23/12/2024

ANTIKOMUNISTË TË TILLË DUHEN SHPIKUR…

0
Rexhep-Shahu

NGA REXHEP SHAHU

Kerkohet nje disident politik qe te thote hapur e qarte pa rrena e trillime se une kam bere burg se kam qene kunder Enver Hoxhes e Partise komuniste, kunder regjimit diktatorial dhe te mos jargavitet duke thene se ja spiunet qe me spiunuan e me denuan.

Nese nje disident thote se eshte spiunuar e denuar nga spiunimet dhe nese sot vjell urrejtje kunder bashkepunetoreve te sigurimit, duke heshte per punetoret e sigurimit, ai pohon se nuk ka qene disident, por kane shpifur e kane spiunuar per te spiunet, bashkepunetoret e sigurimit. Po te mos e kishin spiunuar bashkepunetoret e sigurimit, po te mos kishin shpifur per te, ai nuk do te bente burg, pra nuk ishte disident.

Ndaj kerkohet nje disidence qe te mos shaloje bashkepunetoret e sigurimit por te artuikulohet qarte, kam bere burg se kam qene me ndergjegje e me bindje hapur kunder regjimit komunist.

Nje disidence e tille e shendetshme do ta shpetoje Shqiperine ndersa disidentet deledash qe perkulen para punetoreve te sigurimit e shkelin me kembe bashkepunetoret e sigurimit, nuk i sherbejne shendetit te disidences tone, te dinjitetit tone.

Natyrisht qe kishte spiune, natyrisht qe edhe nese nuk kishte spiune, sigurimi do t’i krijonte, do t’i gjente, do t’i shpikte spiunet apo bashkepunetoret sepse ashtu ishte procedura, duhej bere dosja. Kjo eshte e qarte.

Bashkepunetoret e sigurimit udhehiqeshin e diktoheshin ne cdo hap nga punetoret e sigurimit, ani se rrufete e urrjetjes e dobesise tone bien jo mbi punetoret por mbi bashkepunetoret e sigurimit qe gjenden lehte permes shterngimeve e kercenimeve.

Por cudia ndodhi pas renies se regjimit komunist se disa  njerez te burgosur qe pane dosjet e tyre, u turren kunder bashkepunetoreve te sigurimit sikur ata kishin bere burg vetem per shkak se ishin spiunuar nga bashkepunetoret e sigurimit qofte keta velllezer, daje, nip, burre, grua, dashnore, dashnor etj etj.

Duke u turre me terbim kunder bashkepunetoreve te sigurimit te denuarit u çveshen nga kostumi i te denuarit politik, nga kostumi i disidentit, i njeriut anti parti, anti regjim, nga kostumi i atij qe nuk e kishte dashte dhe e kishte kundershtuar me bindje diktaturen komuniste dhe u shnderruan ne njerez qe ishin denuar padrejtesisht dhe ishin denuar vetem nga shpifjet e bashkepunetoreve te sigurimit pasi po rezulton se ata nuk kane qene me ndergjegje antikoministe, antisistem. Sepse po te ishin me bindje antikomuniste, anti sistem, ata vetem me veglat e sigurimit te shtetit nuk do te merreshin, vetem me bashkepunetoret nuk do te merreshin kurre, e shumta do ti meshironin ata por nuk do ti shpallnin shkaktare te burgosjes se tyre.

Te denuarin politik, ate te denuar qe ka qene kunder partise se punes e kunder Enver Hoxhes, kunder sistemit kriminal te luftes se klasave nuk e perfytyroj dot si ata nxenesit spiune ne klase qe ankohen te mesuesi se po ia nxjerr gjuhen shoku i klases apo se e pickoi shoku i bankes.

Jam deshmitar i gjalle dhe deshmoj sot e mot se shume te denuar politike e tutore te tyre, oficere sigurimi, shefa partie etj etj, hane mish e pine raki e bejne krushqi me njeri – tjetrin. Nuk jam kunder, as kam qene as jam kunder, shoqeria do te pajtohet, martesat armiqesite i kthejne ne miqesi, por nuk duroj dot sulmin e peshtire qe u behet me te vegjelve, me te vobekteve, veglave me te ndryshkura te sigurimit te shtetit, bashkepunetoreve te sigurimit. Ata tallen, pergojohen, poshtrohen sic pergojoheshin dikur ballistet prej komunisteve.

Te denuarin real politik e desha dinjitoz, qe te mos merrej me bashkepunetoret por te qendronte vertikal ne jete, te thoshte une kam qene kunder Enver Hoxhes e partise komuniste dhe jam denuar me bindje per kete gje sepse kam qene kunder, kam shkruar kunder, kam pikturuar kunder, kam artikuluar kunder, kam punuar e vepruar kunder, jam zbuluar dhe jam denuar, por nuk eshte aksident denimi e burgosja.

Por duket antikomuniste te tille duhen shpikur…se ndoshta nuku ka ose ka shume pak dhe ata jane aq fisnike sa nuk flliqin veten e tyre ne faqe gazetash e ekrane televizionesh duke shaluar bashkepunetoret e sigurimit te shtetit e duke fshehur punetoret e sigurimit, duke u fshehur e nderruar rruge prej punetoreve te sigurimit…

Keshtu ndodhi e po ndodh edhe me ca te vetshpallur ikona te disidences apo te shpallur si modele te moralit nga qeveria e partia socialiste pasuese e partise se punes dhe qe ne nje mase te madhe drejtohet nga bijte e atyre qe drejtuan partine e punes.

Disidenca jone eshte me paterice. Eksponente te disidences tone i sherbejne me devocion partise socialiste, e akuzojne per cdo mos realizim te tyre ne jete ne keto tri dekada partine demokratike, e cila nuk ka bere mrekulli, por ua keputi prangat kur erdhi ne pushtet dhe ndihmoi qe te denuarit politike te ishin te barabarte me te gjithe njerzit por ne radhet e pare per nderim ndaj tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok