22/12/2024
Arjan-Kullakshi

Nga Kastriot Dervishi

Një ndër njerëzit e parë që u mor me evidentimin dhe kërkimin e eshtrave të personave të vrarë apo të vdekur në burgje të kohës së diktaturës, ishte edhe Arjan Kullakshi (në foto). Fillimisht ai punoi në Drejtorinë e Administratës së Burgjeve (DAB) e më pas në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Në atë kohë funksionin për kërkimin e eshtrave e luanin një komision qendror në DAB dhe komisionet vendore në degët e rendit publik.

Arjani u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë në janar 2021.

Vetëm në periudhën 1.4.1992 deri më 30.6.1992 u paraqitën 809 kërkesa (503 në komisionin qendror dhe 296 te degët e rendit) dhe iu gjetën eshtrat 213 personave.

Përllogaritet se në vitet 1991-1996 u gjetën eshtrat e rreth 2 mijë personave. Respekt për gjithë ata njerëz që kontribuan dhe punuan në atë kohë me idealizëm e përkushtim, ndër të cilët ishte edhe Arjani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok