16/11/2024

Armiqtë tanë të vetëm janë politikanët tanë kriminelë dhe indiferenca jonë

0

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Ne lexojmë shkrime të mirëfillta për të hedhur një dritë të pjerrët mbi jetën tonë, për të parë mendimet dhe idetë tona nga këndvështrime të reja dhe ndoshta për t’i korrigjuar ato. Ndër detyrat e jetës, nuk di asgjë më të rëndësishme sesa të mos lavdëroj ata që meritojnë  ndëshkim.

***

Ne shqiptarët nuk e lëmë diellin të lindë kurrë.

Pushteti antikombëtar, i korruptuar dhe kriminal po shkatërron vendin dhe kombin, ndërsa ne po luftojmë të shkruajmë komente politikisht korrekte.Gjendja katastrofike nuk përmirësohet kur Shqipëria drejtohet nga një grup banditësh dhe një tufë analfabetësh.

***

Thirrni gjërat me emrat e tyre të vërtetë.Të quash “një lopatë një lopatë” është një shprehje e figurshme, e cila i referohet të quash diçka “siç është”, domethënë të shkosh drejt e në temë,  të flasësh qartë dhe drejtpërdrejt për gjëra dhe të përmendësh diçka me emrin e duhur, madje edhe gjëra të turpshme apo të pakëndshme, pa zbukuruar fjalët ose shprehjet me lule.

 

Me funksionar publik nënkuptohet kushdo që ushtron autoritet publik në emër të shtetit ose komunës, ose që e ka këtë kompetencë në bazë të pozitës së tij.

Nga Kodi Penal i shteteve demokratike rezulton se nëpunësi publik dënohet nëse shpërdoron pozicionin e tij për të cenuar të drejtën e dikujt duke kryer ose moskryer një akt shërbimi. Pretendimi për faj është i qëllimshëm. Shkelja dënohet me gjobë, me humbje të shërbimit ose me burgim.

Kryeministri i një vendi demokratik duhet të jetë një person i punësuar nga banorët e vendit (në rastin tonë nga Kombi Shqiptar) për të kryer një detyrë veçanërisht të rëndësishme për një periudhë të caktuar kohore.

***

Megalomani dështak i Shqipërisë, EdvinKristaqRama, i vetëquajturi “Nxënës i Konicës”, është i rrethuar nga krijesa që i thonë vetëm atë që ky padishahserbo-fil dëshiron të dëgjon, dhe meqenëse iluzionet e përsëritura shpesh kthehen në besime të forta, pacienti që vuan nga sëmundje mendore (ndoshta për shkak të drogës së përzier me rakinë serbe) bie viktimë e iluzioneve në kokën e tij. Kjo duket qartë në argumentet që ai paraqet kudo, pavarësisht se çfarë.Çdo fakt i padiskutueshëm që nuk pajtohet me “të vërtetën” e tij është detyrimisht një gënjeshtër.Ndërsa e vërteta e vërtetë është krejt ndryshe.

***

Shqiptarët përfaqësohen në parlament nga të zgjedhurit e mercenarit serb, një komunitet “rilindësish” zuzarë, biografitë e të cilëve përfshijnë vjedhje, vjedhje, vjedhje por edhe vrasje dhe arrestime të shpeshta.

Kryeministri i Shqipërisë që ka ofenduar rëndë mbi 90% të popullit shqiptarë duke i quajtur gomarë, e ka mbrojtur hapur Serbinë prej vitesh, dheky “humanist” që përçmon kombin e tij, apelon që përveç masakrave të mëparshme,të harrohet edhe gjenocidi i fundit i barbarëve serb ndaj shqiptarëve të Kosovës (1998-99) duke cituar një kashelashë të qëndisur nga gjyshja e tij:“Komshiu i lumtur, shtëpi e lumtur”.

***

Në një sistem diktatorial të gjitha fëlliqësitë që i shkojnë për shtati regjimit janë të zakonshme.

Në një sistem demokratik, deklarata fyese ndaj gazetarëve apo banorëve të vendit, që i nxjerrë nga goja ndonjë kryeministër apo deputet i kuvendit, janë vetëm një sirenë paralajmëruese për t’u ngritur dhe mbrojtur demokracinë në vend.

Sikur Shqipëria të ishte një demokraci e vërtetë, asnjë kryeministër, asnjë deputet i kuvendit qoftë ai mashkull apo femër, askush, qoftë me fjalë (deklarata) apo me vepra,nuk mund të shkonte përtej vullnetit të shqiptarëve.

Para se të merrnin detyrën (pasi i vodhën dhe blenë votat), të gjithë u betuan se nuk do të shkelnin Kushtetutën e Vendit. Çdo shkelje e Kushtetutës, nga cilido qoftë prej tyre, është vepër penale, akt kriminal kundër vendit dhe kombit shqiptar, dhe shkelësi patjetër të dënohet me burgim afatgjatë. Apo jo?

Dhe, a ka ndonjë vend demokratik në rruzullin tokësor (përveç Shqipërisë diktatoriale)që shkelësit e Kushtetutës përkatëse i quan “zonja” dhe “zotëri” në vend të kriminel dhe kriminele? Po gardianët (rojet) e burgut, kur do t`ua dërgojnë ushqimin këtyre shkelësve të ligjit, a do t`ju thuan: “Urdhëro, të bëftë mirë, apetit të mirë zonjë (zotëri)”,– ose në vetvete do t’i përçmojnë?

PS: Kuptohet, përherë kur kritikoj, në çdo shkrim, fjalët e mia u drejtohen vetëm atyre që e meritojnë, ok?

***

Edhe para Ramës, gjatë regjimit monist të dajës, Shqipëria u trondit nga shumë valixhe të mbushura me skandale ku aktorët kryesorë ishin politikanët „e zgjedhur“nga „partitë ndryshme të zonës, ndaj mund të flasim për një lloj tendence të përgjithshme të „rilindësve“ që i ka rezistuar kohës dhe ka mbijetuar gjatë dekadave.

Skandalet përfshijnë gjithashtu një numër ministrash të brendshëm dhe komisarësh policie, gjyqtarë, për shkak të krimit të organizuar, kontrabandës së paautorizuar të drogës, marrjes së dhuratave dhe formave të tjera të përfitimeve dhe shpërdorimit të detyrës.Pasioni ishin paratë që fitonin me ryshfet dhe shantazhe të biznesmenëve vendas.

Shqiptarët dhe mentaliteti i tyre shpeshherë dhe me meritë lidhen me epitetin e heronjve, njerëzve të guximshëm, patriotë, krenarë dhe të fortë që besojnë fort në pikëpamjet e tyre dhe në mendimin e tyre të pagabueshëm. Por padyshim që është koha për t’u shqetësuar dhe pyetur se kujt i besojnë dhe kush i përfaqëson. Këta shembuj tregojnë se në politikë (dhe religjion) ata kanë një besim të çuditshëm te mashtruesit që i turpërojnë, shfrytëzojnë, varfërojnë, i zvogëlojnë numerikisht (rinia ka ikur) dhe shkatërrojnë.

***

Ato 5-6 media të vërteta kombëtare që kanë në fakt shqiptarët, flasin e shkruajnë për kriminelët çdo ditë: tradhtarë, pedofilë, trafikantë të qenieve njerëzore dhe drogës, arrogantë, të vrazhdë (…) por çfarë rëndësie ka!

Rënia e kritereve reflektohet në faktin se Partia Komuniste ekstremiste antikombëtare, pas largimit përgjithmonë të xhaxhait, u maskua si një “rilindës socialist”,një prostitutë servile serbo-file; kështu që çdo gjë që është e gabuar – për ta është bërë krejt normale.

Dhe ai makth po kthehet tani. Shqipëria është ende, në fund të fundit dhe pavarësisht gjithçkaje, vendi i Enverit. Jo vetëm që e kaluara e keqe po kthehet, por po na shërbehet një e ardhme edhe më e keqe.

Dhe sa më shumë zemërim dhe dënim nga ata të paktët që i kundërvihen ligësisë, aq më i fortë është pozicioni i tyre dhe aq më i qëndrueshëm është popullariteti i tyre.

Dhjetë vjet më parë, filloi mbretërimi i “piktorit” nudist që ishte një anomali e votuesve shqiptarë të cilëve nuk u ishte mbushur mendja nga terrori i dajës, një plejadë që shihet një herë në një mijë vjet, rreshtimi i planetëve dhe rënia e lutjeve.Qytetarët dhe votuesit pritej të mësonin diçka sepse ishin djegur, ndoshta pak në siklet, të kthjelloheshin dhe të kuptonin se eksperimenti me komunistët kishte dështuar. Megjithatë, në këto dhjetë vite Rambo, pavarësisht kritikave dhe dënimeve,ka arritur të fitojë edhe tre cikle zgjedhore në Shqipëri, në një vend që ende mendon se ka fatin e mirë që sundohet nga trashëgimtari i dajës, autokrati që ka kapur absolutisht të gjitha pushtetet. Cili është sekreti? Sigurisht në faktin se Rambo dhe banditët e tij thjesht nuk kanë konkurrencë të denjë. Është e dukshme kudo dhe sot. Pse? Mungon rezistenca. Edhe ajo opozitë e dobët që ishte, është grimcuar, thërrmuar, e copëtuar dhe e ndarë pjesë-pjesë përbrenda nga disa minj të kanalizimeve…

Nuk mjafton pyetja Kush duhet të qeverisë a të drejtojë”,por “Si të kontrollohen ata që drejtojnë”.

***

Çfarë është një përfaqësues parlamentar (deputet), shpjeguar thjeshtë?

Një përfaqësues parlamentar është një anëtar i zgjedhur i Asamblesë Kombëtare të Shqipërisë, Kuvendit.

Çfarë bën një përfaqësues?

Një përfaqësues është një person i zgjedhur ose i emëruar nga një grup njerëzish për të folur për grupin (në emër të grupit) në një kontekst zyrtar.

Çfarë do të thotë fjala: përfaqësuar?

Përfaqësimi është të vepruarit në emër të dikujt ose në vend të dikujt; të qëndrojë për diçka (për të mbrojtur diçka) – duke mos shkelur aspak  interesat e popullit dhe vendit.

Një mbrojtje të programit të partisë së vet, por duke mos dëmtuar për asnjë çmim interesat kombëtare dhe të vendit. Pra, një mbrojtje e padiskutueshme e sigurisë, interesave dhe vlerave të Shqipërisë.

***

Fanatikët e partisë që minojnë ekzistencën e kombit dhe vendit.

Në një demokraci, partia politike që do të qeverisë vendin zgjidhet nga votuesit, për të qenë zëdhënësja e votuesve. Ajo nuk duhet të mashtrojë votuesit e saj.A i mashtroi “Rilindja” votuesit e saj

Është e domosdoshme që edhe në trojet e arbrit të sundojë ligji, i njëjtë për të gjithë, askush para ligjit.

Shkelësit e ligjit (kriminelët) duhet të burgosen, pavarësisht gjinisë. Askush nuk duhet të shihet përmes syzeve. Gratë duhet të kryejnë burgimin e tyre në burgjet e veta ose në repartet e burgjeve të përshtatura për gratë.

Barazia para ligjit është një parim që thotë se ligjet do të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe se të gjithë kanë të drejtë për të njëjtin trajtim nga autoritetet publike dhe nga gjykatat. Barazia para ligjit është një nga të drejtat e njeriut.

Edhe gratë “rilindëse” të Kuvendit të Shqipërisë (ato që eventualisht meritojnë respekt pavarësisht gabimeve të deritanishme)duhet të kenë pavarësinë dhe sigurinë e tyre, të ulen në tryezën e vendimeve dhe të thonë atë që mendojnë, të mos e lënë veten të dirigjohen nga një karkalec i pandërgjegjshëm qëllimi kryesor i të cilit është që njerëzit e arsimuar dhe kualifikuar në lëndë dhe profesione të ndryshme, e sidomos të rinjtë e Shqipërisë, të largohen përgjithmonë nga vendi i tyre.Gjenocidi në mënyrë paqësore.

***

Shqipëria, një vend me natyrë të egër (të paprekshme) dhe të bukur, kushte të vështira jetese dhe një popull heroik, liridashës me një të kaluar të lavdishme, të cilët përmes disfatës dhe vuajtjeve kanë arritur statusin e tyre të paracaktuar, të dhënë nga Zoti si një vend i ribashkuar dhe një komb i lirë, demokratik…

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok