25/12/2024

‘ANTOLOGJIA E POEZIVE MË TË BUKURA TË BOTËS’

0
Marku-Antologji-Bota

Nga Rudolf Marku

Qëllimi i kësaj përmbledhjeje është sjellja në një libër të vetëm i disa prej poezive që më kanë pëlqyer më tepër, gjatë leximit të poezisë botërore, përgjatë shumë viteve.

Struktura e këtij libri nuk është as tematike, dhe as gjeografike. Është një përmbledhje e poezive që i kanë shfaqur rezistencë dhe qëndrueshmëri kohës, falë kanoneve të veta estetike.. Qëllimi im është t’iu ofroj lexuesve kënaqësinë e leximit poetik, në kuptimin e thjeshtë, dhe, njëherësh kompleks, të konceptit kënaqësi leximi.

Libri është një katalog poetik që përfshin krijimet që nga fillimet e shkrimit, Mesopotami dhe Rigvedat e Tibetit, deri në kohërat tona. Poezia e shekullit të XX zë një vend të rëndësishëm në këtë vëllim.

Në planin personal, ky libër është një ndalesë e imja gjatë udhëtimit tim gjysmë shekullor në peizazhet e fushave, vargmaleve, honeve dhe greminave, njëkohësisht të frikshme dhe joshëse, të Poezisë Botërore. Një peizash, pjesë të rëndësishme të së cilit kam konsideruar dhe vazhdoj ta konsideroj edhe poezinë e shkruar në gjuhën Shqipe.

Përmbledhja përfshin tetëdhjtë e dy poetë, dhjetë prej tyre Nobelistë, dhe përmban njëqind e dyzet e pesë poezi.

Kam bindjen se ky libër përfaqëson disa nga arritjet më të mira të poezisë në botë, poezi e cila nuk kërkon të vetëspjegohet para kritikëve skeptikë dhe para lexuesve, përse është e tillë; një poezi që ka kurajon të vetëquhet poezi, ngase kanonet estetike përputhen me gjithë krijimtarinë më të mirë poetike në tërësi; por dhe duke qenë poezi që nderon përparësinë e komunikimit me lexuesin – sa kohë që jemi krijesa të gjuhës – dhe që është pjesë e tërësishme e vlerave të shpirtit Njerëzor!

Libri është i treti me përkthime poetike që botoj këtë vit- 2024- krahas librave të Safos dhe Katulit, botuar nga Shtëpia Botuese e respektuar ‘Dukagjini’, Kosovë.

Ndërsa ‘Antologjia’ e Poezive më të bukura të Botës është botuar nga Mediaprint, një emër që shquhet për botimet me elegancë dhe sqimë profesionale, nën kujdesin e redaktorve Katjusha Pogaçe dhe Silvana Farruku, dhe të Graphic Design të Elsi Kondos.

Libri mund të gjëndet në Librarinë Adrion dhe në shumë librari të tjera të Kryeqytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok