Besëlidhja e Lezhës ishte një çështje jete a vdekjeje për shtetin e Arbërit

Nga Gjon Keka
Nga të gjithë personalitet mbikohore politike dhe kombëtare iliro-arbërore, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) është personaliteti më i lartë dhe më i pastër kombëtar, atdhetar e europian në historinë e kombit tonë. Është e vërtetë që Gjergj Kastrioti ishte mbreti më fisnik dhe burrështetasi më i madh që ka nxjerrë ndonjëherë Arbëria jonë, Gadishulli Ilirik dhe kontinenti europian. Është me të vërtetë e denjë për lëvdata që ai mundi të arrijë kaq shumë me taktikat e tij dhe strategjinë e urtësinë që kishte, por edhe prej një udhëheqësi që e ruajti Arbërinë e tij me të gjitha forcat dhe mundësitë që kishte vetëm e vetëm që të mos binte sërish nën prangat e pushtuesit otoman.
Fitoret e tij më të shkëlqyera ishin mbi barbarët otoman dhe këto fitore u shënuan jo vetëm në kronikat e Gadishullit Ilirik apo sot sikur thuhet në kronikat ballkanike, por edhe në kronikat dhe analet europiane.
Duhet nënvizuar se Gjergj Kastrioti ishte shtylla kryesore e besnike e shtetit të Arbërit dhe popullit arbëror në përgjithësi, Ai i qëndroi besnik për afër 25 vjet dhe nuk u kthye mbrapa asnjëherë, por vetëm korrte fitore dhe ecte përpara duke e ngrit lartë e me lartë flamurin e tij të identitetit iliro-arbëror, të lirisë dhe pavarësisë, flamurin e fitores kundër armikut të tij shumë herë më të madhe ne numër ushtarësh dhe me forca e mjete tjera të shumta perandorake otomane.
Ky burrë i shkëlqyer i Arbërisë ishte nga natyra zemërbutë, e tregon dashuria e tij pothuajse entuziaste për nënën e tij, babain e tij, atdheun e tij, ushtarët e tij, dhe në të njëjtën kohë shquhej për trimërinë dhe lidershipin e tij. Ushtarët otoman kur ai ishte ende peng në oborrin e Sulltanit e quajtën atë Skënderbe (Aleksandër) ndërsa ushtarët e tij dardano- arbëror e quajtën atë Aleksandri i ri (Leka i ri), dhe jo vetëm sepse, si Aleksandri(Leka), ai kishte kryer vepra të mëdha në luftë dhe me urtësi e forcoi shtetin e Arbërit dhe e bëri emrin e atdheut të tij të famshëm kudo në Botë dhe Europën e asaj kohe.
Gjergj Kastrioti të kujton vërtet Iliro-Arbërorin e madh, jo vetëm për luftën e tij, e cila ishte njëherazi dinake dhe e guximshme, por edhe për talentin e tij të rrallë dhe të gjithanshëm. Ai ishte një njohës i shkëlqyer i organizimit të luftës dhe i artit ushtarak, si dhe një strateg i aftë në bashkimin e princave arbërorë në Kuvendin e Lezhës.
Aftësia e tij për të tërhequr kombet europiane të asaj kohe në interesin e Arbërisë dhe për t’i vënë ata në shërbim të qëllimeve të tij, maturia e tij si në fatin e mirë ashtu edhe në fatkeqësi, si dhe shkathtësia e tij për të shfrytëzuar e përfituar nga pasojat e betejave e bënin atë një udhëheqës të jashtëzakonshëm.
Jo rastësisht, Arbëria korrte fitore dhe mbeti e vetmja që i shkatërroi pothuajse tërësisht ushtritë e shumta osmane që dërgonin sulltanët në trojet iliro-arbërore. Kjo, sepse Arbëria tashmë kishte një armë të shkëlqyer: Gjergj Kastriotin, i cili u tregua gjithmonë një gjeneral i mençur, një strateg i madh dhe një udhëheqës i pamposhtur.
Gjergj Kastrioti ishte i pamposhtur me të vërtetë, por jo vetëm në një kuptim shumë të kufizuar deri në vdekjen e tij, por edhe pas vdekjes, pra për një kohë të gjatë dhe kështu mbeti gjithmonë si emër që nuk vdes kurrë dhe mbetet i pamoshtur historikisht.
Nga kjo mund të thuhet se Gjergj Kastrioti si një burrë shteti që jo vetëm diti të japë dhe të trajtojë ligje, të mbledh e bashkoi në Kuvendin e Lezhës arbërorët e tij, por edhe guximin për të pohuar veten me shpatën e tij, krahun e tij, artin e tij luftarak që e njihte fortë mirë, me fjalë të tjera ai ishte një fenomen i rrallë, por edhe më sublim në historinë jo vetëm të kombit tonë, por edhe atë europiane dhe botërore.
Gjergj Kastrioti ishte i lavdishëm që jo vetëm ka qytetëruar dardano-arbërorët e tij, shtetin e tij Arbëror, por ai e ka qytetëruar në atë kohë edhe Europën dhe mbi të gjitha e ka mbrojtë qytetërimin e përbashkët europian.
Arbëria, respektivisht shtetit i Arbërit të asaj kohe kurrë nuk ka patur një njeri aq të aftë, të zgjuar dhe me përvojë si burrë shteti dhe si gjeneral, saqë me të drejtë Gjergj Kastrioti mund të quhet burrë shteti mbi kalë i cili e udhëhoqi Arbërinë në beteja të luftës politike, diplomatike dhe ushtarake. Prandaj ai jo vetëm kur ishte gjallë në tokë admirohej nga e gjithë Europa dhe Bota; por edhe sot ai është i lavdëruar dhe respektuar në shumë vende të kontinentit Europian me statuja të vendosur në nderim të tij dhe veprës së tij në mbrojtje të civilizimit europian. E mbi të gjitha ai ende edhe sot është i lavdëruar dhe në zemra të shumë dardano-arbërorëve të tij besnik. Nga të gjitha veprat e tij të mëdha që bëri, vepra më e përzemërt dhe më e rëndësishmja ishte Bashkimi i dardano-arbërorëve në Kuvendin e Lezhës.
Për të parandaluar të keqijat që mund t’i vinin Arbërisë dhe shtetit të tij nga pushtuesi otoman, ai nxori idenë e madhe kombëtare të tij se populli duhet të tregohet i bashkuar në një Beslidhje popullore me shpirt e duar të bashkuar, forca të bashkuara për t’i bërë ballë armikut që mbante gojën hapur për të gllabëruar Arbërinë.
Kështu ai ftoi princat e të gjithë trojeve iliro-arbërore dhe i pyeti ata se a duan të bëjnë një Beslidhje dhe ata të gjithë pasi pranuan ftesat u mblodhën në Kishën katedrale të Shën Nikollës në Lezhë më 1 mars në mbrëmje të vitit 1444, ndërsa më 2 mars 1444 kuvendi mor vendimet e tij jetike për Arbërinë dhe të ardhmen e saj. Kuvendi i Lezhës ishte bashkimi i parë dhe më i rëndësishëm atdhetar, politik, ushtarak që ka njohur historia e kombit tonë dardano-arbërore. Në atë kuvend të mledhur të gjithë dhe me një zë i dhanë Besën njëri tjetrit dhe me vulën e udhëheqësit të tyre Gjergj Kastriotit se do të luftonin deri në fund kundër pushtuesit otoman.
Fjalët e besnikërisë ishin unanime si këto:
”Ne duam që udhëheqësi ynë të jetë Gjergj Kastrioti dhe duam ta bëjmë këtë Besëlidhje me shpirt, që na mban të lidhur zemrat fort përjetë.”, Dhe me duar e me një gojë apo fjalë, ata vendosën për fatin e Arbërisë dhe të mirën e saj, vetëm duke qëndruar të bashkuar dhe nën udhëheqjen e komandantit dhe burrështetasit të madh arbëror.
Beslidhja e Lezhës ishte një çështje jete a vdekjeje për shtetin e Arbërit, dhe kjo u pa vetëm pas vdekjes së Gjergj Kastriotit ku kjo Lidhje u shpërbë dhe pushteti i brendshëm fisnor ndër-arbëror ishte paralizuar dhe pas pushtimit të plotë të Arbërisë kjo Beslidhje nuk ekzistonte më. Në fakt Belidhja e Lezhës e ideuar nga kryezoti arbëror Gjergj Kastrioti ishte një rreze dielli, sigurie e lumturie për të gjithë Arbërinë, sepse ishte Bashkim i natyrshëm sikur që u tha aty se këtu po mblidhen vllezërit dardano-arbëror nga të gjitha trojet, prandaj edhe u këndua në Kishën e Shën Nikollës kënga e gëzimit me zë të lartë; uniteti arbëror ishte vendosur me vulën e Gjergj Kastriotit dhe të Besës së njëri tjetërit. Në mbledhjen e Kuvendit të Lezhës morën pjesë nga të gjitha pjesët e trojeve Iliro-Arbërore, pastaj edhe përfaqësues diplomatik europian. Vendimet që mori Kuvendi i Lezhës ishin këto:
U zgjodh kryetar i saj, pra si kryekomandant i Ushtrisë së Lidhjes arbërore – Gjergj Kastrioti (Skënderbeu). Të gjithë princat u zotuan ta përkrahin me para, me ushqime dhe me ushtri, secili sipas fuqisë dhe mundësive që kishte në luftën kundër pushtuesit otoman. Krerët princëror më të vegjël dhe që nuk kishin mundësi të jipnin dot para, u ngarkuan të japin më tepër ushtarë.
Të ardhurat vjetore të Gjergj Kastriotit „ishin 200.000 dukatë të arta dhe pagesat e princërvet të Lidhjes, nga të ardhurat e principatës së tij” dhe nga minat e kripores së vendit.
Ushtria e Lidhjes së Lezhës ishte afër 18.000, gjysma kalorësi dhe gjysma këmbësori. Nga ky numër, tri të katërtat ishin nga principata atërore e Gjergj Kastriotit. Pasi i përfundojë punimet Kuvendi i Lezhës „u bënë lutje për mbarëvajtjen e Lidhjes dhe Gjergj Kastrioti i përcjellur prej të nipërve dhe Pal Dukagjinit”, u kthye në kryeqytetin e tij Krujën.
Nga e gjithë kjo shihet se idea e Gjergj Kastriotit për Bashkimin e arbërorëve ishte e vetmja mënyrë për t’iu kundërvu pushtuesit otoman dhe rezultati u pa që në fillimet të saj.Fitoret e njëpasnjëshme treguan frytet e këtij bashkimi edhe përkundër lëkundjeve të herëpashershme, prapë Anijën e Arbërisë në të gjitha stuhitë e jetës së saj e udhëhiqte një Timonier me përvojë të madhe sikur ishte Gjergj Kastrioti.
Prandaj është e udhës që këtu të ndaj një pjesë nga fjalimi tij i pavdekshëm në Kuvendin e Lezhës sikur thoshte: ”Forcat e Arbërisë janë si përrenj të vegjël që rrjedhin në drejtime të ndryshme. Kur bashkohen në një shtrat, formojnë një Lumë të madh e të fuqishëm.”
Me pak fjalë aty ku edhe vulosi Bashkimin e arbërorëve të tij, pra në Lezhë, aty edhe i dha fund jetës së tij të lavdishme dhe dinjitoze në Lezhë më 17 janar 1468 dhe u varros në Kishën katedrale të shën Nikollës që e kishte renovuar vetë. Prandaj vdekja e tij në Lezhë aty ku i bashkoi të gjithë dardano-arbërorët e tij na kujtonë atë fjalën e njohur biblike (Mat.24:28) se: “ku ka kërma, aty do të mblidhen shqiponjat.”