18/11/2024

Aktivitetet e Shoqatës “Trojet e Arbrit” për vitin 2023 dhe planet për vitin 2024

0

Nga Nue Oroshi

Thotë një fjalë popullore: “se kur të vetë pleqëria se ku e ke lanë te ritë vaj halli për ty“. Por kur këtë  kohë  rinore dhe atë  burrërore e ke hargjuar në shërbim të kombit shqiptarë duke i dhënë  udhën e dritës historisë shqiptare nga gjithë ai terr që e krijuan historianët e diktaturave komuniste  në  Shqipëri,Kosovë, Maqedoni, Mal të  Zi dhe viseve të  tjera shqiptare duke shkruar histori të  fallsifikuar që shërben vetëm për letër të  riciklushme , për ti dërguar ato libra të  fallsifikuara për riciklim nëpër fabrikat e letrës, e për të  mos nxënë  vend në biblotakat tona.Vërtetë  ai që  është  historian i vërtetë  ndihet krenar kur e sheh se vetëm për vitin 2023 Shoqata “Trojet e Arbrit” ka mbajtur dy sesione të  mëdha shkencore në  Pejë dhe në  Dibër gjithashtu ka organizuar edhe dy akademi përkujtimore njëren në  Lucern të  Zvicrrës e tjetrën në  Prizren, si dhe është  në  realizimin edhe të  tri projekteve të  mëdha kombëtare në  Pejë për Bustin e Marie Shllakut, në  Prizren për Muranën e Gjergj Kastriotit dhe në  Shkodër për monumentin e Kapidan Mark Gjon Markut. Historiani e ndien vetën të kënaqur ku me përkrahjen e historianëve të  vërtetë  arrin të  botoj dy libërshin për Masakrat serbe, malazeze dhe të  tjerëve në  trojet shqiptare më, 1296 faqe ku kontribuan 87 autor nga të  gjitha viset etnike shqiptare dhe mërgata e madhe atdhetare.Po këtë  vit botohet një libër shumë  i veçantë në gjuhën gjermane për Kanunin e Lekë Dukagjinit, arrihet të  botohen edhe veprat e sesioneve të  kaluara shkencore për Monsinior dr.Don Zef Oroshin dhe për Kryeministrin e Shqipërisë  Etnike Mustafa Krujën. Gjatë këtij viti në kuadër të nëntë veprave që përgaditëm  ishin edhe dy vepra autoriale njëra publicistiko-historike: “Pergamena e Djegur dhe Palimpsesti i Paprekur” dhe tjetrën me poezi “Përshëndetma Tokën”. Qershinë  mbi tortë  i shtuan botimet e Shoqatës “Trojet e Arbrit “edhe dy vepra të  tjera historike, njëra me autor Petrit Palushin “Masakër në Buzëmadhe”dhe tjetra që posa doli nga shtypi dhe mbylli edhe botimet për këtë  vit e autorës Bianca Maria Gjomarkaj, vajzës se Kapidan Ndue Gjon Markut udhëheqësit të  Bllokut Kombëtar Independent, me titull “Kulla e Rezistencës –Familja Markagjoni një  Dinasti Shqiptare”. Këto aktivitetë  të  mëdha që kreu Shoqata “Trojet e Arbrit” për vitin 2023 tregon qartë se kjo shoqatë gjithë kombëtare është  tani një Akademi e Shkencës dhe Kulturës Gjithëshqiptare, e vetmja e cila është  duke e shkruar historinë  e vërtetë  dhe jo atë lara- lara.

Për këtë  një kontribut të  çmuar kanë dhënë  mbi 200 studiues dhe studiuese nga të  gjitha viset etnike shqiptare dhe mërgata e madhe atdhetare. Asnjëherë  nuk  e kam menduar se të  arrish suksese dhe të  qëndrosh në  majat e shkencës dhe kulturës shqiptare do të  krijohen edhe gjelozi të  ndryshme profesionale por fatkeqësisht kjo ndodhë tek ne shqiptarët. Të tillët që mirrën me thashetheme është  mirë që le ta nxenë karrikën të  punojnë më  shumë dhe në  fund të vitit të bëjnë  llogarinë  se çfarë  suksesi kanë arritur  mbrenda vitit,  cilat janë sukseset e tyre apo fatkeqësisht i ka pyetur pleqëria se mos e leni kohën e rinisë  dhe të  burrërisë  nëpër kafene duke pirë kafe e çajra dhe duke përgojuar studiuesit atdhetar shqiptarë që i kushtojnë kohën e tyre që shkenca shqiptare të vjen në binarët e duhur.

Meqenëse si çdo institucion shkencor dhe atdhetarë që bën planet e veta edhe Shoqata “Trojet e Arbrit” për vitin 2024 ka planifikuar një varg të madh të aktiviteteve botuese, organizative dhe disa projekte të  tjera në aspektin e ngritjes së monumenteve dhe busteve. Shoqata “Trojet e Arbrit” për vitin 2024 ka planifikuar  botimin e shtatë  veprave enciklopedike: 1.Kapidan Mark Gjon Marku–Komandant i Përgjithshëm i Forcave të  Armatosura Kombëtare ,2.Profesor Ernest Koliqi- Mendjendrituri dhe dritëdhënesi i Kombit Shqiptar, 3.Qëndresa Shqiptare në  Periudhën Kohore 1878-1952, 4. Kontributi Patër Paulin Margjokaj-për kombin dhe shkencën shqiptare, 5.Masakra Komuniste në  Tabje të  Pejës, 6.Masakra e Komunistëve në  Shtëpinë  burg të  Sherametit në  Pejë  dhe 7.Kontributi i mësuesve të  Qarkut të  Kuksit në  Kosovë  1941-1945.

Po ashtu gjatë vitit 2024 në javën e “Trojeve te Arbrit “që  do ta mbajmë  në  muajin Qershor do të  organizojmë  edhe tri sesione të  mëdha shkencore, më  9 Qershor 2024 në  Podujevë , më  10 Qershor 2024,në  Prishtinë  dhe më  12 Qershor 2024 në  Malishevë.

Për temat boshtë që do të  organizohen në  këto tri sesione shkencore do të  njoftohen me kohë studiuesit nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe mërgata e madhe atdhetare. Ne nuk do ta lamë me kaq. Në këtë  vit do ti shtyjmë me tutje edhe tri projekte të  më dha për vendosjën e tri monumenteve në Shkodër,Prizren dhe Pejë  që ka në projekt Shoqata “Trojet e Arbrit” dhe karshi rrethanave të  krijuara në  leshimin e lejeve do të  veprojmë me këto tri projekte të  mëdha kombëtare. Po ashtu Shoqata “Trojet e Arbrit” ka në  planet e saj edhe Përkthimin dhe botimin në  gjuhën angleze të  dy veprave enciklopedike: “Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të  tjerëve në  trojet shqiptare 1912-1999” me gjithsej 1296 faqe.

Kjo punë  e madhe shkencore dhe kombëtare u arrit falë  punës së  pandalshme të  studiuesve të  mirëfilltë  shqiptar pa harruar edhe donatorët që  edhe pse të  paktë  ata ndihmuan që  projekti të  ecë  përpara.Dhe krejt në  fund dua të  them se në  muajin Qershor Shoqata “Trojet e Arbrit” kremton 20 vjetorin e themelimit, dhe ky 20 vjetor po na gjen në  vlugun më  të  madh të  punës, më  një  fjalë egzistencën tonë  20 vjeçare do ta kremtojmë  me një  punë të  madhe atdhetare dhe shkencore gjatë  tërë  vitit 2024.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok