26/02/2025

Atdheu në rrezikun përfundimtar!

0
Koco-Sterjo

Nga Koço Sterjo

Në ditën e djeshme, në Bashkinë e Tiranës, u pa tym në taracën e Bashkisë. Opozita akuzon se punonjësit e Bashkisë digjnin dokumente, që kompromentojnë kryebashkiakun Veliaj për afera korruptive.

Sot punonjësit e Bashkisë po nxirrnin dosje nga dollapët, raftet dhe sirtarët e Bashkisë, jashtë godinës dhe po i transportonin në një kamion të madh.

Ndërkohë, dikush nga Bashkia njoftoi për këtë ndodhi me telefon ish- kandidatin për Kryetar të saj, z. Belind Këlliçi, i cili, nga ana e tij, njoftoi për këtë rast avokaten Adriana Kalaja, e cila me një gazetar të Syri TV, shkoi menjëherë në vend dhe filmuan gjendjen, pasi puna për heqjen e dosjeve po vijonte, dhe ia jepnin pamjet direkt Syrit TV, i cili, po ashtu direkt, ia përcillte publikut shqiptar.

Të mos merremi këtu me çka ndodhi ndërmjet shoferit të kamionit dhe Kalasë, por të përqendrohemi tek ajo çka është më shqetësuese se kaq, sepse detaje për se ç’ishin ato dosje nuk dimë konkretisht, edhe pse avokatja e njohur e revoltave për drejtësi tha se ndërkohë ajo njoftoi individualisht në çast Prokurorinë Speciale për ç’po ndodhte me dosjet në Bashkinë e Tiranës.

Çështja më shqetësuese është:

Edhe pse ngjarja po jepej drejtpërdrejt, nuk u pa asnjë gazetar tjetër të mbërrinte aty, asnjë TV tjetër, asnjë kamer, asnjë grup njerëzish si dëshmitarë të ngjarjes, kur pritej dhe më shumë se aq: populli të vërshonte aty, përpara Bashkisë së Kryeqytetit, që është Qyteti i tyre, i cili po vidhet hapur prej 10 vjetësh nga kryetari krejt i papërgjegjshëm i Bashkisë, nga të gjithë drejtorët e tij, por dhe nga shumë zyrtarë të Bashkisë, deri te punonjësit e thjeshtë.

Kjo tregon se populli shqiptar, 2/3 e të cilit është përqendruar në Kryeqytet, është pajtuar organikisht me të Keqen, fle e ngrihet me ‘të, zgjohet e erret me ‘të, nuk i bën më përshtypje se vidhet, madje, dëshiron të vidhet, sepse shumica e tij, kudo ku gjendet e punon, me aq sa i jepet mundësia vjedh, ose joshet edhe me lëmosha, që burojnë nga vjedhjet, sado pak, prandaj gjendja e Shqipërisë, jo vetëm e Tiranës, ka hyrë në një rreth vicioz korrupsioni, më shumë financiar e, njëkohësisht, dhe moral, midis partisë në pushtet dhe popullit.

Demokracia përtokë!

Shteti ka rënë krejt!

Atdheu në rrezikun përfundimtar!

https://www.facebook.com/koco.sterjo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok