30/12/2024

“Biografia e keqe” e Marie Krajës, kur TOB humbi një nga zërat e parë të tij

0
Marie-Kraja

5 “arsyet” pa arsye të largimit të Maria Kraja nga TOB

– Ka dhënë qindra  koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë, në Kinë, Kore, Gjermani, Itali, Çekosllovaki, Hungari, Bullgari, Bashkimin Sovjetik, etj,

-112 vjetori lindjes-

Përgatiti: Albert Z. ZHOLI

Marie Kraja lindi më 24 shtator 1911 në Zarë të Dalmacisë. Ishte në vjeçare kur familja e saj u vendos në Shkodër. Studimet e larta për kanto i kreu në Konservatorin e Graz-it në Austri, në vitet 1930-1934. Aktiviteti i saj i parë ishte në “Mbrëmjen e kombeve” në Vjenë ku Maria përfaqësoi Shqipërinë me interpretimin e dy këngëve popullore ”O bilbil, i mjeri bilbil” dhe “Çilni, ju moj lule çilni”.

Rrugëtimi

Këngëtarja lirike, Marie Kraja ndërroi jetë më 21 nëntor 1999. Përveçse qe udhëçelësja e muzikës operistike shqiptare, shërbeu si një figurë femërore jokonvencionale, që theu tabutë e kohës. Kraja ishte ndër solistet e para të premierës së Teatrit të Operas dhe Baletit të porsathememeluar. Mori pjesë gjithashtu në operën e parë shqiptare “Mrika”. Artistja i kreu studimet e larta për kanto në Konservatorin e Graz-it në Austri, në vjetët 1930-1934. Më pas do të kthehej në Shqipëri, ku do të niste të punonte si mësuese muzike në Institutin “Nëna Mbretëreshë”. Ndonëse e angazhuar profesionalisht jashtë vendit, karriera e saj do të lidhej ngushtë me muzikën shqiptare. Rreshtohej në plejadën e parë të këngëtarëve vendas krahas Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Mihal Ciko, Jorgjie Truja etj. U ngjit në skenat e mirënjohura evropiane për operat: “Rusalka”, “Ivan Susain”, “Nusja e shitur”, “La Traviata”, “Jollanda”, “Dasma e Figaros” etj. Aktiviteti i saj pedagogjik nisi me krijimin e shkollave të para të muzikës në Shqipëri, Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë (1946) dhe Konservatorit Shtetëror të Tiranës (1962).

Marie Kraja mbetet artistja e skenës shqiptare dhe jo vetëm.

U formua profesionalisht në Vjenë e më pas u bë një nga zërat e parë në Teatrin e Operas dhe Baletit. Ajo kujtohet për zë, fuqi, dashuri, dëshirë, pasion e një shpirt i madh mëshirohen në vetëm një njeri, të madhen Marie Kraja, sopranon e madhe që ka dalë nga gjiri i këtij vendi të vogël. Marie Kraja njihej për potencialin e pazakontë që kishte, por kjo nuk e ndaloi sigurimin e shtetit që ta largonte nga dashuria e saj, muzika, e ta përndiqte për shkak të biografisë së saj “të keqe”. Pavarësisht famës e talentit, do vinte një moment që Marie Kraja nuk mund të vazhdonte më që të ishte aty, në majat e artit operistik, për shkaqe “të mëdha” të kohës. Një grup shkresash tepër të rezervuara të vitit 1951 zbulojnë fillesat e përplasjes së regjimit komunist me sopranon Marie Kraja dhe një varg artistësh të tjerë themelues të artit lirik e instrumental në Shqipëri, të cilët një nga një do t’i zhduknin nga skena e operas dhe baletit. Artistja virtuoze vihet në kryq për t’u spastruar nga Filarmonia, për shkak të familjarëve të saj, biografia e hollësishme e të cilëve ishte hartuar nga drejtoritë e Sigurimit të Shtetit dhe regjimi i kishte shpallur armiq e bashkëpunëtor të nazizmit. Edhe pse Marie Kraja sipas tyre kishte qenë thjesht indiferente dhe nuk e kishte simpatizuar Lëvizjen Nacional Çlirimtare e më vonë indiferente ndaj regjimit komunist dhe pa veprimtari armiqësore, sërish ishte një element, që duhej spastruar. Detyra për të hartuar biografitë e hollësishme për një listë të gjatë artistësh, i jepet Sigurimit të Tiranës nga kryetari i Komitetit të Arteve, F.S. Sipas shkresës së 7 korrikut të 1951, me shënimin “Rezervat” që F. S i dërgon Sigurimit, njoftohet se, së afërmi me 17 korrik do të bëhej një mbledhje ku do të raportohej për të gjithë elementët e asaj liste, e cila kryesohej nga Marie Kraja. Në shkresë ai porositi që punonjësit e sigurimit të vijnë të përgatitur. Në listë përveç Marie Krajës rreshtohen emrat: Lek Tasi, Fatbardha Tatzati, Zef Gruda, Tonin Harapi, Haki Bejleri, Tonin Guraziu, Aleko Kareco, Mateo Guralumi, Nik Guralumi, Agron Aliaj, Gëzim Kaceli, Flora Kallajxhi, Vilhelm Konjari, etj… Urdhri i dalë nga Komiteti Qendror i PPSH-së ishte që një pjesë e tyre të pushoheshin sapo të shihej e mundur, një pjesë që ishin të pazëvendësueshëm, të zëvendësoheshin pas 5 ose 7 vjetësh (duke nënkuptuar zbulimin dhe edukimin e një artisti të ri, që mund t’i zëvendësonte) dhe një pjesë e këtyre artistëve më të rinj në moshë, vendosen të mbahen nën survejim e të edukohen për t’u vënë në rrugë të mbarë. Më poshtë do mund që të lexoni arsyet që janë dhënë për pushimin e Marie Krajës, duke vendosur një afat prej 7 vitesh deri në zëvendësimin e saj.

Arsyet për pushimin:

Pjesë nga dokumenti…

Këtu poshtë po ju përshkruajmë elementin që mendojmë të pushohen, elementin që mendojmë të largojmë me zëvendësim dhe elementin që me punë edukative do të bëhen të vlefshëm.
Marie Ndue Kraja: Artiste lirike pushohet për mungesë garancije për këto arsye: gjatë okupacionit, gjithë familja e saj ka bashkëpunuar me armikun e kanë urryer luftën e popullit dhe kanë propaganduar kundra saj. Babai i saj ka qenë bashkëpuntor i nazistëve, vëllai ka qenë spiker në stacionin nazist në Gjermani. Në fund të vitit 1944 familja arratiset.
Qëndrimi i saj gjatë okupacionit ka qenë indiferent, nuk e ka simpatizuar lëvizjen NÇL. Ka punuar në Radio Tirana dhe ka dhënë koncert në Firenze, në Bari. Qëndrimi i sotshëm është indiferent nuk ka veprimtari armiqësore. Punën që i është ngarkuar e ka kryer, ka realizuar planin.

Repertori i pasur

Repertori i saj i këngëve popullore përfshinte traditën mbarëshqiptare të këngës popullore qytetare duke filluar me këngët e qyteteve Pejë, Gjakovë, Shkodër, Korçë, Berat, Elbasan, Tiranë etj. Ndër këngët popullore të kënduara nga Marie Kraja përmendim: “Çila sytë me të pa”, “Dola në penxhere”, “Marshalla bukurisë sate”, etj. I gjithë ky repertor u realizua në qindra koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë, në Kinë, Kore, Gjermani, Itali, Çekosllovaki, Hungari, Bullgari, Bashkimi Sovjetik, etj,

Aktiviteti pedagogjik

Sa i përket aktivitetit pedagogjik, nis që me krijimin e shkollave të para të muzikës në Shqipëri, Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, në vitin 1946 dhe Konservatori Shtetëror i Tiranës në 1962 dhe vazhdoi deri në fund të jetës, pavarësisht nga dalja e saj në pension në vitin 1966. Për meritat e saj si artiste dhe mësuese Maria Kraja u nderua me çmime, medalje dhe tituj të ndryshëm.

E veçanta

Marie Kraja ishte e afërme e Nënë Terezës dhe ishte ajo që organizoi funeralin e nënës e motrës se saj. Për meritat e saj si artiste dhe si mentore, Maria Kraja u nderua me titullin “Artiste e Popullit”, me Urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të parë, si edhe me medaljen “Mjeshtre e Madhe e Punës”.

Ndonëse e angazhuar profesionalisht jashtë vendit, karriera e saj do të lidhej ngushtë me muzikën shqiptare. Rreshtohej në plejadën e parë të këngëtarëve vendas krahas Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Mihal Ciko, Jorgjie Truja etj. U ngjit në skenat e mirënjohura evropiane për operat: “Rusalka”, “Ivan Susain”, “Nusja e shitur”, “La Traviata”, “Jollanda”, “Dasma e Figaros” etj. Aktiviteti i saj pedagogjik nisi me krijimin e shkollave të para të muzikës në Shqipëri, Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë (1946) dhe Konservatorit Shtetëror të Tiranës (1962).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok