22/12/2024

Albin Kurti nuk e kuron dot patriotizmin Edi Rames dhe as nuk e bashkon qeverine me gjysme Kosove…

0
u1_Rexhep-Shahu

Nga Rexhep Shahu

Eshte perdite e pernate interes serb qe Kosova te ndahet dhe pjesa qe mbetet jashte Serbise te bashkohet me Shqiperine.

Ndersa interes shqiptar ka qene e eshte qe Kosova te mbetet e plote Kosove, te njihet e plote nga bota, te siguroje vendin e saj ne OKB, te forcohet e konsolidohet si shtet dhe pastaj te beje cte doje, te bashkohet si konfederate me Shqiperine ose jo pasi nje shtet veshtire te behen sa te kete parti komuniste e parti pune ne Shqiperi dhe per njemije zyrat e pushtetit ne Tirane komunistat behen copash.

Te besh minister te perbashket te jashtem për Shqipëri e Kosovë apo ku ta di cfare per shenje patriotizmi eshte sipas meje dobesim i ministrit te jashtem te Shqiperise dhe te Kosoves. Me te forte jane dy ministra te jashtem shqiptare, i Kosoves dhe i Shqiperise se sa nje minister i jashtem per te dyja.

E kam quajtur dhe e quaj megallomani, praktike qe nuk e kundeshton ne thelb Serbia vendosjen e nje ministri te jashtem te përbashkët për Shqipërinë e Kosoven. E kam quajtur dhe do ta quaj gjithmone nje atentat ndaj Kosoves.

Nese Albin Kurti ia beson ministrine e jashtme Edi Rames, duhet ta dije se pastaj vete ai eshte thjeshte vetem nje minister i Edi Rames dhe jo kryeminister i Kosoves shtet sovran.

Albin Kurti ka fillue me fole shume neper media te ndryshme. Fjalet qe tha ne mesnaten e zgjedhjeve te jashtezakonshme te 6 tetorit 2019, me bene te behem me Albinin ose te mos jem me kundershtar i Albinit.

Por duket se duke fole shume edhe gabon ose e tepron.

Nese Albini merr persiper te na e shese tani per patriot Edi Ramen, te retushoje kurojë e rregulloje portretin politik e patriotik te Edi Rames i cili e ka anashkaluar Kosoven gjithmone per te ndertuar marredheniet e tij me Serbine, kete une nuk e pranoj.

Albini fitoi ne zgjedhje te jashtezakonshme se u konsiderua pyka e lisit qe çan lisin, si ashke e lisit, u besua se ai mundet “t’u vije hakut komandantave, haracistave” etj etj. Per kete u votua Albini pra per te marre hak votuesi nepermjet tij dhe jo per arsye tjeter. Edhe nje pjese qe thane, hajt ta provojme njehere Albinin ne pushtet se kemi provue edhe derr e dose.

Nese Albini nuk e kupton kete ka me rreshqite ne akull.

Nuk do ta duroje askush sado i mire te jete Albini qe ai te behet avokat apo kurator i Edi Rames, as te behet vegel njeperdorimshme e Edi Rames, as te behet lolo i Edi Rames.

Albini nuk mund te behet kryeminister as nuk mund te qeverise pa LDK sepse Albini nuk di me qeverise dhe qeverisja eshte para se gjithash dije. Di me mbajte fjalime, por nuk eshte provue se di me qeverise.

Albini qe te mbetet kryeminister duhet te lidhet fort me LDK, te mos perpiqet ne asnje rrethane ta sfidoje LDK sepse vetem pak po e uli supin LDK, Albini rrezohet nga supi e bie ne toke dhe opozita e Kosoves qe tashme dihet se eshte agresive dhe e forte, e pamesuar te jete opozite dhe qe kerkon ardhje ne pushtet mundesisht brenda javes, e shkaterron Albinin sado qe ai duket si revolucionar i ardhur nga rruga e barikadat…

Albini duhet te heqe dore nga fjalet burgosje, denim se jane te tipit Edi Rama, burg, tritol, pranga…

E kam thene me shkrim e goje se kam qene kunder ardhjes se Albinit ne pushtet per shkak se ka perkedhele islamin e paduhur dhe eshte majtist, keto kane qene bindjet e mia.

Kur ai naten e fitores tha se do te negocohet gjithcka, pra nuk ka me Vetvendosje por negociata kunder te cilave ai ka ngrite kauzen e VV, une u bera me Albinin, u pajtova.

Por nese ai, me ceten e filozofeve te tij qe po na thone se e kane shpike shkrimin…, behet me Edi Ramen, me politikat e praktikat e Edi Rames, Albini shembet, jo prej meje, por e shemb Kosova edhe pse ai mund te bashkeqeverise me individet me karieriste te LDK, qe per post e kariere braktisin cdo ideal, edhe femijet e tyre.

Por Kosova nuk e gelltit dot me Edi Ramen, e ka pi ate leng, Edi Ramen, shokun e Batonit, te atij Batoni per te cilin foli Milosheviqi e i tha qe ti Baton ke qene i yni, dhe ai Batoni i Miloshevicit eshte miku i Edi Rames, kuratori i Edin Rames, qe ia ka cele dyert Edit ne Kosove dhe ne Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok