21/11/2024

BALLKAN HESAPI – SENATI AMERIKAN KRITIKON ASHPËR BULLGARINË PËR KORRUPSION NË PRAK TË ZGJEDHJEVE PARLAMENTARE

0

Nga Frank Shkreli

Në fillim të këtij muaji, Kryetari demokrat i Komisionit të Senatit amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë, Senatori Bob Menendez nga shteti Nju Xhersi dhezevëndës kryetari republikan, SenatoriXhim Risch nga shteti Idaho lëshuan një deklaratë për median mbi marrëdhëniet SHBA-Bullgari, ndërsa Bullgaria ka filluar tanimë fushatën zyrtare për zgjedhjet parlamentare me 4 prill, 2021.   “Shtetet e Bashkuara dhe Bullgaria kanë marrëdhënie të forta dhe në rritje e sipër — që ashtu si edhe aleanca e NATO-s në terësi –ato behën edhe më të forta kurkëto marrëdhënie mbështeten në vlerat e përbashkëta demokratike”, thonë ushëheqsit e Komisionit të fuqishëm dhe me influencë të Senatit amerikan, për marrëdhëniet me jashtë. Duke shprehur shqetësimin e tyre të thellë për gjëndjen politike ë Bullgari, senatorët u shprehën se “Ne do të dëshironim që këto marrëdhënie të vazhdojnë të zhvillohen, veçanërisht, në mbështetje të objektivave të përbashkëta të sigurisë dhe energjisë, por korrupsioni i vazhdueshëm, rënia e lirisë së medias, politizimi i gjyqësorit dhe kërcënime të tjera ndaj shtetit të së drejtës, përbëjnë sfida serioze për marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Bullgari”, thekësojnë senatorët amerikanë në deklaratën e tyre mjaft të ashpër, kur të konsiderohet se i drejtohen një vendi anëtar të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Senatorët amerikanë, demokrati Bob Menendez dhe republikani Xhim Risch thonë, në deklaratën e tyre,se Bullgaria renditet e fundit — nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian — në Indeksin e Perceptimit të Korrrupisonit për vitin 2019 të organizatës Transparency International si dhe në Indeksin Botëror për Lirinë e Shtypit të organizatës, Reporterët pa Kufi.  Këto renditje, më të ulëtat në Bashkimin Evropian”, shtojnë senatorët, “nënvijojnë rëndësinë e sfidave me të cilat përballet sot Bullgaria.”  Prandaj, sipas ligjëvenësve amerikanë, i takon qeverisë dhe gjyqësorti bullgar që të punojnë për ruajtjen e rendit dhe për zbatimin e ligjit, për të gjithë qytetarët dhe pa dallim e jo vetëm për disa dhe i bëhet thirrje Sofias zyrtare që të sigurohet edhe liria e medias, ashtu që gazetarët të kenë lirinë dhe mundësinë për të raportuar të vërtetën, pa u përballur me ngacmime, frikësime e madje edhe me dhunë e ndëshkime nga autoritetet qeveritare dhe shtetërore.

Në deklaratën e tyre, Kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara,demokrati Bob Menendez dhe zevendës kryetari i këtij komisioni, republikani Xhim Risch thonë se, “Ndërsa po afrohen zgjedhjet parlamentare të prillit, është e doemosdoshme që qeveria e Bullgarisë të mbrojë  vlerat demokratike” në vend, thekësuan senatorët amerikanë.  Ata venë në dukje faktin se për 8 muaj tani, qytetarët bullgarë kanë protestuar vazhdimisht duke bërë thirrje për t’i dhenë fund korrupsionit dhe për respektimin e ligjit dhe të vlerave demokratike në Bullgari. Mijëra protestues demonstruan verën që kaloi kundër korrupsionit nën qeverisjen e Kryeministrit Bojko Borisov, i cili ka udhëhequr vendin për pothuaj një dekadë tani.

Sipas disa mediave ndërkombëtare, Presidenti i vendit, Rumen Radev i cili ka mbështetur protestat popullore kundër qeverisë së Kryeministrit Borisov ka hedhur akuza se ajo, që ai ka cilësuar,m si “mafie”, kontrollon qeverinë Borisov si dhe Prokurorinë e Përgjithëshme të vendit.

Ndërkaq, senatorët i kërkojnë gjithashtu administratës amerikane që, në frymën e marrëdhënieve amerikano-bullgare, t’i mbështesi thirrjet e protestuesve bullgarë kundër korrupsionit, kërkesat e tyre për rivendosjen e lirisësë medias dhe të promovohet, njëkohësisht, shteti i së drejtës në at vend ballkanik.Hapat që do të marrë Bullgaria drejtë zgjidhjes së këtyre çështjeve serioze vetëm do të shërbejnë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona, janë shprehur udhëheqsit e Komisionit për Punët e Jashtëme të Senatitt amerikan, Senatorët Bob Menendez dhe Xhim Risch.

Organizata për mbrojtjen e lirisë së shtypit në botë, Reporterët pa Kufij, ka raportuar në lidhje me mungesën e lirisë së medias në Bullgari — duke thenëse një mik i ngusht i Kryeministrit Borisov i quajtur Delyan Peevski, kontrollon pothuaj 80% të medias së printuar në atë vend si dhe rrjete private televizive dhe portale të ndryshme, duke i dhënë atij një avantazh dhe influencë të madhe në shpërndarjen e informaconit, sidomos gjatë një fushate elektorale. Organizata ndërkombëtare, Reporterët pa Kufij, me qendër në Paris është shprehur se, “Qeveria bullgare, fatkqësisht, ka demonstruar qartë se nuk është aspak e interesuar që të përmirësojë lirinë e medias në vend dhe as të respektojë detyrimet ndërkombëtare”, për lirinë e shtypit dhe medias, në përgjithësi.  “Megjithëse liria e shtypit garantohet në kushtetutën bullgare, Bullgaria rrezikon të bëhet një vend në të cilin nuk mbetet askush që të ushtrojë lirinë e medias”, thuhet në një njoftim të organizatës, Reporterët pa Kufij.

Kjo organizatë ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së shtypit dhe fjalës së lirë në botë e renditë Bullgarinë– fatkeqësisht, një vend anëtar të NATO-s dheBashkimit Evropian (BE) — në vendin e 111 nga 180 vendet e botës, përsa i përket lirisë së medias dhe në fund të listës së të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian por edhe të rajonit të Ballkanit në përgjithësi, vende të cilat ende nuk janë anëtare të BE-së megjithëse aspirojnë të bëhen të tilla.

Rasti i Bullgarisë nuk është shumë shpresëdhënës për antarësim në BE të disa vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor — përfshir Shqipërinë — e të cilat përballen me të njëjtat probleme si Bullgaria, si pasojë e njëqeverisjeje autoritare me të njëjtat probleme dhe shkelje të vlerave demokratike në përgjithësi, lirisë së medias dhe ushtrimit të fjalës së lirë, në veçanti – në një mospërfillje flagrante të detyrimeve marrë përsipër bazuar në marrëveshje dhe konventa ndërkombëtare.   Ballkan, hesapi!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok