14/12/2024

AT GJERGJ FISHTA POET I KOMBIT

0
u6_Gjergj_Fishta_1932

Nga Gjon Markokaj

Vepra e At´ Gjergj Fishtës në “pushtetin e djehit”, për dyzet e pesë vjet u ndalua ! Epopeja e Kombit “Lahuta e Malcis”e shprehur dhe shkruar nga mëndja e zëmra e tij ; “prush i ndezur”, me At’Dhe´-dashuri dhe me urrejtje anti-osmane  e anti-serbo–sllave; pasqyron ndergjegjën e bashkësisë kombëtare, doke e zakonë gjyshore; mijëvjeçare të shtetit të Arbërit. Identitetin, besimin, trimërinë e burrërinë, fisnikrinë dhe dashurinë, për gjuhë At’Dhe´ e Komb.

Aspiratat e Lahutës Fishtjane; janë “aspirata e shpirti i shqiptarëve”; njish me shpirtin e zëmren e ndezur prush, të vet autorit, Fishtës. Vargjet e bukura të tij janë: Themeli i Kombit tonë; janë kulmi i shqiptarizmit; janë epopeja e nji populli, me vlera e virtyte të rracës iliriane.

U munduan dyzet e pesë vjet ta ndalonin; por s’ e ndaluan dot ajo u këndua aq bukur pranë zjarrit të oxhaqeve, me lahutë e çifteli. U ruajtë në mendjen e shqiptarëve e paster e freskët si ujtë e burimeve të Alpeve.

Sa të shëndrisin dielli e hana, epopeja e lavdishme e nji populli e shtjelluar në “Lahuten e Malcis`´ mbetet e vdekshme. E pastert, si freskia e Alpeve, e madhe sa madhështia e tyre… Është e “turpshme me e thënë” se në monizëm prej shllavo – serbve “morëm frymë” …!? Me kërkesën e tyre u ndalua At. Gjergj Fishta e veprat e tij, Lahuta e Malcis’.

Habitem pse ende edhe sot disa të pa-logjikë…, i vret gegnishtja, gjuha dhe arti i Fishtës. Kush ma mirë se ai e ka shprehë unitetin tonë kombëtar ? Citojmë: / “Toskë e Gegë, Malci allija,/ /janë nji komb, m’ u nda s’ duron/ /Fund e Maja asht, nja shqypnija/ /E nji gjuhë, na bashkon”

Ai në Lahuten e Malcis’ pësonazhet, në luftë i rradhitë me shumë mjeshtëri, pa dallim feje e krahine Oso Kukën Muhamedan; Pader Gjonin Kristjan; Avdi Hysa e Bec Patani, të Krishtërë e Muhamedan.

Sa bukur e përshkrue vëndosmerinë e Ali Pashë Gucis; në thirrjen e Bashkimin e Lidhjes së Prizrenit; sa madhështore i praqet Trimërinë e “dragojve të SHALËS”, Legjëndare në “Malin e Bigës” së Shalës ku thekson: “Dragonin VOCERR BALA”, vetmohimin e famullitarit At’Dhetar – Pader Gjonit Guximin e burrnin e Ded Gjon Lulit; virtytet burrnore të Trig Zmajles dhe të Norës së Kelmëndit etj. – etj.

Ku ëshë e keqja e këtij At’Dhetari të Madh…?

Shkollave tona u dha fizionomi kombëtare shqiptare. Ish Kryetar i Komisionit të Alfabetit të gjuhës Shqipe në Manastir.

Në Koferencen e Paqës në Paris sëbashku me Luigj Bumçin në vitin njimijë e nëndëqind e nëndëmbëdhjetë, mbrojten të drejtat e shqiptarëvet.

— Thonë: “Mali me grusht s’goditet” …, Atë Gjergj Fishtës e keqja s’i ngjitet…!

Në letersinë Shqiptare mbetet: “Yll ndriçues”

Citoj SABRI MAXHUNIN: At. Gjergj Fishta nuk është Profet i fesë; por është profet i kombit; ai bashkon shqiptarët në tri fe dhe e citon Fishten: /“Ma mirë me dek/ /Nën dhe, me u kja/ /se për të gjallë /Me mbet nën shkja/…,

Klerikët e pushkatuar nga “regjimi i djehit”; si dhe dhe sulmi ndaj Fishtes dhe “burgosja e vepres së tijë” ishte porosi e “sllavo – serbve” e zbatuar me unanim nga udhëheqja komuniste … !?Mësuesit të Kombit; Poetit të Madh; i shkatërruen vorrin veprat ju flakën, i hodhën u dogjën; por populli e ruajti e mbajti në shpirt e në zëmër; “Lahuten e Malcis” e ruajtën nëpër qoshet e errta të “kullave të luftës”, në gjirin e Patriotëve mbrënda e jashtë At’Dheut e cila doli e po del në dritën e diellit; për t’ i folur shqipëtarëve të shqipërisë e botës . Vargjet që ka thur për Gjuhen, Flamurin e Kombin as termeti s’i lëkund; as vullkani s’ i tretë…, e poi tretë propoganda sllavo – serbe.

Mesuam se Lahuta e Malcis’ është botuar në Frëngjisht ,pra tani lexohet; në kater gjuhët kryesore të botës Anglisht, Gjemanisht, Italisht dhe Frëngjisht.  Mbështetjen e votrës e kemi të fortë:

Eshtë e pa mundur të mbetet në harresë, At. Gjergj Fishta! Njohja e vepres së tijë, është njohje e kombit…!?

Gjergj Kastriotin, At` të Kombit Nënë Terezën Nënën e Globit; Bamirsen e Kombit tonë. Atë Gjergj Fishten Poet; e Mësuesin e Kombit tonë. Dr. Ibrahim Rugovën Vizionarin, largpamsin e Kombit tonë …, I cili e ka treguar vetën, me përkushtimin; për të bërë Kosoven Shtet, të Pavarur; prandaj është e mbetet vizionar largëpamës . Familjen Jashari “gjak i ndezur Shqiptar”. Adem Jasharin trim Legjendar; …, e qindra e qindra të tjerë Heroinj e Deshmorë…!?

Unë kam sherbyar mësues “i atijë regjimi të djehit” e s’mundesha t’ua lexoj nxënësve të mij, as edhe nji varg të Mësuesit të Kombit, At` Gjergj Fishtes deri atëhere; kur filluan të fryjnë erërat e Demokracisë.

Kam mbaruar shkollen e lart, per histori – gjeografi dhe “gjeografinë fizike të kosovës” e kemi pasë pothuase të anashkaluar, e ç’ ishte kjo…?

-Fund e krye “frymë sllavo – serbe”

At Gjergj Fishta ishte: Humanist, Punë Madh, At’ Dhetar dhe plot Lavdi; i cili u torturue qellimisht edhe mbas vdekjes; nga ai “pushtet i kohes se djehit”, ( rrezik i cili nuk po na ndahet).

Drejtimi i të ardhmës sonë është interprertimi i ri i së kaluarës historike për të ecur e përdorur të sotmem dhe të nesermën, të zbulojmë të vertetën; për të kaluarën tonë dhe të ecim drejt përpara !

Vepra e Fishtes vjen me madhështinë e të drejtës Historike Shqipëtare dhe deshmon Mbijetesën e Kombit Shqipëtar Porosia e Gjergj Kastriot –Skënderbeut e At. Gjergj Fishtes dhe e gjithë të rënëve për At’ Dhe është BASHKIMI KOMBËTAR … kjo u takon BREZAVE !

-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga USA, dhjetor 2019-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok