21/12/2024

Nga Edison Ypi

S’ka gjë më turbulluese për një mashkull se Ardenica.

Kodra gji, muret rrethi rozë, kumbanarja thithkë, këmbana krater prejnga shpërthen shenjtëria.

S’ka rast më të përshtatshëm se ky muzg i përflakur për tu ngjitur për ta ndjerë nga afër Ardenicën.

Lart, qiell i ndezur.

Në lindje, kodra të kuqërremta.

Në përëndim, lumenj gjaku.

Poshtë, fusha të blerta.

Rretheqark, katunde të grinjta.

Në mes, kumbanarja ku shpërthen qumështi nga thithka.

Brenda; kisha, vorreza, qiparize, biblioteka, dhe murgj. Secili prej murgjve, një si Ai që nuk e ka gjetur një si Ajo.

Në lokalet rrotull, meshkuj që bëjnë sikur hanë e pinë, por në fakt presin të pijnë qumështin që shpërthen nga thithka dhe rrjedh nga kodra nëpër luginëzat duke u derdhur nëpër fushë në një mijë rrëkeza.

Tek zbret duke parë kodrën e lagur nga derdhja e qumështit, konstaton se të ka ndodhur e njëjta gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok