, jo vetem 30%.

Se katerti duhet garantuar qe njerezit te shprehin vullnetin e tyre te lire neper kutite e votimit. Kjo do te thote se askush nuk duhet te kushtezohet me vendin e punes, nga oligarket, biznesmenet apo subjektet politike.

Eshte nje rrezik i jashtezkonshem qe ne keto zgjedhje vota do te jete teresisht klienteliste, dhe ata qe ka vite qe demtojne buxhetin do te tentojne edhe ta blejne, pervec kushtezimeve me vendin e punes.

Pra me shume se manipulimet ne kutite e votimit, sic ndodhi ne 2010, kete here manipulimi i vullnetit te qytetareve do behet jashte qendrave te votimit.

Ky do te ishte nje deformim i jashtezakonshem dhe kurrsesi nuk mund te quhen zgjedhje demokratike. Si pasoje e deformimit, pushtetin mund ta mbajne serish ata qe e kane pasur, duke penguar qarkullimin e tij sipas vullnetit te popullit.

Prandaj disa parti politike qe nuk kane bere manipulime te tilla ne te shkuaren, duhet ta ngrene zerin si tek KQZ, ashtu edhe te monitoruesit nderkombetare dhe ata vendore, per te mos lejuar kete here ate mund te quhet “blerje industriale e votes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok