06/10/2024

Barbaritë e pushtuesve në këto troje nuk pushuan ma shumë së një shekull…

0

Nga Hasan Hasanramaj

Kosova gjatë  sundimit turk dhe atij sllavo -komunist ishte treva më e nxehtë e barbarive dhe të dikatatur0ës më të ashper dhe më të përgjakshme mbi popullin e pafajshëm dhe të pambrojtur shqiptar. Njeri prej lokaliteteve që përjetoi këto kohëra të rënda, jane fshatrat Strellc i Eperm dhe i Poshtem komunen e Deçanit, të cilat që nga viti 1909  e deri në luftën e fundit, përjetuan vrasje, masakrime, djegie për së gjalli, në mesin e tyre edhe fëmijë, varrosje në varreza masive dhe shumë barbari, të cilat qytetaret e këtyre dy lokaliteteve dhe te  dhe vogël, dhe te medha te rreziatencave të madhe, nuk do t’i harrojme kurrë. Njeri prej atyre që i përjetoi këto kohë të rënda për shqiptaret e kësaj ane ështe nacionalisti  I ndjeri Ahmet Jusaj i lindur në fshatin Strellc të Poshtëm të komunës së Deçanit, luftëtar  i cili kurr nuk u pajtue me regjimin komunist. .

Strellcnjanet, që nga viti 1909 për shkak të përkrahjës dhe qëndrimit të luftëtarëve të Levizjes Kombëtare shqiptare, Isa Boletinit, Bajram Currit me luftëtaret e tyre të rrezistences shqiptare Strellcnjanne pësuan ndeshkime të rënda nga Xhonoturqit. Sidomos duhet përmendur ekspeditat e Xhavit Pashës, i cili me hekur dhe zjarr u perpoq t’i shuaj përpjekjet e popullit shqiptar për pavarësi. Një pjesë e këtij ndëshkimi nga ky gjakpires turk, e pësoi rendë edhe fshatrar Strellc i Eperm dhe i Poshtem  në komunen e Deçanit. Në këtë kohë në këto  dy fshatra  u dogjen katër kulla dhe shumë shtëpi banimi me pretekst, së ishin jataqe të Isa Boletinit, Bajram Currit dhe luftëtarëve të tjerë të Levizjes së madhe shqiptare. Në  këtë dhe shumë lokalitete të tjera të Rrafshit të Dukagjinit në këto kohra të rënda u ndeshkuan shumë familje dhe aktivist të Levizjes Kombëtare shqiptare, por për fat të mirë  kurr nuk u gjunjezuan para armiqeve shekullor dhe klysheve të tyre.

Në momentet me të vështira  nuk mungoi rrezistenca e burrave trima

Kalveri i vujtjeve të strellcnjaneve vazhdoi edhe gjatë viteve l912/ 13 nga ekspeditat e Savë Batarës , i cili në këto anë  bëri presion të pa pare mbi shqiptarët që të ndërrojnë fenë, kombësin dhe të bëhën ortodoks. Këto aksione dhe barbari të flliqta i zbatoi me shkop dhe shpatë. Savë Batarja me kriminelet e vet në shumë lokalitetet të Rrafshit të Dukagjinit dhe në Strellc të Poshtëm pushkatoi dhe masakroi me qindra shqiptarë, të cilet nuk pranoni në asnjë mënyrë të ndërronin fenë dhe kombësinë  e vet të shenjtë, të cilen e rujten me perkushtimin më të madh.

Zeniti i tragjedive dhe masakrave të banorëve të fshatit Strellc të Poshtëm u bënë në muajin dhjetor të vitit 1915, kuptohet pas kapitullimit të Serbisë nga ana e Austro-Hungarisë. Në këtë kohë forcat serbo-çetnike duke u terhjekur nëpër fshatin Strellc të Poshtëm të komunës së Deçanit, bënë masakrime me çnjerëzore mbi popullin e pafajshëm dhe duarthatë të këtij mjedisi duke maltretua rendë fizikisht e psiçikisht, duke vrarë, masakruar e djegur shumë shtëpi dhe banorë, pa u kursye as fëmijët, pleqetë dhe grat e pafajshme shqiptare?!

Gjatë terhjekjës në vitin 1915, kriminelet serbo-malazez, i

zunë njezet të rinj të  fshatit Strellc të Poshtem , të cilet i

vranë dhe masakruan me metoda më barbare në lagjen e

Tahirajve në fshatin fqinj Strellc të Epërm, ku të gjithë u

varrosen në një varrezë masive.Vetëm në familjen e Feriz

Haxhisë u vranë, u masakruan dhe o dogjen për së

gjalli njezet e pesë anëtar në mesin e tyre shtatë fëmijë të

moshës tri deri në gjashtëmbedhjetë vjeçare. Në familjen e

Halil Qelajve barbaret serbo-malazez vranë dhe

masakruan tetë anëtar të familjës, kurse në atë të Fazli

Metës dymbëdhjetë anëtar.

Të gjithë këta të vrarë dhe të masakruar u varrosen në tri varreza masive në oborrin e shtëpisë të Bardhosh  Dervishit . Gjatë këtyre diteve të vështira,  sikur mos të ishte rrezistenca e armatosur e burrave trima  të familjeve Dautajve, Kamishajve, Hylajve, Lufaj, Hasanajve, masakra mbi popullaten e pafajshme në Strellc të Poshtëm, do të ishte shumë me të madhe. Gjatë kësaj rrezistence burrerore të  strellcnjaneve nëpër rruget dhe rrugicat e këyre lokaliteti u vranë dhe u plagosen shumë kriminel serbo-malazez.

Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore nga xhandarmëria

serbo-çetnike në Strellc  të Poshtëm vriten dhe masakrohen

Nimon Sali Jusaj, Xhemë Kamishaj, Tafë Mustafa dhe

shumë familje të këtij lokaliteti.

Në muajin qeshor të viti 1915 ushtria serbo-

malazeze Ahemtit ia pushkatuan babanë,

kurse po në këtë vit vëllaun Avdylin, i cil duke u kthye nga

Peja të vendi i qujtur Qurshijat  e fshatit Raushiq e zunë me

katër bashkëvendas, të cilet për pesë fishek që ua

gjeten në xhepa  të gjithë i pushkatuan barbarisht.

Nderkaq ,vëllaun e dytë Nimonin, i cili dezertoi nga armata

jugosllave në vitin 1941 bashkë me trembëdhjet shokë, në

malet e fshatit  Ratish të komunës së Deçanit  ranë në pritë,

ku të gjithë u  pushkatuan, kurse në Këtë masaker nga

bresheri i plumbave të armeve automatike i shpetoi vdekjës

së sigurt  të cilit familja e Ahmet Jusaj e ndihmoi dhe e

shpetoi Nga vdekja e siguer. Pas të gjitha këtyre barbarive

mbi familjen jusaj dhe popullin Shqiptarë nacionalisti i

madh Ahmet Jusaj ia vënë vehtës për detyrë që të luftoi

kunder Ekupuesve të popullit dhe atëdheut të vetë, e

veçanarisht kunder serbo-malazez…

Plaku Avdyl Beqiri na këshilloi që të mos e kalonim lumin Drinin e Zi …

Për t’u informua më mire për rrezistencen  e organizatës së Ballit Kombëtar në komunen e Deçani , aktivitetin dhe vështersit  dhe traumat që i pati Ahmet Jusaj, luftëtar i gjall i Shqipërisë etnike me shokë që asnjeri prej tyre sot  nuk është gjall. E vizituam këtë legjendë të gjallë në fshatin Strellc të Poshtëm të komunës së Deçanit  në një bisedë të gjatë dhe mjaftë interesante me Ahmetin mësuam së gjatë vitit 1938 si çdo kund në Kosovë edhe në Rrafshin e Dukagjinit pushtuesi serbë filloi mobilizimin dhe regrutimin e të rinjeve shqiptar, ku të gjitheve na derguan dhe vendosen në kazermen ushtarake në Gjakovë. Në këtë kohë Italia fashiste me në krye me Benito Musolinin e sulmuan dhe pushtuan Shqiperin, mbi të cilën edhe mbreteria SKS kishte pretendime. Pas kësaj mbreteria SKS muar qendrim që të hynë në luftë kunder forcave fashiste në Shqipëri,por në këto momente të vështira eproret ushtarak serbo-jugosllav në kazermen ushtarake në Gjakovë Ahmet Jusaj, si toger të klasit të pare te  njezet e shtatë ushtar shqiptar – si njohes të mire i regjioni i dhanë për detyrë që të bejnë sigurimin e terenit për depertimin e forcave ushtarake jugosllave për në Shqipëri.

Nuka kaloi shumë kohë dhe në radhet e armatës serbo- jugosllave filluan të mos përfillen planet e luftës në një anë, e kjo ndikoi në furnizimi i dobë të ushtrisë jugosllave më armatim, municion, ushqim dhe të tjera. Duke e pare këtë situate të vështirë ushtaret nga Kosova dhe boshnjaket nga Rozhaja e rethina të lodhur, të raskapitura, të uritura filluan të dezertojnë nga radhet e ushtrisë serbe.

Ne, të ikurit ushtar shqiptar me të arrijtur në fshatin Golaj në Shqipëri trokitem në dyert e familjes së plakut Avdyl Beqirit, i cili na shtini mbrenda  na ofroj një pritje të madhe shqiptare. Në bisedën të  cilen e zhvilluam më këtë plak të mirënjohur të kësaj ane në mes tjerash na tha:” Nga ju djelmosha kosovar kërkoi që kur të largoheni nga shtëpia e ime  dhe fshati ju kisha preferua që kur t’i ofroheni bregut të Lumit Drinit të Zi ndaluni dhe mos e kaloni atë, sepse kurr nuk do të arrini të ktheheni në trojet e juja stërgjyshore. Ne qytetaret e këtij regjioni edhe sot e kësaj dite mirë na kujtohet viti 1915 , kur në këtë anë  ushtria e egër serbe mbi popullaten e pafajshme shqiptare të kësaj ane beri masakra të papara, të cilat nuk do t’i harrohen kurr…”

Pas kësaj bisedë nacionalist Ahmet Jusaj vendosi të kthehem në Kosovë, ku në fshatin Gola ne Shqiperij e takoi Rrustem Domnikun nga Peja me të cilin gjatë rrugëtimit në fshati Zogaj në Shqipëri u takuam edhe me dhjetë ushtar boshnjak nga regjioni i Rozhajës, të cilet kishin dezertuar nga ushtria serbo-çetnike. Këtyre ushtareve të uritur u dhamë bukë dhe i ndihmuam që bashkarisht të kthehem në Rozhajë dhe Kosovë pasi ata nuk e dijshin rrugën.

Në fund të vitit 1942 Ahmet Jusaj udhtoi për Tiranë, ku qendroi dy javë ditë. Për punen e madhe dhe të suksesshme që bëri atje nga xhandarmeri e Tiranës iu dha grada kapiten i klasit të pare. Nuka vonoi shumë dhe me ndihmen e Kolë Bibaj, Minister i Puneve të Bredshme të Shqipërisë dhe të komandantin e xhandarmerisë të qytetit të Tiranës, Ahmet Jusaj dergohet me detyrë speciale nga ana e pushtetit shqiptarë në Prishtinë si pjesëtar i xhandarmerisë shqiptare, ku qendroi një vit. Pas kësaj u dergua si komandant i stacionit të xhandarmerisë në fshatin Hogosh të Gjilanit, ku sherbeu gjashtë muaj dhe perseri kthehet në Prishtinë, e më vonë në Pejë. Me ardhjene në Pejë  Ahmeti u kthy në stacionin e xhandarmerisë në-  ku nuk  e gjeti askend, të gjithë kishin ikur?! . Këtu pa menduar shumë i mora tërë fasiklat dokumentacionin dhe i  dogja me kusht  për t’i humbur gjurmë armikut dhe me Xanë Avdylin u  kthyem  në fshatë Strellc të Poshtëm. Pas kësaj  nuk kaloi shumë dhe në muajin nëntor të vitit 1944 pjesa më e madhe e regjionit të Rrafshit të Dukagjinit u pushtua nga forcat çetniko-komuniste, të cilat pesë dekada me radhë në mënyrën më barbare e goditen rendë shpirtin e ndërgjegjejës të  këtij  populli të pafajshem dhe të pambrojtur…

Ishim të vendosur të rrezistojmë kunder pushtuesit sllavo-komunist …

Duke pare dhe pritur ditë me të zeza nga thundra e pushtuesve gjakpires shekullor- na tha në vazhdim të bisedës tonë nacioinalistië Ahmet Jusaj-  ne bijtë e këtij populli të udhehequr nga idealetr kombëtare nga regjioni i Rrafshit të Dukagjinit dhe më large vendosem që t’u kundervihem pushtuesit sllavo-komunist, të cilet me zemer dhe shpirt ishin të përkrahur dhe të ndihmuar nga tradhtari Ever Hoxha dhe klika e tij, e cila për interesat e veta vetanake në Kosovë e hapi rrugën e perçarjës së madhe dhe të luftës civile . Edhe në këtë kohë në një mënyrë apo tjeter  ne të gjithë u mashtrum nga demagogjija komuniste, se edhe shqiptaret  shumë shpejt,  si të gjithë popujt tjerë në jugosllavi një ditë do tu mohohen  të gjitha të drejtat e tyre të vetëvendosjës dhe bashkëpunimit, kuptohet  pas çlirimit nga ekupatori fashist. Por të gjitha këto dulen gënjeshtra…

Nacionalisti i mirënjohur Ahmet Jusaj sherbente edhe në radhët e forcave kombëtare të Pejës, të cilat me zemer dhe shpirt luftonin për çlirimin dhe bashkimin e kombit shqiptarë. Ahmeti ishte shumë i afërt me Kolë Biben. Gjatë kohës së sundimit të ushtrisë të Benito Musolinit në Shqipëri dhe Kosovë Ahmet Jusaj ishte komandant i Rinisë Shqiptare të Ballit Kombëtar.

Në nëntor të të vitit 1944, kur Kosova  u pushtuan nga forcat çetniko- komuniste për t’i shpetuar me të keqes një grup nacionalistesh në fillim prej tetë vetash me në krye me intelektualin Selmon Shaban Hasanramaj  i rroken armet dhe dulen në mal. Selmonit pa vonua shumë iu bashkangjiten edhe Lush Sadria,Sadri Xhema,Shaban Sadiku, Ali Sadria, Ahmet Jusaj nga Strellci, Lush Fetahu nga fshati Prilep, Ali Dushi nga Luzhani, Ali Jakupi nga fshati Skivjan, Talë Babani nga Lluka e Epërm,Selim Cana nga Peja e të tjerë. Ky grup i cili u rritë në tetëmbedhjetë veta me në krye me Selmon Shaban Hasanramaj duke mos u pajtuar me tradhtin e rezhimit sllavo-komunisto-çetnik u vendosen të dalin në Bjeshket e Strellcit dhe u stacionuan të vendi i qujtur Kroni i Zejnisë për të rrezistua roberinë sllavo-komuniste.

Në kuader të këtij grupi mire të organizuar bënin pjesë edhe luftëtarët e rrezistences nga Peja si Adem Zhabari, Selim Cana, Hajrullah Praçka, Demë Macula, Metë Magarica, Ali Dushi e shumë të tjerë. Intelektuali i rrezistences shqiptare Selmon Shaban Hasanramaj bashkë me Demë Ali Pozharin, Mehmet Agën e Rashkocit, Ramë Binakun e Dashinovcit Adem Shabanin e Metehut të Plavës, Bikë Boshnjakun e shumë të tjerë në mënyrë të organizuar bënë përpjekje dhe hartonin plane dhe strategji- na tha në vazhdim të bisedës  mixha Ahmet se si të bashkohem me grupet tjera të rrezistences së madhe shqiptare, të cilat vepronin në Rrafshin e Dukagjnit, Kosovës, si edhe pjestarët e Plavës, Gucisë, Rozhajës, Rugoves të cilët ishin pjestar të këtij grupi nacionalis që me zemer e me shpirt luftonin për çlirimin dhe bashkimin e kombit shqiptarë. Gjithashtu shumë u punua për bashkim e forcave të Ballit Kombëtar në regjionit e Rugovës së Pejës, Istogut, Radacit dhe të Drenicës dhe të viseve të tjera të Kosovës.

Këto grupe të rrezistences së madhe shqiptare nga regjionet e ndryshme të Kosovës vazhdimisht, mbanin lidhje të vazhdushme me Muharrem Lumën, Ramë Mujën e Malsisë dhe pesonalitetet tjera të larta të organizatës së Ballit Kombëtar në Shqipëri dhe Kosovë..

Kjo iniciativë  mjaftë e mençur e priseve të grupeve dhe organizatave të Ballit Kombëtar për bashkim dhe bashkëpunim në mes veti nuk arrijti të sendertohet në jetë dhe veper  për shkak të ndjekjeve hap pas hapi nga brigadat partizane dhe të   forcave policore serbo-çetnike dhe klysheve të tyre “shqiptar”, të cilët për kah numri nuk ishin pakë. Edhe përkunder përpjekjeve të medha që bëri OZN-a dhe forcat tjera të armikut nuk munden t’u binë në gjurmë jataqeve të organizatave mire të organizuara të  grupeve të Ballit Kombëtar.

Këto grupe të Ballit Kombëtar që vepronin në Bjeshkët e Nemuna dhe Rrafshin e Dukagjinit e më large rregullisht edhe përkunder ndjekjeve hap pas hapi nga forcat e armikut dhe klyshet e tyre “shqiptar” me besnikerin më të madhe mbanin lidhjet direkte me Komitetin Demokratik në Shkup, Sanxhak e vende të tjera me një qëllim që të rrezistojnë me sukses kunder brigadave partizane dhe sateliteve të tyre…

Grupi i rrezistencës, të cilet ishin të vendosur në Bjeshket e Strellcit të vendi i qujtur Kroni i Zejnisë qendruan aty tetë muaj ditë. Ne vitin  1944 – pikerisht ditën e shengjergjit grupi i nacionaklisteve të mirënjohur në Bjeshkët e Strellcit  u rethuan nga forcat e medha të ushtricë dhe xhandarmerisë serbo-çetnike, mirëpo perparsia e tyre ishte e njohja  e çdo pllembë në terenni, ku operonin me muaj të tanë. Me këtë rast në mes forcave tona mire të armatosura dhe atyre të armiku u zhvillua një betejë të hapur, ku pas një kohe të shkurter arrijten të shperthejm rrethimin e çelikt dhe i shpetuam më të keqes- na tha në vazhdim Ahmet Jusaj. Pasi nga forcat e armikut u zbuluan jataqet tona të Kroni i Zejnisë  u detyrum të terhiqem nga Bjeshket e Strellcit  për të gjetur strehim të ri dhe më të sigurt.

Pasi i shpetua kurthes, të cilen na kurdisen forcat e armikut, nacionalistet Ahmet Jusaj, Zenel Bobi, Sadri Xhema, Demë Haliti, Sali Cana dhe Hajrullah Proska  të Guri i Nuses, i cili gjindet në afërsi Majës më të lartë  të Bjeshkeve të Strellcit, u takuan me nacionalistet tjerë Demë Ali Pozharin, Mehmet Agën e Rashkocit, Ramë Binakun, Musë Martinin dhe shumë të tjerë. Aty qendruan një kohë të shkurter dhe pa vonua shumë murem rrugën në drejtim të Bjershkëve të Belegut, ku Demë Ali Pozhari ishte marrë vesh të takohet me Adem Shabanin e fshatit Meteh të Plavës.

Kush e përgatiti kurthen për  pesëdhjetë anëtar të organizatës te  Ballit Kombëtar në Bjeshkë e Belegut?

Pas takimit që bëmë në Bjeshkët  e Belegut murem qendimi që të vendosem në stanet e këtj mjedisi- na rrëfeu mixha Ahmet. Pjesëmarrësit e këtyre ngjarjeve muren qendrim që t’i sugurojnë armatim, municoi dhe kushte tjera solide për banim  rrezistencë të befasishme  forcat e anmiku. Mirëpo, dikush nga shpirtat e shitur të “shqiptarëve” na

Shpionoj në stacionin e xhandarmerisë në Deçan, së Demë Ali Pozhari  dhe Selmon Hasanramaj  me katerqind burra të rrezistences së madhe shqiptare  kishin pushtuar Bjeshkët e Isniqit. Pa vonua shumë forca e  medha ushtarake dhe policore nga Peja, Gjakova dhe Deçani u nisen në drejtim të Bjeshkeve të Nemuna, me një qëllim për t’i ndjekur dhe çfarosur  anëtare e Ballit Kombëtar me në krye me Demë Ali Pozharin, Selmon Shaban Hasanramaj dhe Adem Shabanin e Plavës. Sa qel e mshel syt na rrëfeu mixha Ahmet nga Bjeshket e Belegut kemi vrejtur me turbi së  Bjeshkët e Isniqit ishin mbushur me forca të medhe  “shqiptarë”. Në këto momente të vështira me tetë krerë ushtarake dhe policore të armikut dhe shpirterave të shitu dele të falura nga barinjt që ishin në Bjeshkë e Belegut kemi fullua të terhiqem në drejtim të Bjeshkëve të fshatit Prelep. Prej atyhit kemi ra në Kozhnjer dhe jemi koncetrua në stanet e Balajve të fshatit Isniq ku, e kemi pre dhe pjekur një dele. Nga bjeshket e Isniqit  të gjithë u terhoqem të Guri i Nuses ,ku kemi hasur në gjurmë të shumtë të njerëzve dhe nga friga së mos pohasim në ndonjë kurthë të armikut jemi ndalur, kurse Ahmet Jusaj me dy shokë ka shkue në drejtim të staneve në Bjeshkë të Strellcit, të cilet posa u janë ofrua kami vrejt së ato  ishin të mbushura plotë ushtar dhe polic të armikut. Kemi ikur shpejt  në drejtim të Guri i Nuses  të  shokët të cilet ishin duke na pritur na rrëfeu Ahmet Jusaj dhe me të arrijtur atje i   kemi lajmerua se tri stanet  në Bjeshke e  fshatit Strellc të Poshtëm ishin të mbushura plotë me ushtar dhe të gjithë ishin në gjum dhe shumë lehtë  mund t’i vrasim.  Dema  Ali Pozhari tha jo, dhe  pa vonua shumë shkuam rrotull staneve të Gllogjanit dhe të gjithë sebashku u  vendosem të strehimorja e maparshme të Kroni i  Zejnisë, dhe  ramë  me pushuar. Nuk voni shumë na rrëfeu xha Ahmeti aty afer nesh po ndëgjohet një komandë në gjuhën serbokroate, djathtas, majtas. Në këto momente i kam thirr shokët e rrezistencës së madhe shqiptare qohuni nga gjumi se jem të rrethuar nga forcat e medha të armikut, të cilat na kishin zënë  në gjurmë. Si flutrat në këto momente kritike u nda në dy grupe.

Grupi i pare në kry me Demë Ali Pozharin, Selmon Shaban Hasanramaj, Shaban Sadiku e shumë të tjerë u  terhoqen në drejtim të manastirit të Deçanit, kurse grupi i dytë të prirë nga Ahmet Jusaj shkuan  në drejtim të kershit të Lybeniqit dhe teposhtë ramë  në fshatin Lybeniq, ku siguruam   rezerva të bukës dhe nga friga se mos po bimë në ndonjë pusi ,perseri jemi terhjekur në Bjeshket e Nemuna dhe jemi vendosur të vendi  qujtur stanet e Belit. Pa vonue shumë edhe këtu na erdhi lajmi që të largohem sa më pare, sepse çdo moment pritet ardhja e forcave të medhe ushtarake të armikut…

Grupi i nacionalisteve të rrezistences së madh  shiptare katër muaj qendruan  të strehuar në kershin e Qelisë, vend ky që gjindet në afërsi të fshatit malor Belle i cili në të gjitha luftat e rrezistencës së madh shqiptare ishte  vater e madh e luftëtareve të  rrezistences së madhe shqiptare e cila u ka ofrua çdo gjë. Pas Qelisë njerëzit e rrezistencë u strehuan në fshati malor Belle. Këtu duhet permendur kontributin pashoq të Hazir Lahës, i cili me tërë  familjen, kusherinjet dhe bashkëvendasit e fshatit të Sali Çekut- Broliq, e sidomos të Hazir Lahës, i cili jo vetëm se i ka mbajtur gjallë me bukë grupet e rrezistences së madhe shqiptare, por me  bashkëvedasit e vetë nga  Broliq ka mbajtur dhe strehuar çdo shqiptarë me pikëpamje nacionaliste që është ndjekur nga pushtuesit turk dhe sllavo-komunist. Këtë pohim e vertetojnë edhe shumë luftetar të Isa Boletinit, Bajram Currit, Sadik Rama pjesëmarrës i luftërave për mbrotjen e Plavës e Gucisë, Cenë Smajli,Selim Delia dhe Salih Çekut me njerëzit e rrezistencës…

Vendimet historike të anëtareve të Ballit Kombëtar në kullën e Bajram Qerimit në Strellc të Eperm te Deçanit

Organizata e Ballit kombëtar duke pare gjendjen e vështirë dhe mosprespektiven e e grupeve nacionaliste e thirren mbledhjen e cila u mbajtë në shtëpinë e Bajram Qerimit në fshatin Strellc të Epërm të komunës së Deçanit në fund të vitit 1945 , ku u muren vendime me rëndesi historike, kryesisht të drejtuar kundër brigadave partizane që operonin në Rrafshin e Dukagjinit, e sidomos në komunen e Deçanit me rrethinë. Pjesëmarresit e kësaj mbledhe me rëndesi të madhe ishin figura të njohura të Ballit Kombëtar si: Ramë Binaku,Mehmet Agë Berisha, Ahmet Husaj,Mehmet Agë Rashkoci,Lush Fetahu, Adem Shabani Rrust Koleniqi, ish prefekti i Plavës i cili kurdoherë , siç dëshmojnë dëshmitarët e gjallë ishte kunder çdo bashkëpunimi me njerëz të partisë edhe pse ishte simpatizues të krahut të Ballit Kombëtar, pastaj Bajram Selimi, Bikë  Pazari, Lush Hajrizi, Selmon Shaban Hasanramaj dhe disa përfaqësues të Pejës e Rugovës si Mon Belegu, Zhujë Haxhia, e shumë të tjerë. Mbledhja në fshatin e rrezistences së madhe shqiptare- Strellc të Epërm  u mbajtë pikërisht ditën kur Haki Taha e vrau Milladin Popoviqin.

Mbledhja e mbajtur në kullen e Bajram Qerimit në Strellc të Epërm  ka zgjatur dy ditë, ku pas diskutimeve të shumta dhe të gjithanshme  u muar vendim i prerë që t’u bëhet thirrje përfaqësuesve të të gjitha fshatrave në Rrafshin e Dukagjinit dhe vende  të tjera që të marrin vendim të prerë për ta filluar luftën në vendin e qujtur Zalli i Strellcit me qëllim që armikut t’i nderpritet rruga automobilistike në relacionin Pejë- Deçan- Gjakovë në Berzhenik dhe në afersi të qytetit të Pejës dhe fshatin Rastavicë në komunen e Deçanit, me qëllim të pengimit të depertimit të brigadave sllavo-çetnike- komuniste në një anë, kurse në anën tjeter t’i japet një përkrahje me e madhe shqiptare nacionalisti dhe luftëtarit të madh Mulla Idriz Gjilanit, Shaban  Polluzhes, Mehmet Gradicës, Qazim Bajraktarit, Ahmet Selacit, Adem Gllavicës, Ukë Sadikut dhe shumë të tjereve…

Për sendertimin e vendimeve të mbledhjës dy diteshe, të mbajtur në kullen e Bajram Qerimit në fshatin legjendar në Strellc të Epërm merita më të  medha i ka pronari Bajram Qerimi në kullën e të cilit u mbajtë kjo mbledhje me rëndesi të madhe historike, ku u muren qendrime të perbashketa të të gjitha grupeve dhe organzatave të Ballit Kombëtare nga Kosova, Plava, Gucia,Rozhaja për të filluar rrezistencën e  madhe shqiptare me një kusht që nga trojet tona shqiptare të largohen brigadat partizano-çetnike, të cilat para syve të opinionit u thirshin  se kinse po luftojnë  kunder fashizmit, a në realitet në anën tjetër ata  bënin pastrime etnike të popullates shqiptare nga trojet  tyre tërgjyshore në një anë, kurse në anën tjeter me burgosje, totura të rënda dhe shumë barbari të tjera pesë dekada me radhë rëndë e goditen shpirtin ndërgjegjës të këtij populli dhe të trojeve tona stërgjyshore të pambrojtura…

Për t’i shpetuar vdekjës së sigurt nga uria u detyruam ta presim mushkun me të cilin bartim armë dhe ushqim…

Vendimet e mbledhjes  të përfaqesuesve të Ballit Kombëtar në Strellc të Epërm i përfilli Brigade e Malë Sadikut, e cila për momentin gjindej në regjionin e Urës së Fshejt,  ku u rasformu dhe u murë  qendrim t’i bashkangjiten  rrezistences së madhe shqiptare me një qëllim për ta shtuar numrin e njerëzve. Për fat të keq ky aksion mire i menduar nuk pati sukses ,sepse “shpirtat e shitur shqiptarë” që kishin depertua  të hyjnë brenda në gjirin e organizatës të Ballit Kombëtar e lajmërua Murat Bajraktarin, nga fshati Isniq, atëherë kryetar i rethit në Pejë, i cili menjëherë me dy brigada e rrethuan kullen legjendare të Bajram Qerimit në fshatin Strellc të Epërm. Me kusht që mos të vjenë deri të një luftë e ashpere frontale dhe gjakderdhje e madhe  në mes ushtareve të brigadave partizane dhe klysheve të tyre dhe forcave të rrezistencës së madhe shqiptare pjesëmarrësit e mledhjes dy ditore në fshatin Strellc të Epërm, pas  një analize të hollsishme muren qendrim  të prerë që tu shmangen planeve të rrezistences dhe të njejtit nga friga u terhoqen në Bjeshkë e Strellcit, ku siguruan vendin dhe rrezerva  të mjaftushme  të ushqimit. Edhe këtu pa vonua shumë ju erdhi lajmi që sa më pare të terhiqen nga Bjeshkët e Strellcit, sepse në çdo moment mund të nisen forcat e medhe ushtarake dhe policore në atë drejtim. Me marrjen e këtij lajmi nga burimet e sigurta njerëzit e rrezistences së madh shqiptare  nga Bjeshkët e Strellcit u terhoqen në drejtim të bjeshkve të Ishtedimit, ku në mujin janar të vitit 1946 u bashkuan me burrat e rrezistencës nga regjioni i Rugovës. Të gjithë në atë momente ishin të lodhur, të uritur, rrëfen mixha Ahmet, dhe për të shpetuar shpirtin nga vdekja e sigurt  nga uria deshem e nuk deshem u detyrum ta prejm mushkun  me të cilin bartnim ushqim dhe armë të rënda. Meqenë së jeta e jonë për çdo ditë e më shumë rëndohet ,ne anëtaret e organizatës të Ballit Kombëtar nga Rrafshi i Dukagjinit  vendosem që të dalim në nënën Shqipëri me kusht që të takohem me Muharrem Bajraktarin dhe me te  t’i kordinojmë aksionet e metutjeshme të Ballit Kombëtar këndej dhe andej kufirit shqiptaro-shqiptar, por për fat të keq  nuk arrijten të takohën…

Kur jemi këtu vlenë të përmendet së para së të dalin në Shqipëri, të Liqeni i Ridit nga grupi  i ynë u ndan Demë Ali Pozhari, me të birin Miftarin, Mehmet Aga i Rashkocit, Ramë Binaku, Bik Boshnjaku, Selmon Shaban Hasanramaj, Zenel Bobi dhe të tjerë me kusht për t’u  mos u  ra në duar armikur dhe klysheve të tyre dhe vazhduan aktivitetin në fshatin malor Belle dhe Dushkajat e Rashkocit dhe më në fund  terhiqen në Greqi. Thuhet së në  në tre kufirin Greqi, Maqedoni, Shqipëri vritet intelektuali dhe nacionalisti  Selmon Shaban Hasanramaj nga fshati Strellc i Epër të komunes së Deçanit, i cili ka meritat me të medha për formimin e grupit që ka rrezistu me zemer dhe shpirt për çlirimin dhe bashkimin e kombit shqiptar.

Selmon Hasanramaj, kryetar të Lidhjes së studenteve të Kosovës si, nacionalistin dhe intelektualin luftoi që nga ditet e para dhe deri në momentin e fundit të jetës së tij kundër ekupuesve të popullit shqiptar dhe regjimit komunist është dashur të flasin ata që kanë qenë me te, por për fat të keq të gjithë kanë heshtur dhe për aktivitetin dhe punen e tij të madhe nuk është shkrua asnjë fjalë, pse është heshtë dhe pse nuk është shkrua për këtë figure të madh është mire të flasin historianet e Institutit  të

historiesë  dhe të fakultetit  Filologjik- grupi i historiesë në Prishtinë dhe Dukagjin.

Caku i  kurdisur mire i  serbo-enveriane ishte burgosja dhe likvidimi i anëtarve të Ballit Kombëtar kendej dhe andej kufirit. Anëtaret e grupit të dyte me kalimin e kufirit shqiptaro shqiptar u vendosen në Malësinë e Madhe të Shqipërisë  dhe pa vonua shumë iu paraqiten të  Sali Manit, deputet, i cili  të katëdhjetë e gjashtë anëtaret e Ballit Kombëtar nga Kosova i shperdau nëpër konaqe, ku të gjithëve  me forcë  ua muaren  armet, të  cilat i dorzuan në  qytetin e Kukesit dhe të njejtit ishin nën mbikqyrjen e organeve shteterore?!. Pas dorzimit të katërdhjetë e gjashtë anëtarev të organzatës së Ballit Kombëtar nga Kosova edhe anëtarev të organizatës së Ballit Kombëtar nga regjioni i  Malësisë së Madh udheheqësit e partisë të Shqipërisë u bënë thirrje që të dorzohen, sikur vëllëzerit e tyre nga Kosova, nese duen t’i shpetojnë më të keqes  dhe u premtuan se s’ka për t’u mungua qimja e flokut. Nuk vonoi shumë nacionalistet nga regjioni i Malësisë së Madhe iu përgjigen thirrjës të organeve shteterore dhe pa vonua shumë tradhtisht të gjithë  u burgosen edhe pse ua kishin” dhënë besën dhe fjalën shqiptare?!” Pas kësaj tradhtie të katërdhejtë e gjashtë anëtaret e organizatës të Ballit Kombëtar nga Kosova që ishin të shperdat nëpër fshatrat e Malësisë së Madhe, Beqir Ndou i  thirri të gjithë që të paraqiten në qytetin e Kukësit dhe në mes tjerash ju tha:”Ju trimat nga Kosova na u keni dorzue neve në Shqipëri dhe nuk keni dashur t’i dorzoheni serbit në Kosovë. Tash keni me hyp në kamiona dhe të gjithë juve Tirana u ka kërkua dhe atje keni me shkua. Pa vonua shumë na hypen në kamiona ushtarak të mbuluar. Gjatë rrugës na rrëfeu Ahmet Jusaj me thikë e  prem mbulesën e kamionit ushtarak dhe mirë të gjithë e vrejtem së nuk jemi duke shkuar në drejtim të Tiranës, por të Kosovës?! Nga kjo mësuam së Sali Mani me tradhtaret e shtetit shqtar me në krye me Enver Hoxhen na mashtruan dhe tradhtuan ne anëtareve të organizatës së Ballit Kombëtar, kendej dhe andej kufirit?! Kur e vrejtëm këtë kurthë mire të përgatitur dhe tentuam të ikim, mirëpo edhe përkunder përpjekjeve tona të medha nuk mundem, sepse përpara dhe në e prapme shim të përcjellur nga forcat e medha ushtarake të shtetit shqiptarë?! Tradhtaret shqiptar edhe pse na kishin premtua se po u dergojmë në Tiranë, tradhtisht na dorzuan në duart e OZN-ës famëkeqe jugosllave në Prizren, ku forcat e medha policore një nga një na i vunë prangat në duar dhe këmbë dhe na futen nëpër qelit e burgut famëkeq në Prizeren, ku dy javë ditë katërdhejt e gjashtë nacionalist të çlirimit dhe bashkimit të kombit shqiptarë iu nenshtruar turturave të rënda të forcave policore serbo-çetnike. Pas Prizrenit na derguan në Burgun e Pejës, i cili ishte i vendosur në kullat e Xhevat Begut.Nga burgu i Pejës tridhjetë pjetarë të organizatës së Ballit Kombëtar na  dërguan në Burgun e Prishtinës, kurse gjashtëmedhjetë të tjerë mbetë në burgun e Pejës…

Në gjykatën ushtarake në Prishtinë njezet e shtatë nacionalistet e Ballit Kombëtar u denuan pesëqind e katërdhjet vjet burg të rendë, kurse tre për pushkatim?!

Pa vonua shumë të tridhjetë anëtaret  e organizatës të

Ballit Kombëtar një nga një filluan të defilojnë para trupit

gjykues  ushtarak, ku kryetar ishte Smajl Softiq . Në çdo

bisedë informative apo para trupi gjykues i pari ishte

Ahmet Jusaj. Në rrëfimin e tij mixha Ahmet na tha së në

gjykatën ushtarek në Prishtinë pytja e pare për mue ishte:”

A ndini vehten fajtor”?

Pa kurrfarë frige kryetarit të trupit gjykue Smajl Softiqit iu pergjegja jo. Si ka qenë ulur si rrufeja është ngritur në këmbë dhe ma ka sha nënën, babanë, diellin dhe çdo gjë  shqiptare dhe  në vazhdim na tha:” Ju jeni tridhjetë kriminel që ju keni kundervua pushtetit tone në një, kurse në anën tjeter që katër vjet rresht  keni bërë krime të medha mbi popullin e pafajshëm serb dhe malazez në Kosovë. Gjykata ushtarake në krye me Smajl Softiqin pasi i mori në pytje  të tridhjetë nacionalistet, njezet e shtatë prej tyre i denoi me nga njezet vjet burg të rendë, kurse Fazli Zymerin, Azem Qufen dhe Selmon Husaj të gjithë nga fshatrat e regjionit të Rugovës së Pejës i denuan me pushkatim. Prej tyre vetëm Azem Qufaj nga fsahti Bogë, ish oficer i lartë i Brigadës Malë Sadikut u pushkatua, kurse dy të tjeret pas ankesës që i  drejtuan organeve shteterore, denimi me vdekje ju zbrit  në njezet vjet…

Pas gjashtë javë diteve qendrimi në burgun e Prishtinës na

rrëfeu në vazhdim të bisedës nacionalisti i madh Ahmet

Jusaj na transferuan në burgun famëkeq në Mitrovicës  të

Sremit, ku nëpër çelit e ftohta dhe plotë lageshti si në

burgjet e Prizrenit, Pejës dhe Prishtinës nuk na lane të qetë

, por të gjitha këto vujtje me një moral të forte i

perballuam…

Pas lirimi nga burgu- na tha mixha Ahmet në asnjë moment

nuk me lane të qetë inspektoret e mirënjohur të UDB-së

jugosllave Vojë Sllaviqi, Vujo Vojvodiqi e shumë  vojvodiqa

të tjerë, të cilet vazhdimisht me ftojshin që të  paraqiten në

sekretariatin e  puneve të mbrendshme në Pejë në biseda

informative.Çdo here që jamë paraqitur  pas shoshitjeve të

gjithanshme kërkojshin vazhdimisht që të bashkëpunoi me

ta, por çdo here i kam refuzua, për çka pa kurrfarë bazash

me burgosen dhe për të dytën here me denuan me dy vjet

burg të rendë, të cilin bashkë me Hajrullah Goranin e vujta

në burgun  famëkeq të Nishit..

Thirrjeve tona se me armikun besë nuk e kane përfillur “shpirtat e shitur te shqiptareve”?!

Masakrat të cilat shqiptaret  i përjetuan në njëqind e njezet

e gjashtë vjete tee kaluara, e sidomos gjatë viteve  1998/99

nuk i mbajnë në mend pleqet, gjyshet dhe stërgjyshet tone.

Shkurt, bijtë e gjelateve  të cilet dekada me radhë një pjesë

e mire e shqiptarëve  dekada me radhë i përkledhen, u

kumarun me ta, u martuan me vajzat dhe grat e tyre dhe me

to linden kriminel, u vëllazerun me ta, ndejten nëpër lokalet

luksoze, ku hangret e pine.. .

Ne pleqet si  nacionalistet e mirënjohur, edhe përkunder faktit së dekada me radhë nëpër oda të burrave dhe vende të tjera vazhdimisht ju kemi bërë thirrje dhe ju kemi

treguar se me çetnik besë nuk ka ,sepse këta janë ata që me

gjakun e shqiptareve ujiten çdo pëllembë tokë të trojeve

tona stërgjyshore, më shumë së një shekull, e ju në

momentet me të vështira për popullin shqiptar u shoqeruat

dhe u vëllazeruat me ta?!

Munë këta Juve të “dashur shqiptar- shpirta të shitur” na

burgosen, na maltretuan rëndë fizikisht e psiçikisht, na

granatuna me tërë arsenalin  ushtarak që patëm, me fitilin

e benzenes çdo gje na bënë  shkrum e hi, na vranë dhe

dogjen fëmijë, gra shtatëzëna, pleq persona të gjymt e të

tjerë, nëpër çdo shtëpi dhe fshat e qytet na i plaçkiten të

gjitha të mirat materiale që ne  shqiptaret i krijuan me

ndjersë e  me mund dekada me radhë, na i dhunuan grat,

nuset dhe vajzat  më të bukura, e këtu u ndihmuan edhe

“shiptaret” dhe në fund me barbari të pa para nëpër shi,

bore, të ftohtë, baltë na perzuan nga trojet tona

stërgjyshore me një bindje dhe qëllim, që kurrë  mos të

kthehen në trojet e tona sërgjyshore. Kjo më së mëri u vrejt

nëpër shumë fshatra ku kishte popullate të pezier, ku

me ata që e hangrem bukën u martuam, u kumaruam dhe e

ndam të miren e të keqen munë  këta kur na përcollen nga

shtëpi, fshatra tona na thane: “Putheni këtë tokë serbe,

se kurr më nuk do të shihni. Toka dhe nëna e juaj shqiptare

është në Shqiperi, andej shkoni atje…”

Sot shqiptaret na rrëfeu në vazhdim të bisedës mixha Ahmet

në Kosovë duhet ta ngrisin gishtin në kokë dhe të mendojnë

mire…

Sot për fat të mire çdo gjë është në duaret tona, pra ka

ardhur koha me në fund që të bashkohemi  dhe bashkarisht

të ecim për një rrugë dhe në një drejtim, të cilen që një

shekull na nacionalistet e Levizjes Kombëtare shqiptare e

trasuam, ku shumë prej nesh ramë fli për çlirimin dhe

bashkimin e Kombit shqiptarë. Andej të gjitha at që e

mohojnë rrezistencen e këtyre burrave të kombit tone në një

anë, kurse në anën tjeter vehten e qesin në rernd të pare le

ta dine mire se po shkelin mbi gjakun e kombit shqiptar, e

të tillë sot ka mjaftë në Kosovë?!…

Ata të cilët sot pas çlirimit të Kosovës po e perçajnë

popullin, po shtinë urrejtje nderpartiake dhe ndërnjerzore e

nder vëllazërore janë munë ata që po luftojnë  për

perfitimet e veta materilae, e të tillë ka mjaftë në të gjitha

nivelet.

Andaj, të gjithë ata  të cilët në pësë gjashtë vitet  e fundit

nëpërmjet të rrugeve pa rrugë krijuan kapital që mendja e

njeriut nuk mund të perthokaj prejardhjen e tij. Të gjitha

këto të arrijtura astronomike të inddivideve dhe grupeve

shumë të rrezikshmer mafioze anën e këndë Kosovës

populli mire i ka pa dhe po i shef me brengosje të

medha.Pra ka adhur koha që menjeherë të fillohet aksioni

nga strukturat dhe individet me të lartë të Kosovës e  deri të

ai fshatari me i thjersht të kërkohen dokumentet dhe

arsytimet për preardhjen e  pasurive astronomike. Ata që

nuk kanë mundesi të arsyetojnë menjëherë  t’u konfeskohet

pasuri  të cilat janë  fitua pa ndjersen e tyre…

Shkurt me kësi lloj dokurish dhe bartës shumë të

rrezikshëm, pa marrë parasysh  se kush janë, Kosova nuk

do mund të pavarsohet dhe të shkonë përpara…

Pra ,ka ardhur koha që qytetaret e Kosovës të largohen

nga kareristet dhe profiteret dhe t’i  kthehem fjaleve dhe

aksioneve konkrete që shpinë kah rimbëkëmbja e

kapaciteteve kapitale të industriesë perpunuese, resueseve

të tjera ekonomike,punësimi dhe permisimi i standardit të

qytetarit  tonë. Këto dhe shumë të tjera janë rrugët për të

sendertua në jetë dhe veper  idealet tona shpirterore dhe

kombëtare- porosit në fund nacionalisti i madh

dhe luftëtari i gjallë që dekada me radhë bashkë me shumë

shokë të rrezistences të Levizjës Kombëtare  shqiptare të

cilet sot nuk janë gjallë luftuan dekada me radhë për

çlirimin dhe bashkimin e kombit- porosit Ahmet Jusaj nga

fshati Strellc i Poshtëm në komunen e Deçanit , i cili kurrë

nuk u pajtua me regjimin komunist dhe klyshet e tij.

Ahmet Jusaj nacionalistin e mirënjohur të komunës së

Deçanit dhe Rrafshit të Dukagjinit LDK-së  Dega në Deçan

në një mbledhje solemne që ka mbajtur këto ditë legjenden

e gjallë të Organizatës së Ballit Kombëtar për kontributin e

dhënë në luftë për çlirimi dhe bashkimin të kombit shqiptar,

rutjen e traditës, përkrajës së madhe të LDK-e të Kosovës

me në krye me kryetarin e saj Ibrahim Rugoven dhe

institucioneve të Kosovë iu nda një mirënjohje e madh, e

cila për te është shpërblimi me i madh dhe me i dashur.

Anetaret  Ballit kombëtar me zemer dhe shpirt luftuan për çlirimin dhe bashkimin e trojeve

shqiptare

Njeri prej atyre që i përjetoi kohë të rënda ishte nacionalisti Ahmet Jusaj luftëtar i reziatences shqiptare i cilië përjetoi shumë skena trishtuese, ku u perqafue me jetën apo vdekjen, asnjëherë nuk u gjunjizua para armikut shekullor sllavo-komunist. Me ndihmen Kolë Bibaj Ahmet Jusaj emerohet komandant i xhandarmerisë shqiptare në Prishtinë dhe Hogosht. Tradhtari Enver Hoxha, Ahmet Jusaj me 46 shokë e rezistencës nga Rrafshi i Dukagjinit  dha urdhen t’i dorzohen OZNËS Serbe në Prizreen e cila tridhjetë i dergoi në gjykatën ushtarake në Prishtinë, ku tre prej tyre u denuan me pushkatim, kurse 27 të tjerë me njezet vjet, të cilin e vujten në burgun famëkeq në Mitrovicë të Sremit, kurse 16 të tjeret mbeten në burgun e Pejës.

Ahmet Jusaj, luftëtar i gjall i Shqipërisë etnike me tetëdhjetë shokë që asnjeri prej tyre sot nuk është gjall tërë jeten ia kushtuan çlirimit dhe bashkimit të kombit në luftë kundet pushtuesve shekullor. Gjatë vitit 1938 si çdo kund në Kosovë edhe në Rrafshin e Dukagjinit pushtuesi serbë  filloi mobilizimin dhe regrutimin e të rinjeve shqiptar.

Në kazermen ushtarake në Gjakovë të ndjerin Ahmet Jusaj, si toger të klasit të pare me njezet e shtatë ushtar shqiptar i dhanë për detyrë që të bejnë sigurimin e terenit për depertimin e forcave ushtarake jugosllave për në Shqipëri.

Nuk kaloi shumë kohë dhe në radhet e armatës serbo- jugosllave filluan të mos përfillen planet e luftës në një anë, e kjo ndikoi në furnizimi i dobë të  ushtrisë  më armatim, municion, ushqim dhe të tjera. Duke e pare këtë situate të vështirë ushtaret nga Kosova dhe boshnjaket nga Rozhaja e rethina të lodhur, të raskapitura, të uritura filluan të dezertojnë nga radhet e ushtrisë serbe.Pas kësaj nacionalisti i mirënjohur Ahmet Jusaj vendosi të kthehem në Kosovë, ku në fshatin Golaj e takoi Rrustem Domnikun nga Peja me të cilin gjatë rrugëtimit në fshati Zogaj në Shqipëri u takuam edhe me dhjetë ushtar boshnjak nga regjioni i Rozhajës, të cilet kishin dezertuar nga ushtria serbo-çetnike.  Këtyre ushtareve të uritur axha Ahmet u dha bukë dhe i ndihmoi që bashkarisht të kthehem në Rozhajë dhe Kosovë pasi ata  nuk e dijshin rrugën.

Në fund të vitit 1942 Ahmet Jusaj  udhtoi përTiranë, ku qendroi dy javë ditë. Për punen e madhe dhe të suksesshme  që bëri  atje nga xhandarmeri e Tiranës iu dha grada kapiten i klasit të pare. Nuka vonoi shumë dhe me ndihmen e Kolë Bibaj, Minister i Puneve të Bredshme të Shqipërisë dhe të komandantin e xhandarmerisë të qytetit të Tiranës, Ahmet Jusaj dergohet me detyrë speciale nga ana e shtetit shqiptarë në Prishtinë si pjesëtar i xhandarmerisë shqiptare, ku qendroi një vit. Pas kësaj u dergua si komandant i stacionit të xhandarmerisë në fshatin Hogosh të Gjilanit, ku sherbeu gjashtë muaj dhe perseri kthehet në Prishtinë, e më vonë në Pejë.Pas kësaj  nuk kaloi shumë dhe në muajin nëntor të vitit 1944 pjesa më e madhe e regjionit të Rrafshit të Dukagjinit u pushtua nga forcat çetniko-komuniste, të cilat pesë dekada me radhë në mënyrën më barbare e goditen rendë shpirtin e ndërgjegjejës të  këtij  populli të pafajshem dhe të pambrojtur.Duke pare dhe pritur ditë me të zeza nga thundra e pushtuesve gjakpires shekullor. Ahmet Jusaj me bijtë e këtij populli të udhehequr nga idealetr kombëtare nga regjioni i Rrafshit të Dukagjinit dhe më large vendosen që t’u kundervihem pushtuesit sllavo-komunist, të cilet me zemer dhe shpirt ishin të përkrahur dhe të ndihmuar nga tradhtari Ener Hoxha dhe klika e tij, e cila për interesat e veta vetanake në Kosovë e hapi rrugën e perçarjës së madhe dhe të luftës civile .Nacionalisti  Ahmet Jusaj sherbente edhe në radhët e forcave kombëtare të Pejës, të cilat me zemer dhe shpirt luftonin për çlirimin dhe bashkimin e trojeve dhe kombit shqiptarë. Gjatë kohës së sundimit të ushtrisë të Benito Musolinit në Shqipëri dhe Kosovë Ahmet Jusaj ishte komandant i Rinisë Shqiptare të Ballit Kombëtar.

Nacinalisti Ahmet Jusaj

Prej pasurisë që pati në shtepinë tij Ahmtit i shpetoi vetëm një pite

Shaban Hasanramaj perkrahësi i shkollimit të rinjëve dhe të rezistencës shqiptare

Një grup inteletualesh ng fshati Strellc anëtarë të familjeve të rezistencës

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok