03/10/2024

Besim Ndrecaj burrë i heshtjes së fjalëve por hero i jehonës së zërit të krismave të pushkës

0

Nga Nue Oroshi

Në një fshat malor me emrin Maqitevë në kohën kur shqiptarët terrorizoheshin dhe vriteshin me motivin e kërkimit të armëve në vitin 1956 në familjen Ndreca lind një djalë i shëndoshë. Me besimin në atdheun dhe Zotin dhe me tiparët e nderit dhe burrërisë e pagëzojnë me emrin Besim. Besimi që nga rinia e herëshme filloj të tregonte shkathtësinë edhe zgjuarësinë. Udhëtonte me kilometra për tu pasuruar me dijeni. Ai asnjëherë nuk e pranoj robërinë por si heronjët e shqiptarisë qëndroj heroikisht në shumë situata të ndryshme. Qëndroj heroikisht edhe atëherë kur në shërbimin ushtarak nuk pranon të nënçmohet por e plagos rënd oficerin serb në Split të Kroacisë. Ai nuk e pranoj nënshtrimin edhe atëherë kur i dorëzoj dy policë që e ndjekin këmba-këmbës duke i çarmatosur, edhe atëherë kur nuk i la të koritun dasmorët por e nxori flamurin shqiptarë me forcë nga kthetrat e policisë serbe.

Besimi shpeshherë planët i bënte në odën e atdhetarit dhe ish të burgosurit politik Ali Riza Mema, ku se bashku me djalin e ti Rexhë Mema luftëtarin e lirisë së Kosovës ishin si dy krahë te shqiponjës që nuk dorëzoheshin asnjëherë. Për kontributin atdhetar të familjes së Ali Riza Mema do të bëj një shkrim të veçantë. Besimi ishte fjalë pak. Ai asnjëherë nuk lëshohej në diskutime të panevojshme por punonte natë e ditë për lirinë e shqiptarizmën.

Kur krimineli Dragan Shoshkiq se bashku me policët e tjerë filloj një terror të fortë policor duke maltretuar shqiptarët nga fshatrat e Komunës së Prizrenit dhe Suharekës (Therandës), me një represion të egër policor i erdhi radha që ky kriminel me emrin Dragan Shoshkiq ta testoj vetën edhe tek atdhetari Besim Ndreca. Pasiqë nuk e gjejnë në shtëpi marrin rrugën drejt Shirokës ku punonte si gjeodez Besim Ndreca. E djali i Ndrecajve ishte betuar që nuk e dorzon armën ai me të vërtetë ja jep armën kriminelit Shoshkiq por jo në dorë por në kokë duke e lënë të vrarë aty për aty. Mënjeherë fillon në ndjekje edhe të policve tjerë dhe plagos njërin shumë rënd, arrin ta qanë rrethimin të takohet me familjen por jo edhe të futët në shtëpi, për ta marrë armatimin e rënd. Qëndron heroikisht dhe vret edhe disa policë të tjerë. Heroi Besim Ndreca bie heroikisht mbi Malësi të Re duke luftuar me një aparat të egër të ushtrisë dhe policisë serbo-sllave.

Pushka e Besim Ndrecës dridhi themelët e Serbisë por e ngriti moralin atdhetar dhe heqi frikën tek kombi shqiptarë. Ai ishte një burrë i cili fliste pak por pushka e ti pati jehonë në të gjitha viset shqiptare. Pas dy ditësh më 5 maj 1995 u bë një organizim madhështor për ta varrosur me dinjitet kombëtar heroin Besim Ndreca. Kisha fatin të marr pjesë në këtë varrim madhështor tash e 27 vjet me parë.

Së bashku me një grup miqësh u organizuam dhe shkuam në këtë varrim madhështor. Para se të nisim arkivolin për tek varresat, ishin dy mendime se nga do të vazhdon rrugën funerali me trupin e Besim Ndrecës. Shumica ishim që funerali të kaloj nëpër rrugën kryesore dhe jo nëpër rrugën anësore. Nëpër mes të asfaltit të rrethuar nga forcat e shumta policore dhe ushtarake që përcilleshin edhe me helikopter nga lartë i dhamë lamtumirën e fundit heroit të Shqipërisë Etnike Besim Ndrecajt.

Ky djalë i Ndrecajve të Maqitevës më trimërinë e treguar i hoqi mitin e pathyeshmerisë të policisë dhe ushtrisë serbe dhe i dha zemër shqiptarisë së qendresa shqiptare do të ngadhnjej kundër pushtuesve serb. Besimi ishte një shkëndijë e hershme e lirisë i cili në rrugëtimin e jetës qëndroj gjithmonë i palekundur. Ai në vepër i zbatoj parimet e nderit, besës dhe burrërisë se shqiptari mund të vritet por jo të dorzohet.  Heroi i heshtjës se fjalëve por i krismave të pushkës tregoj se sa herë shqiptarizma është në rrezik dalin djem dhe vajza atdhetare që me shëmbullin e tyre ju japin forcë brezave që të vazhdojnë luftën për lirinë kombëtare. Besimi me besimin në kombin shqiptar mbeti një shkëmb i pashuar i tokave shqiptare. Ai me shembullin e ti heroik tregoj se tradita shqiptare dhe qëndresa që është bërë për mbrojtjen e Shqipërisë Etnike mundet të t’hollohet por asnjëherë nuk mund të shuhet zjarri i lirisë për mbrojtjen e tokës arbërore ku i thuhet bukës-bukë e ujit ujë. Djali i Ndrecajve të Maqitevës, familja e të cilit më pas erdhi në Malësi të Re të Prizrenit, me shembullin heroik i mbeti besnik parimit kombëtar se toka e Dardanisë është pjesë e pandarë e Arbërisë Etnike që sot e quajmë Shqipëria Kastriotike apo Shqipëria Etnike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok