04/12/2024

“Anti-amerikani”!

0
Bush-Berisha

Nga Enver Bytyçi

A mund te jete anti-amerikan nje demokrat qe ka derdh para 30 vitesh lote gezimi ne mitingun e madh me James Baker?! A mund te mos e doje Ameriken ai qe ka pare dhe ndjeke me syte e veshet piper te gjitha udhetimet dhe nderhyrjet diplomatike te Richard Holbrooke e Madline Olbright per ta cliruar Kosoven nga Serbia?! A ka ndonje shans te jete anti-amerikan nje deshmitar i urdherit te Bill Clinton te 24 marsit 1999 qe te bombardohet Serbia ne emer te lirise se Kosoves?! A ka mundesi te jesh anti-amerikan dhe ta duash me gjithe zemer Wesly Clarc, ambasadorin Walker dhe sa e sa personalitete te SHBA-ve, qe kane bere emer ne mbrojtje te shqiptareve?!

Kush prej atyre qe ishin deshmitare te vizites se George Bush ne Shqiperi mund te behet anti-amerikan?! Cili prej demokrateve shqiptare nuk eshte ndjere krenar me deklarimin e presidentit Bush, kur tha se „Mjaft eshte mjaft, Kosova eshte e pavarur“?! A mund te jete anti-amerikan nje demokrat me aktin e nenshkrimit te pranimit ne NATO nga ana e liderit te tyre, Sali Berisha?! A nuk frymezohen demokratet edhe sot nga pamjet televizive te vizites se liderit demokrat Berisha ne zyren ovale te Shtepise se Bardhe nen presidentin George S. Bush dhe Bill Clinton?!

Si mund te jete anti-amerikan nje person qe eshte ftuar si mik nderi ne fermen e familjes se presidenteve Bush? Si mund ta klasifikojne te tille cunat problematike te demokracise shqiptare nje personalitet shqiptar, i cili te kete ndenjur se paku 24 ore ne shoqerine e ish-presidentit Bush Senjor dhe ish- sekretarit te Shtetit, Collin Pawell?! A mund te jene anti-amerikane mijera e qindramije demokrate, te shumtet e te cileve e ndoqen dhe e votuan „pro-amerikanin“ Lulzim Basha per hater te Sali Berishes?!

Hiqni dore nga kjo loje e felliqur, sepse eshte nje loje anti-amerikane! Ju doni te fitoni pushtet politik me nje kauze te deshtuar qe ne nisje dhe me metodat e ideologjise se diktatures, te cilen Berisha e bashkekohesit e tij e rrezuan me sukses! Ju po perdorini ne modelin e diktatoreve alternativen pro- dhe kunder – Amerikes, me qellim qe te mbaheni fort pas karriges dhe privilegjeve te saj! Por edhe sikur te shkoni ne kishe e ne xhami e te luteni gjithe diten per Ameriken, ju nuk beheni me pro-amerikane sesa Sali Berisha dhe mbeshtetesit e tij! Nuk eshte Sorosi Amerika! Amerika eshte njemilion here me e madhe se perandoria e perversitetit te Sorosit, pas qerres se ciles shkoni ju te proklamuarit si pro-amerikane! Ju kemi pare sa pro-amerikane ishit kur Geroge W. Bush vizitoi vendin tone dhe fallsifikuat lajmin e rreme te ores se vjedhur! Ju e vidhni edhe pro-amerikanizmin, se jeni mjeshtra te vjedhjes e grabitjes se meritave te te tjereve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok