22/12/2024

Albert Ajnshtajn, fizikanti që adhuronte muzikën po kaq sa edhe shkencën

0
Albert-Ajnshtajn

Nga Albert Vataj

Albert Ajnshtajn në këtë foto duke luajtur në violinë. Kjo foto u shit për vlerën 516,500 dollarë në shtëpinë e ankandit, Bonhams me bazë në Nju Jork, në marsine vitit 2018.

Instrumenti, i cili thuhet se i’u dhurua shkencëtarit në vitin 1933 nga Oscar Steger, një anëtar i Orkestrës Simfonike të Harrisburgut, kushtoi mbi tre herë çmimin e vlerësuar. Steger e bëri vetë violinën dhe e shkroi me fjalët “Profesori i shkencëtarit më të madh, Albert Ajnshtajn, i krijuar për botët nga Oscar H. Steger, shkurt 1933 / Harrisburg, PA.”

Më vonë, ndërsa punonte në Universitetin Princeton, Ajnshtajni ia dha instrumentin djalit të Sylas Hibbs, i cili punonte si portier në shkollë. Që atëherë ajo kishte mbetur në familjen e Hibbs.

Gjenit gjithnjë janë orvatur përnga një arsye për të na befasuar me pasionet e tyre, me shprëhshmërinë e atij shpirti, që në një ngulm për të shkundullitur një botë të tërë me “çmendurit” e tyre të shkencës, të qasen natyrshëm dhe brishtësisht, në një shpërfaqje që tregon se në thellësinë e tyre shpirtërore nuk ka vetëm pështjellim shifrash dhe formulash, por edhe harmoni tingujsh dhe muzikaliteti. Më tipiku ndër ta ishte ai, fitues i çmimit Nobel, zhvillues i teorisë së relativitetit, Albert Ajnshtajn, i cili konsiderohet si një nga fizikantët më të mëdhenj në historinë e shkencës.

Thuhet se ai e trashëgoi lidhjen e tij me muzikën nga nëna e tij, një pianiste e shkëlqyer.

Në një nga ditarët e fizikanit, ai shkroi: “Nëse nuk do të isha bërë fizikant, me patjetër do të isha një muzikant. Sepse unë shpesh mendoj me muzikë. Unë i jetoj ëndrrat e mia me muzikë. Unë e shoh jetën time në aspektin muzikor… Prej të gjithë momenteve të hareshme, më shumë gëzim në jetë kam marrë nga muzika.” Ajnshtajni luante violinë dhe shpesh i pëlqente të luante recitale dhome dhe solo për miqtë dhe familjen e tij. Që në moshën 13-vjeçare, ai ishte një adhurues i veçantë i sonatave të Mozart dhe i pëlqente të studionte kompozimet. Ai nuk kishte mësime formale dhe mësoi në mënyrë autodidakte.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok