22/12/2024

ARMIKU I DUKSHËM I POPULLIT

0
u6_Kalosh-Celiku

NGA KALOSH  ҪELIKU

Përderisa deri Dje, “armiku” im i padukshëm”, ishte Koronavirusi?! Sot, janë partizanët e  partive politike të dukshëm të Qeverisë “Vëllazërim- bashkimit”. Paaftësia e tyre profesionale, që të hyjnë në luftë me Koronavirusin. Dje, me bombardime mediale: Mos dil në rrugë pa maskë, laj duart me sapun, dy metra rri larg edhe me Gruan besnike, dil dhe këndo këngë në verandë!. Nuk mund të dalësh, dhe hysh nga vendi pa vaksinë qeveritare! Edhe, kurrsesi në Luftë me Koronavisursin. Dhe, më lanë edhe këtë vit pa pushime verore.

Sot, mos hyn edhe në restorant pa vaksinë! Shkaku, se: do të dënohesh me 250 euro. Dhe pronari restorantit me mijëra euro marramendëse. Hë, për hë: m’i lanë si Zona të lira: kopështin e shtëpisë, rrugët e “Bit-Bazarit”, dhe “Parkun e Grave”… Edhe, ma përkujtojnë kohën e dikurshme të skllavërisë zezakëve Afrikës, kur ndaloheshin të hyjnë në restorante.

Imzot, po Sot jemi shekulli XXI, dhe ende do të vazhdojmë me masa qeveritare: Ndarjen në baza fetare, kombëtare, racore, politike dhe “shkencore”?! Njerëzimit, t’i merret edhe e drejta e jetës private, lirisë, duke e detyruar popullin me zor të marr vaksinë, kur ndonjëri edhe kurrë nuk ka shkuar te mjeku, nuk ka as librezë shëndetsie. As, nënshtetësi të shtetit të “përbashkët”. Vite e vite, nuk merr aspirinë, me përjashtim të hapeve rakisë rrushit. Dy shtamave me verë të Mikes Di, nën Rrap. Dhe, vitamin: D, GJ, U -12, dhe H. Kurrsesi, çaj rusi. E, partizanët partiak pa dëshirën e tij e detyrojnë me metoda policore “shkencore”, patjetër ta marrë vaksinën ruse, kineze dhe atë serbe?!

Fenomen, i çuditshëm propagandistik dhe politikë: Kaq e kaq infektime me covid -19, kaq e kaq të shëruar në spital, kaq e kaq vdiqën. Aspak, lajme për lindje?! Shumica e njerëzve, vdesin edhe nga frika. Shkatrrim i njerëzimit. Didakturë politike partiake dhe frikë në popull. Vetëm e vetëm, për ruajatjen e posteve të tyre politike, karrigeve dhe pasurisë personale, familjare, miqërosre, klanore dhe partiake, duke kërkuar votën e lirë të popullit, të cilin e kanë mbyllur në burg shtëpiak. Eksperimente, të papara politike me popullin. E, përsëri viktimë, mbetet  populli. Jeta e tyre vazhdon me poste poltike.

Mirë, do të ishte: Qeveria e “vëllazërim-bashkimt”, ta vaksionojë edhe Talebanin e tyre (Patriotin e Vonuar) me vaksinë ruse, serbe, kineze… Ose, Talebane. Patritotin e Vonuar: Që, deri më Sot, i ka ndërruar disa burra partiak, Parti Politike Shqiptare me “besë” e pa besë. Poste të partive politike. Edhe, Sot: Hajduti e shanë hajdutin?!

Ndoshta, ai edhe i pari i ka marrë vaksinat e këtyre shteteve demokratike. Kutadi. Ndodhë. Prandaj, edhe Patrioti i Vonuar: Mund të vazhdojë të pi Ҫaj rusi, në “Bit-Pazar” të Shkupit. Përnesër, nuk e di.,.Zoti e shpëtoftë me çaj rusi, në “Bit – Pazar”! Mund, të pi edhe raki rrushi.

Dhe, siç duket: Qeveria e “vëllazërim-bashkimit” me masa “shëndetsore”, një ditë do të na kërkojë vërtetim për vaksinë edhe për të hyrë në varr…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok