22/12/2024

Big Mama: S’kam mardhënie të mira me dashurinë

0

Energjike, e vendosur dhe me look të veçantë, është shfaqur në skenat shqiptare dhe ka bërë për vete të rinjtë shqiptarë. “Big Mama” me pjesëmarrjen e saj me këngën “Kot e kot” në “Top Fest 2005” të transmetuar në Top Chanel, fitoi çmimin si “Best Female”. Gjithashtu në vitin 2004, është fituese në “Nota Fest” e bërë në Shkup. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Sot”, ka rrëfyer për jetën e saj private, për muzikën dhe për mbresat që ka nga Shqipëria.

-Çfarë është muzika për ju?
Bota shpirtërore e imja është muzika. Muzikën e ndjej thellë në shpirt,në çdo pore të trupit tim. Muzika më jep jetë dhe fuqi. Më mirë të them që muzika është jeta ime.
-Vitin e kaluar morrët pjesë në “Top Fest 2005” me këngën “Kot e kot”. E kishit menduar se kënga juaj do të kishte kaq shumë sukses në Shqipëri?
Të them të drejtën nuk e kam menduar, përkundrazi shumica e kolegëve më thonin mos të marr pjesë me këtë lloj zhanri se nuk do të pritem mirë në Shqipëri. Por unë jam paksa kokëfortë dhe inaçore, kam besim tek vetja dhe thashë nëse e bëj publikun për vete patjetër do të pëlqehet kjo këngë. Dhe ashtu ndodhi, jam shumë, shumë e kënaqur nga publiku shqiptar po ashtu edhe nga mikpritja që më bëhet në Shqipëri.
-Gjithashtu keni marrë dhe një çmim që jua dorëzoi në duar Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Si e pritët këtë çmim?
Jam shumë e kënaqur prej çmimit që mora në “Top Fest 2005”, ishte çmimi më i bukur për mua. Po ashtu ishte kënaqësi e madhe që këtë çmim ma dorëzoi personalisht Kryetari i Bashkisë të Tiranës Z. Edi Rama. Ishte një nder i veçantë që ky çmim mu dorëzua nga kryetari më i mirë jo vetëm në Shqipëri, por në botë.
-Keni mardhënie të mira me këngëtaret nga Shqipëria? Kë do të veçoje prej tyre?
Me të gjithë kam mardhënie të mira, të gjithë i respektoj. Për të veçuar ndonjë nuk kam, por më shumë shoqerohem me prezantuesit e spektakleve. -Kush është “Big Mama” në jetën e përditshme? (Qesh). Big Mama në jetën e përdishme jam po e njëjta, si në televizior ashtu edhe në jetën e përditshme, s’kam aspak ndryshim. Jam e shoqërushme, e çmendur, energjike, e sinqertë.
-Përse pikërisht keni zgjedhur këtë emër?
Nuk është rastësi ky emër, “Big mama” ka domethënie për mua. Pak më lart thashë se jam e gjallë, e çmendur, por harrova të theksoj se jam një tip shumë e ndjeshme dhe se kurrë nuk e haroj shoqërin, personat të cilët me duan dhe i dua shumë. Veçoj shokun tim të jetës Lirakun, të cilin po bëhen gati 3 vjet, që nuk kam mundur të koomunikoj me të. Liraku gjithmonë më thërriste “Big Mama” dhe për hir të tij vendosa që të dal me këtë emër. Gjithashtu i kam kushtuar një këngë në albumin tim dhe një videoklip të cilit ia kam pas borxh….
-Mendoni se ky suskes është fat, rastësi apo zotësi?
Nuk di ç’të them. Rastësi nuk mund të them, sepse këtë punë e ëndërroj qëkur kam lindur dhe e kam pasur pasion. Mund t’i them fat sepse mos të kesh fat kot janë të gjitha dhe jam shumë besimtare në Zot dhe gjithë këto të mira, se mi dërgoi i madhi Zot.
-Keni një look të veçantë dhe të pëlqyer në krahasim me këngëtarët e tjerë…
Jam shumë e lumtur që ky stil i imi u pëlqye dhë u pranua nga publiku shqiptar. Të them të drejtën në fillim kisha pak frikë, për faktin se si do të pranohej, por fal Zotit shumë mirë. Stili im shpreh një mesazh që të them të drejtën deri tani askush nuk e ka kuptuar këtë mesazh timin, përveç një gazetari në Durrës ku e kam takuar dhe më tha: “unë tek ti shoh një mesazh” dhe kur ma tha u befasova sepse edhe unë mendoja të njëjtën gjë. Për stilin tim kam shumë artista, të cilët kujdesen për mua, ku në fillim dua të falenderoj Armendin , i cili kujdeset për pamjen time dhe për flokët, kurse për veshjen time kujdeset butiku “Phard” dhe “Arthurs” në Prishtinë dhe në Shkup. Pastaj për raste të veçanta si në festivale apo koncerte kam dy kreatorët e mi të dashur Noshpallin dhe Burimin, të cilët i falenderoj të gjithë nga zemra.
Në skenë dukeni një vajzë që i pëlqen të mbizotërojë në gjithçka…. Sa e vërtetë është kjo?
Është e vërtetë që jam mbizotëruese dhe nuk i frikësohem askujt. Ndoshta për faktin se kam përkrahjen e familjes time dhe gjithmonë më shoqëron dhe nuk më interesojnë aspak thashethemet që mund të bëhen ndaj meje. Aspak.
Në “Top Fest 2005” ju kanë parë gjitmonë nën shoqërinë e një djali…
Ai është vëllai im i cili gjithmonë më shoqëron në çdo festival që marr pjesë apo në aktivitete të ndryshme. Po ashtu kam patur me vete dhe grupin e valltarëve dhe shoqen time të jetës Albanën që drejton emisionin “Kupid”.
Le të flasim pak për jetën tuaj private….Çfarë note do t’i vinit dashurisë nga 1-10?
Jeta private!! Të them të drejtën nuk më ka mbetur gjë private, pasi të gjitha i kam në shesh dhe nuk kam shumë kohë për jetë private. Kohët e fundit jam vetëm në lëvizje. Mund të them se un fle nëpër hotele, aeroplane dhe makina dhe kur kam ditë të lira mundohem t’i kaloj me familjen time për të cilët më merr shumë malli. Sa për dashurinë s’kam mardhënie të mira, ka kohë që kam bërë fjalë me të.(Qesh)..S’kam kohë as të mendoj për dashurinë. Shumë herë shoqet e mia tallen me mua dhe më thonë se s’kam rënë në dashuri siç duhet. Atëherë do ta kem shumë keq nëse është ashtu, ishallah nuk ma çon Zoti kurrë. (Qesh)… Përsa i përket pyetjes se çfarë note do t’i vija dashurisë, nota nga ana ime është zero.
-Kohët e fundit keni dalë në tregun muzikor me një album të ri. Kujt ia dedikoni atë?
Albumi im është xhiruar nga studioja “Aëard Entertiment” me kompozitor Ocko, kurse tekset e këtij albumi janë të Avni Qahilit. Dy nga tekset e këtij albumi i kam bërë vetë. Në këtë album këngët janë gati të gjitha ritmike përveç baladës që ia kam kushtuar shokut tim. Besoj se të gjithë që do ta dëgjojnë këtë album do të gjejnë prehje shpirtërore, i cili për mua është albumi im i parë. Një falenderim të veçantë dua t’i “Top Channel” duke filluar që nga drejtori dhe deri tek kameramanët, të cilëve jua dedikoj gjithë këtë sukses timin që më hapën dyert në Shqipëri.

Sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok