11/12/2024

Aleks Buda -“Arbitër Elegantum” i debateve historike

0
Alkes-Buda-Komani

Nga Dorian Koçi

Sot është përvjetori i lindjes të historianit të njohur dhe “arbiter elegantum” i debateve historike për etnogjenezën e shqiptarëve, Aleks Buda. Vlen të përmendet kontributi i tij për rikonsiderimin historisë së mesjetës arbëre por edhe lidhjes mes ilirëve e arbërëve nëpërmjet kulturës së Komanit.

Kultura  e Komanit, thotë Profesor Buda është një hallkë elokuente e kontinuitetit midis banorëve të lashtë dhe vazhduesve arbër; një kulturë me shtrirje kohore që nga shekulli i VII  deri në shekullin e IX dhe me një shtrirje territoriale mjaft të gjerë nga alpet shqiptare deri në brigjet jugore të detit Adriatik e në luginën e Vjosës. Kultura e Komanit ishte  një kulturë e një popullsie qytetare e fshatare, bregdetare e malore, më rrënjë  në traditën antike dhe me novacione, me elementë të trashëguara nga kultura ilire halshatiane e hekurit dhe nga kultura provinciale romake e paleobizantine, ku elementët sllave nuk figurojnë veçse si elementë të izoluara dhe jo si një kulturë kompakte.

Po kështu Profesor Buda mbrojti me pathos karakterin e shtresave sociale mes popullsisë arbëre duke hedhur poshtë teza që shpesh herë riciklohen dhe në të sotmen që i konsideronin arbërit një” popull barinjsh e që rronin në kalibe. “.Dokumentat flasin thotë Profesor Buda për një shoqëri të diferencuar feudale me origjinë shqiptare, siç janë arhondët e Arbërit që mbajnë titujt e lartë të hierarkisë feudale bizantine si panhypersevastë, ata “nobli viri”, kontë, baronë, prelatë, burgencë, ato bashkësi fshatare të cilat sundimtarët bizantinë, anzhuinë etj, i cilësojnë si “burra fisnikë shqiptarë” me emrat e tyre etnikë karekteristikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok