21/12/2024

Basha, është garanci për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian

0
u6_Aleks-Kapllaj

Nga Aleks Kapllaj

“Do të abrogojmë ligjin e Ramës për pronat dhe do të ngremë një kuadër të ri ligjor që garanton rikthimin aty ku është e mundur, kompensimin fizik dhe financiar me çmimin e tregut” – deklaroi Basha, gjatë fjalës së tij duke kërkuar edhe falje për fajet e te tjerëve, që janë bërë në të kaluarën edhe nga qeveritë demokratike.

Angazhimi dhe impenjimi programues për t’u kthyer – aty ku është mundësia – e pronës së pronarëve të vërtetë ose kompensimi i tyre, është obligim ligjor e moral i Partisë Demokratike për të garantuar një paqe shoqërore e demokratike, që bazohet mbi të drejtën e pronës private, kusht themelor i ndërtimit të një ekonomie stabël të merkatës së lirë, një ndër parimet kryesore për garantimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

“Parimet themelore të ndërtimit të shoqërisë shqiptare, që aspiron për të hyrë në Europë janë familja, prona dhe liria dhe të drejtat e tyre” – deklaroi disa herë kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha, në takimin me shoqatat e ish pronarëve të Shqipërisë.

Me programin që ka paraqitur Lulzim Basha me aleatët e tij, përpara shqiptarëve për qeverisjen e vendit mbas 25 prillit, ai ka synim t’i kthejë Shqipërisë shpresën, atë që i mori dhe e humbi Rama dhe grupi i tij i interesit në tetë vitet e fundit.

Programi për arsimin, rininë, shëndetësinë, biznesin, rritjen graduale të pensioneve për t’u dhënë dinjitetin e mohuar nga pensionet e tyre nën nivelin jetik, uljen e taksave për bizneset dhe qytetarët, reformën në sistemin e energjisë elektrike dhe zhvillimit të infrastrukturës rrugore e teknologjike, rishikimin e koncesioneve që bëri Rama pas 2013, programi për rikthimin ose kompensimin e pronarëve, integrimin e të persekutuarve politik të regjimit komunist në kandidatët e PD-së dhe krijimi i fondit për gjetjen e të zhdukurve të viktimave të diktaturës dhe kompensimin e tyre, rishikimin e ligjeve të aprovuara nga parlamenti monist, krijimin e kushteve ligjore për investitorët e huaj krahas luftës së korrupsionit me ngritjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit etj, e ngarkojnë Bashën me një përgjegjësi afatgjate, që së bashku  me mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, aleatët kryesor të tij, pa lënë prapa asnjë shqiptar, pa dallim bindje politike, vendi i ynë do ecë përpara me prosperitet dhe integritet.

Mbështetja e pakushtëzuar e shumices së shqiptarëve, vjen pas shumë dështimeve dhe dëmeve që i ka bërë Rama Shqipërisë, dhe për këtë arsye Basha është e vetmja alternativë e kohës për rikthimin e institucioneve pluraliste demokratike dhe të shtetit të drejtës në vendin tonë.

Ndarja dhe përçarja e shqiptarëve nga Rama duhet të marrë fund!

Basha ka obligimin dhe detyrën morale të punojë në çdo sekond dhe nëpërmjet ligjeve dhe iniciativave të qeverisë së tij, të bashkojë të gjitha energjitë pozitive të të gjithë shqiptarëve për të mirën e tyre.

Ka ikur koha e urrejtjes dhe “shuplakave”, duhet të kthehet koha e vëllazërisë dhe e përkatësisë së vlerave dhe të mirës së përbashkët për Shqipërinë, duke promovuar meritat e secilit dhe në respekt edhe të kundërshtarit politik ose të atyre që nuk ju votojnë.

Shqipëria nuk mund të pranojë të ketë në institucionet qëndrore ekzekutive e ligjore, individë që ishin prokurorë dhe gjykatës në kohën e diktaturës ose kanë firmosur për vrasjen e shqiptarëve të pafajshëm dhe të vazhdojnë të jenë krenarë për këta kriminelë,  siç deklaroi Rama para disa kohësh, e përsëri këta individë të regjimit të vjetër vazhdojnë të dëmtojnë vendin me korrupsionin në bashkëpunim me krimin e organizuar të kultivimit të lëndëve narkotike dhe për këtë është i domosdoshëm “ligji për pastërtinë e figurës”, që prezantoi Basha para disa ditësh.

Basha, ka misionin historik të realizimit të ëndrrës shqiptare për të hyrë në Bashkimin Europian, duke eliminuar të gjitha ato pengesa dhe kushte, që u shtuan me qeverinë  Rama – nga tre që ishin tetë vite më parë, në 15 që janë sot – objektiv që fillon me largimin e tij, shkaktarit kryesor të gjitha pengesave, duke filluar një epokë të re zhvillimi dhe prosperiteti për Shqipërinë europiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok