22/12/2024

Arkeologët italian dhe Shqipëria e viteve 1880-1944

0
u6_Arkeologet-italian1

Nga Gëzim Llojdia

1.

Burimet italiane por edhe ato shqiptare  shqyrtojnë njw fakt: se arkeologët e huaj patën interes në vitet ‘ 20 për gërmime arkeologjike në tokën e lashtë të shqiponjave. Te Academia.edu morra një material të cilën ja kërkova fillimisht  G.Lepore që ka përgatitur një katalog :” Qytetet antike dhe peizazhi në Shqipëri”. Një shekull kërkimesh arkeologjike italo-shqiptare dha miratimin, që në thelb përbënë edhe një material të plotë të shkruar nga Sandro De Maria nën përmbledhjen:Arkeologët italian dhe Shqipëria (1880-1944).S.De Maria thotë:Do fillimit të mijëvjeçarit të tretë ato që do të rikthejnë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis kulturës të jenë vitet mbyllëse të mijëvjeçarit të dytë dhe italiane dhe asaj shqiptare në fushën e arkeologjisë prehistorike, klasike dhe mesjetare, pas një pushimi të gjatë, të paktën prej fundit të luftës së dytë botërore. Vështirësitë ishin mbi të gjitha të karakterit politik lidhur me mosmarrëveshjet e mëparshme dhe situata politike e brendshme në Shqipëri, ngjarje që vonuan ristabilizimin e lidhjeve midis këtyre dy vendeve për një kohë të gjatë .Raportet midis dy vendeve në këtë aspekt do “shërohen” vetëm në vitin 2000, pas fillimit të Fushatave Arkeologjike Italiane të Universitetit të Bolonjës në Phoinike, në rrethin e Sarandës. Nuk ishte e lehtë të riktheheshim pas gjithë këtyre viteve të errëta, ndërsa në të njëjtën kohë disa projekte nga vendet perëndimore kishin ristabilizuar
marrëdhëniet, duke paraprirë ato të Universitetit të Bolonjës me Institutin Arkeologjik Shqiptar.

2.Sandro de Maria shkruan:Rrëfimi i marrëdhënieve midis brigjeve lindore dhe perëndimore të detit Adriatik dhe detit Jon, shpesh here pa një kualifikim me vlera shkencore, të kryera nga udhëtarë të vetëm apo grupe të koordinuara, shtrihet në një hark kohor të gjatë dhe të komplikuar. Tregimi I këtyre ngjarjeve fillon shumë larg në kohë, por ngjarjetme rëndësi më të madhe do të zhvillohen në fillim të shek. XX .Ngjarjet për të cilat do të flasim, e kanë zanafillën nga një udhëtim që u zhvillua në gjysmën e parë të shek.XV, mbi një anije të vogël. Ky udhëtim u krye të paktën dy herë, nga Ankona me destinacion brigjet epiriote,udhëtim i cili për shkak të stuhive u detyrua fillimisht të kryej një ndalesë në Zara (Kroaci). Më pas lundrimi do të vazhdoj deri në brigjet e Artës, që në antikitet njihej si Ambrakia, një koloni e Korintit, sonte pozicionuar në pjesën jugore të krahinës së Epirit modern. Mbi këtë anije, më 1435, pasi kishte zhvilluar një udhëtim të njëjtë rreth vitit 1418, udhëtonte drejt BallkanitQirjaku i Ankonës (Ciriaco de’ Pizzicolli, Ankona 1391 – Kremona 1452), tregtar dhe një humanist i  pasionuar pas kulturës antike. Jemi të sigurt mbi ndalesën e tij në Butrint, një ndër qytetet antike të perënduara nga Virgjili në përshkrimin e udhëtimit të Eneas nga Troja në Itali. Qirjaku i Ankonës zhvilloi këto udhëtime në një periudhë kur tregtarët dhe udhëtarët më të njohur përsa i përket rrugëve detare, janë venecianët, të cilët kërkonin të zbulonin këto territore, të cilat në pjesën më të madhe ishin zona misterioze dhe për të cilat nuk diheshin shumë informacione.Udhëtarët e gadishullit italik, treguan një interes të caktuar për brigjet dhe territorin ballkanik, interes i cili me kalimin e kohës dhe shekujve, do të behët gjithmonë e më i fortë. Eksploruesit, tregtarët, ushtarët nuk do të mungojnë në shekujt e ardhshëm, por interesi mbi historinë dhe antikitetin e vendit të shqiponjave nga ana e studiuesve italianë do të maturohet përafërsisht pesë shekuj më vonë.

3.

Kush ishin eksploratorwt  e parwt drejt vendit misterioz tw shqiponjave?Arkeologët, natyralistët dhe diplomatët italian në shek. XVIII dhe XIX,thotë S.De Maria.Në dekadat e fundit të shek. XVIII dhe dekadat e para të shek. XIX, mund të themi se fillon një periudhë interesimi specifik nga ana e kulturës arkeologjike italiane ndaj territoreve që pozicionohen në pjesën lindore të detit Adriatik dhe detit  Jon. Ky interesim, fillimisht është i pranishëm me studiues të cilët zhvillonin kërkime me karakter epigrafik, ndër figuratmë të famshme ajo e Paolo Orsi-t (1883) dhe rreth 20 vjet më vonë ajo e Roberto Paribeni-t. Paolo Orsi (Rovereto 1859-1935) i përket brezit të arkeologëveitalian të cilët formimin e tyre e morën në Austri nënPerandorin Austo-Hungareze. I të njëjtit brezë, është edhe arkeologu lindur në Rovereto, Federico Halbherr (Rovereto 1857 – Romë 1930). Roberto Paribeni (Romë 1876 – 1956), njëzet vjet më i ri së dy arkeologët e sipër përmendur, nuk lind si arkeolog por si historian.Paribeni pati një rol të
veçantë dhe të rëndësishëm në organizimin e fushatave arkeologjike italiane në Shqipëri

Ndër arkeologët e parë italianë që u treguan të interesuar për antikitetin në territorin shqiptar, është edhe siciliani Biagio Pace (Comiso 1889 – 1955), i cili kishte mbuluarrolin e profesorit të arkeologjisë klasike në Universitetin e Palermos, Pizës dhe Napoli dhe më pas profesor i topografisë antike të Romës. Ai është autori i një prej publikimeve akademike më të rëndësishme për periudhën,siç ishte vepra Arte e civiltà della Sicilia antica, në 1935. Edhe Pace ishte afër regjimit fashist, por ajo që na intereson më shumë është shkrimi i një kumtese nga Pace në 1920, e cila u publikua në Annuario della Scuola Archeologica Italiana di Atene (revista vjetore e Shkollës Arkeologjike Italiane në Athinë), i cili trajtoi origjinën e ilirëve dhe lidhjen e tyre me popullin shqiptarë, një temë e cila deri në atë periudhë nuk ishte trajtuar. Paralelishtë me figurat e sapo përmënuar është e nevojshme të kujtojmë, për influencimin që pati në dy dekadat e regjimi, edhe një personazh tjetër. Bëhet fjalë për Antonio Baldacci (Bologna 1867-1950), i cili në thelb nuk kishte interesa arkeologjike. Ai kishte një formim akademik në fushën e gjeografisë, botanikës dhe natyralist, disiplina me të cilat arriti të ushtroi përpak kohë rolin e profesorit në universitetin e Bolonjës dhe Romës. Baldacci do të këtë një rol të rëndësishëm fal udhëtimeve që do të zhvilloi në Shqipëri dhe nëBallkan, një pjesë e Evropës e cila në fund të shek XIX,konsiderohej si një vënd ekzotik dhe një territor pak i njohur për vendet perëndimore. Në moshë 18 vjeçare, ndërmori një udhëtim në Malin e Zi, eksperienc të cilën e përsëriti edhe në vitet e ardhshme. Gjatë udhëtimeve të kryera në territorin e Ballkanit, pikë së pari, ai u interesua në aspektet e peizazhit  natyror, kërkime të cilat i publikoi në disa kumtesa dhe libra. Më vonë Baldacci do të futet në politik, duke mbuluar rolin e diplomatit, por roli i vërtetë do të ishtë ai i agjentit. Aktivitetet e tija më shumë se diplomatike ngjasojnë me ato të një agjenti politik,ose agjenti sekret. Në vitet 1888-1890 dhe 1892-1902,realizoi dy udhëtime në Shqipëri, udhëtime me të cilat do njihej më mirë me territorin, njohuri që do ti publikoi në një libër në vitin 1917 (Itinerari albanesi1892- 1902). Ai pati mundësi që nëpërmjet lidhjeve të shumta që kishte krijuar, të bënte të mundur nisjen e një fushate arkeologjike në Shqipëri. Si përfundim mund të themi se Baldacci ishte një personazh me aktivitete të dyshimta, një politikan dhe njëri me pushtetë, mbi të gjitha gjatë dy dekadave të regjimit fashist. Do të luante një rol të rëndësishëm në konsolidimin e marrëdhënieve midis dy shteteve dhe në njohjen e territorit shqiptarë. Publikimet e tija të shumta dhe rreth 40.000 letër këmbime gjenden sonte në Biblotekën e “Archiginnasio-s” në Bolonja. Ky fond arkivor ka një rëndësi të madhe për historin e Ballkanit në shek. XIX dhe XX, në fusha të ndryshme, dhe sidomos për raportet bilaterale italo-shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok