05/12/2025

Bamir Topi, Presidenti i ri i Shqipërise

0

Bamir Topi, Nënkryetar i Partisë Demokratike, u zgjodh President i ri Republikës së Shqipërisë, gjate një votimi në Parlament, ku ishin të pranishëm 90 deputetë.

Zgjedhja e Presidentit të Shqipërisë u bë në votimin e katërt, ku Zoti Topi mori 85 vota, ndërsa kandidati tjetër, Neritan Ceka, i Partisë Aleanca Demokratike, mori vetëm 5 vota.

Situata e zgjedhjes se Presidentit të ri të Shqipërisë u zhbllokua nga pjesëmarrja në votimin e katërt edhe të një grupi deputetësh të Partisë Socialiste, që cilësohen si mbështetës se ish-kryetarit të kësaj partie, zotit Fatos Nano, edhe ky kandidat për President, por i skualifikuar në votimin e tretë, kur në garën për President u fut Neritan Ceka.

Menjeherë pas përfundimit të votimit, zoti Topi falenderoi kryeministrin e Shqipërisë, zotin Sali Berisha, për mbështetjen e gjerë që i dha në procesin e kandidimit të tij për President, ndërkohë që u shpreh se sapo kishte marrë urimet e para nga Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Ai vlerësoi edhe kandidimin e Cekës, kandidim, i cili, u shpreh ai, i dha vlerë procesit të zgjedhjes së Presidentit. Edhe zoti Ceka e uroi zotin Topi për detyrën e re të Prersidentit dhe shtoi se dëshironte që ai të tregojë ato vlera, që ka treguar deri tani.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i partisë më të madhe të opozitës, asaj socialiste, e cila përmes kryetarit të grupit të saj parlamantar, zotit Ben Blushi, e cilësoi procesin e zgjedhjes së Presidentit si të papranueshëm dhe të turpshëm. Pas kësaj, zoti Blushi njoftoi edhe dorëheqjen e tij nga posti i Kryetarit të Grupit Parlamentar të socialistëve.

Në përfundim të votimit, që nxorri Presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë, Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli u shpreh se fitoi parlamantarizmi dhe se të hënën do të zhvillohet ceremonia e betimit të Presidentit të ri te Republikës së Shqipërisë.

Zgjedhja e Presidentit të ri të Shqipërisë erdhi pas një debati të gjatë disa mujor, dështimit të tryezës së bisedimeve mes pozitës dhe opozitës për gjetjen e një Presidenti konsensual dhe futjes së procesit në rrugën parlamentare.

Me zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë shmanget edhe mundësia e zgjedhjeve të parakohëshme, për të cilat Partia Socialiste në opozitë kishte filluar përgatitjet që prej me shumë se një jave

Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok