Albin Kurti e ç’montoi në tërësi personalitetin e tij!
Shkruan: Florim Zeqa
Kryeministri aktual i vendit tonë, Albin Kurti gjersa ishte në opozitë admirohej nga qytetarët për parimet e fuqishme dhe premtimet e tij joshëse, kurse me ardhjen në pushtet i harroi parimet dhe premtimet e dhëna para qytetarëve.
Personaliteti i dyfisht i Albin Kurtit
Me ardhjen e Albinit në pushtet, qytetarët po e shohin një Albin tjetër nga ai i djeshmi si opozitarë! Albini i sotëm si pushtetarë nuk e mbajti asnjë parim dhe premtim të Albinit të djeshëm si opozitarë!
Përveq mos mbajtjes së premtimeve, pas ardhjes në pushtet, gafet e Albinit ngarendin njëri pas tjetrit. Se a është kjo mungesë e përvojës politike apo mosdijes, u mbetet ta vlerësojnë lexuesit e këtyre rreshtave.
Vizita e Albin Kurtit në SHBA i nxori në pah dështimet e tij si politikan i kohës moderne. Takimet e kryeministrit Albin Kurti në SHBA nuk ishin në nivelin e një burrshtetasi serioz dhe të përgjegjshëm, ato më shumë u ngjanin takimeve private e më pak atyre zyrtare.
Mos hapja e dyerëve për kryeministrin e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë na kanë bërë të ndjehemi keq secilin prej nesh!
Kosova 30 vite më parë hyri në Shtëpinë e Bardhë
Është hera e parë që një kryeministër i Kosovës nuk pranohet nga presidenti i SHBA-ve!
Nuk do të ishte aspak shqetësues sikur Albin Kurti të mos pranohej nga ndonjë homolog i shteteve mosnjohëse të Kosovës, por, të mos pranohet nga presidenti i shtetit më mik dhe më meritor për çlirimin dhe pavarësimin e vendit tonë, kjo përveqse shqetësuese është edhe alarmuese për qytetarët e Kosovës, për arsye se SHBA-të janë sponsorizuesi edhe garantuesi më i fuqishëm i lirisë sonë.
Mbylljen e dyerëve pas 30 vjetësh për Kosovën në Shtëpinë e Bardhë, duhet trajtuar me seriozitetin më të madh. Si ka mundësi që “lideri i përmasave botërore” (siq e krahasojnë Albin Kurtin mbështetësit e tij) të mbetet jashtë dyerëve të Shtëpisë së Bardhë?!
Si u bë që “njeriu më i madh në shqiptari” të mos takohet me presidentin e SHBA-ve?!
Përgjigja në këtë pyetje është e lehtë dhe e thjeshtë.
Për dallim nga kryeministri Albin Kurti që qëndroi gati tre javë në Amerikë pa e takuar asnjërin nga zyrtarët e lartë, asnjë president e kryeministër tjetër kosovarë nuk është u kthyer nga Amerika pa zhvilluar takime të rëndësishme me udhëheqësit e shtetit më të fuqishëm në botë.
Albini i vogël në epokën e Rugovës, u kthye edhe më i vogël nga vizita në Amerikë
Përderisa Ibrahim Rugova, lider i shqiptarëve të Kosovës 30 vite më parë, kur Kosova për shumicën e shteteve të botës nuk figuronte as si nocion gjeografik, ai hyri në Shtëpinë e Bardhë dhe u takua me presidentin Bill Clinton, kurse Albin Kurti si kryeministër i shtetit me njohje ndërkombëtare nga 117 shtete të botës nuk arrinë të futet në Shtëpinë e Bardhë!
Vërtetë është e dhimbshme për “njeriun më të madh në shqiptari” apo “liderin e permasave botërore” të dështoi kaq keq me vizitën e tij!
Por akoma më keq se kaq, Albini dështoj me deklaratën e tij skandaloze për shfajsimin e Aleksandër Vuçiqit për krimet e Serbisë millosheviqiane!
Me shpalljen të “pafajshëm” ministrin e informacionit të Sllobodan Millosheviqit, të njeriut që i ka ditur të gjitha krimet e Serbisë kundër popullit shqiptar të Kosovës, Albin Kurti e ç’montoi në tërësi personalitetin e tij.
Për kurreshtjen e lexuesve po e publikoj të plotë deklaratën e Albin Kurtit, po citoj; “E dimë shumë mirë që presidenti i Serbisë ishte ministër i Informacionit në kohën e Millosheviqit. Por, mund ta marr me mend se Millosheviqi kurrë s’e ka pyetur Vuçiqin.
Prandaj, s’duhet të jetë e vështirë për Vuçiqin që ta distancojë veten nga Millosheviqi, i cili kurrë s’e pyeste”!
Albin reflekto dhe medito
Albin bëhu burrë e pranoje gabimin dhe dështimin politik.
Albin nëse dëshironi të hyni në histori, bëje veprimin e duhur, tërhiqu nga posti i kryeministrit, ngase nesër të gjithë do të qeshin me gafet tua dhe do të ndëshkojnë me votë për dështimin politik.
26.05.2022