22/12/2024

Beteja e Albulenës, 2 shtator 1457

0
Haxhiu-Beteja-Ujebardhes

Nga Dorian Koçi

Në këtë kontekstin  Europian të përpjekjeve të Papa Kalistit III për organizmin e një Kryqëzate të sukseshme, Skënderbeu dhe Arbëria kishin pasur një interes maksimal për t’i pasur pjesë të rëndësishme të kësaj kryqëzate. Edhe pse Skënderbeu kishte pësuar disfatën e Beratit më 26 korrik 1455 dhe luhatjeve të pushtetit të tij pas tradhëtive të nipërve të vet Gjergj Stres Balshës, që kish dorëzuar kështjellën e Modricës në 1456 dhe Hamzait në 1457, pas fitores mbi ushtrinë e udhëhequr Isak Bej Evrenozi, gjenerali më me përvojë osman përsa u përket betejave me shqiptarët dhe i këshilluar ngushtë nga Hamza Kastrioti, e njohur si Beteja e Albulenës,(lat. Albulae Ascqua) ai përfitoi sërish mbështetjen e vazhdueshme të Papa Kalistit III dhe mbi të gjitha vlerësimet pozitive të shpërndara në të gjithë oborret e Europës përmes korrespondencës të Papës me këto oborre për t’i tërhequr në politikën e tij antiosmane.

Beteja u zhvillua në 2 shtator 1457 në Zhejë, në mes të fshatrave Gjormë dhe Zhejë në afërsi të Mamurrasit. Shifrat janë kontradiktore duke dhënë një ushtri osmane që arrinte deri në 80.000 veta dhe humbjet osmane nga 15.000-30.000 veta. Taktika e Skënderbeut , e tërheqjes në male, hapjes së fjalëve se e kishin braktisur të gjithë dhe më pas sulmi në zhegun e vapës së pasdites kur ushtria osmane po pushonte dhe kuajt i kishte të pashaluar triumfoi mbi strategjinë e Isak Evrenzoit dhe Hamza Katriotit. Në këtë betejë u zu rob dhe Hamza Kastrioti që sipas porosive të ungjit të vet u burgos në Napoli dhe më vonë u la i lirë për tu vendosur në Stamboll.

Pas fitores së Skënderbeut  është interesant fakti i përfshirjes së Kalorësit anglez John of Newport, për të cilin në historigrafinë shqiptare shkruhet se në këto beteja kundër turqve, në verë dhe në vjeshtë të motit 1457, një kalorës anglez Xhon of Njuport (John of Newport) mori pjesë duke komanduar një togë shigjetarësh. Në shoqëri të një ambasadori të Skënderbeut, duke u kthyer nga Napoli, erdhi në Romë për të kërkuar ndihmë për prijsin shqiptar, që ende është në rrezik prej turqve Xhon of Njuport si dëshmitar i epokës së madhe heroike të shqiptarëve, i bëri asaj një vlerësim shumë të lartë duke u shprehur kështu: Invazioni i Evropës është i sigurtë, sepse nuk ka fuqi tjetër që mund t’i bëjë këtë rezistencë, po të bjerë kështjella shqiptare.Kalorësi John of Newport përmendet për herë të parë në historiografinë shqiptare para këtij shënimi të Skënder Luarasit në artikullin e tij të gjatë “Skënderbeu në letërsinë angleze”,  në “Historinë e Shqipërisë’ që vitin 1967, por në të dyja rastet nuk përmendet roli i tij si i dërguar special i Papa Kalistit III në këto territore.] Sipas dokumentacionit të publikuar në arkivat angleze pwr bulat papnore kalorësi John of Newport ishte i dërguari i Papa Kalistit III në Bosnjë, Slavonia dhe Shqipëri dhe oborrtar e këshilltar i Alfonsit të Aragonës nga dioqeza e Winchester i cili ishte dërguar në këto vende me 15 veta të familjes së vet dhe më pas pas një qëndrimi prej disa muajsh në Arbëri ai kryen edhe detyrën si ambasador i Skënderbeut në Perëndim.

Për më tepër në dokument shkruhet se Kalorësi John of Newport është i pajisur me këtë dokument për vetëm tetë vjet dhe u kërkohet të gjithë autoriteteve ti garantojnë një udhëtim të sigurtë.Ai shoqëronte Paolo Kazulo, ambasadorin tjetër të Skënderbeut, të cilët siç del nga një bulë e Kalistit III për Kastriotin më 6 shkurt 1458 se janë personat që kanë çuar këtij të fundit lajmin e fitores së Albulenës.

Ndërmarrja e kryqëzatës antiosmane nga ana e Kalistit III dhe përfshirja e Skënderbeut në të, hodhi bazat e politikës konsekuente të Heroit shqiptar, i cili deri në fund të jetës nuk ndërmorri paqe me Europën dhe mbeti ashtu si e kishte cilësuar Papa Kalisti III në 23 dhjetor 1457, “fortis athleta et verus propugnator fidei Cristianae” – Atlet i fortë dhe mbrojtës i Krishtërimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok