21/12/2024

Bajlozat e qeverisë na vrasin fëmijët

0
Rexhep-Shahu

Nga  Rexhep Shahu

Gjëma ndodhi, vajtimet e rapsoditë vluan, vaji e piskama deri në qiell.

Ne te gjithë rapsode e vajtimtare rendim pas metaforave që nuk shërojnë asgjë as ngushëllojnë. Gjithë populli mortar.

Bajlozat e zi qe masakrojnë fëmijë në breg të detit  vijnë me skafe qeverie, janë punonjës qeverie.

Populli është në dorë të qeverisë. Ai bajlozi i zi me fytyrë qeverie që masakroi vajzën 7 vjeçe në pafajësinë e saj, nuk deshi se mund ti jepte 7 plumba babait të mjerë të vajzës së vdekur e të copëtuar, por thjeshte nuk deshi. Nuk deshi se askush nuk e ndaloi, askush as e shau as e pështyu as e kapi as e vrau…

Jemi ulë si popull ne breg te detit, në breg të hallit e vajtojmë e vajtojmë. Duam të ikë kjo qeveri. Vajtimtare të dendshem janë ata që u coptuan të na e sillnin këtë qeveri. Duket atyre u ka ardhe në majë të hundës se kjo qeveri po i pallon para e mbrapa ata që e sollen ne pushtet. Ata që më linconin mua pse isha kundër kësaj qeverie, ata që më nxirrnin sytë me thonj pse isha kundër kësaj qeverie.

Rrimë në breg të hallit dhe vajtojmë në kor, një popull vajtues. Por vetëm kaq. Vajtojmë dhe ndezim ndonjë qiri. Një popull që nuk ka fuqi më ndeze zjarr me të madh se sa një qiri. Një popull qe nuk ka fuqi më fike a me shuajte as flakën e një qiriri.

Vajtojmë, shajmë nëpër dhëmbë e shkojmë në strehet tona duke u lute të mos na hyjnë në shtëpi skafet e të fortëve të qeverisë. Duke u lute që edhe nëse na coptojne fëmijët skafet e qeverisë, të paktën xhenazet e fëmijëve të mos na i marrin, të kemi xhenaze për varre.

Vetëm vajtojmë me aq zë sa na lejon qeveria e fortë e Cubit, jo me zë më të lartë se na lejon qeveria e Cubit.

Cubi ka hall te shkruaje mashtrime të fb e ne tuiter, për sezon të përkryer turistik në plazhet private se nuk ka pëllëmbë bregdeti publik, nuk te lënë cubat të nguledh çadrën tende, të shtrihesh në rërë se Cubi i qeverisë ua ka dhënë rërën privatëve te tij për vota e para.

Qeveria e Cubit me kotele vret e  poshtëron xhenaze. Shumë i mallkuar ky popull qe ka qeverinë më të dobët se Enveri birone.

Vajtojmë një ditë e disa orë. Kaq. Se ose do ndodhë gjëma tjetër ose do harrojmë ne. Se këtu populli me i madh që ka mbete janë punonjësit që marrin rrogë nga shteti i Cubit. Të tjerët janë fëmijë që u ikin skafeve të banditëve të qeverisë ose fshihen prej avokatëve gazetare krimi të qeverisë që na tregojnë se kudo ndodhin kësi lloj gjemash. Ndodhin po ikin ministra, bien qeveri… Ndodhin, por nuk ka breg pa roje bregdetare, nuk ka breg cubash ku shitet benzina e skafeve, nuk ka plazh të benzina e skafeve.

Tani sipas skenarit të qeverisë së Cubit e cubeshave pritet që Cubi të shkojë për ngushëllime te familja e vajzës 7 vjeçe që polici i qeverisë bajloz ia mori jetën. Po negociohet, po lypen ndërmjetës… Se kjo qeveri të vret e te qan, të vret e te vjen në ngushëllim se është qeveri e fortë…

Nuk e ka kush mendjen te ndezë ndonjë zjarr që djeg qeveri cubash, se na mjaftojnë flakët e një qiriri a dhjetë qirijve për dritë.

Gjithçka mund të ndodhë por nuk e ka kush mendjen te tronditja a lëkundja nga themelet e qeverisë. Mediat dhe shoqëria civile e qeverisë janë në dizen, nuk janë keq.

Qeverine nuk e rrëzojnë lotët tanë. As sharjet tona në fb. As zemërimi ynë në rrjete sociale. Protestat verbale janë gjirize nga kalon zemërimi ynë.

Qeveria ka rënë, s’ka kush e përzë, s’ka kush e varros. Xhenazet nuk çohen dot në këmbë, ndaj Bajlozat e qeverisë na vrasin fëmijët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok