22/12/2024

AKADEMI JUBILARE- ”SHËN NËNË TEREZA- NËNA JONË E PAQES” DYSELDORF, ORGANIZUAR NGA LSHAKSH – NË GJERMANI

0
u6_Nene-Tereza

PELEGRINAZHI APOSTOLIK I IMZOT DON LUSH GJERGJIT NE GJERMANI

DHE PËRVJETORËT E SHENJTË NË AKADEMINË JUBILARE

SHËN NËNË TEREZA- NËNA JONË E PAQES

Nga Pal Sokoli

Lidhja Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani organizoj një Akademi për shenjtoren tonë, Nënën e madhe, Nënën e gjithë botës, Shën Nënë Terezën me praninë e veprimtarit, publicistit, teologut, Vikar Gjeneral i Ipeshkvisë së Kosovës me seli në Prishtinë dhe biografit më autentik të shenjtëreshës sonë, Dr. Don Lush Gjergji .

Me të arritur në Dyseldorf të Gjermanisë dhe qe nga takimi me imzot Don Lushin, Unë Pal Sokoli, Valon Azem Shkreli, Hajredin Ibrahimi dhe Niko Stylo (Kryesi e LSHAKSH-në Gjermani) takuam dhe prekem shpirtërisht frymën e Nënës sonë shenjtëreshë pikërisht nëpër mes Don Lushit. Takimi me Dr. Don Lushin kurdoherë është i ngrohtë, edhe ata të cilët nuk kanë pasur rastin ta shohin nga afër, ndjejnë një afri sikur e kanë njohur me vite. Tema e parë është atdheu, janë figurat e mëdha kombëtare qe na kanë frymëzuar dhe na kanë përfaqësuar ndër shekuj. Janë mësimet e Shën Nënë Terezës ato qe njësojnë Don Lushin me sinonimin e Dashurisë, përcaktime qe Shën Nëna Terezë i kishte përcaktime bazë të njerëzimit. Pa dashuri dhe flijim, jeta nuk ka kuptim. Pastaj edhe veprat e dashurisë janë vepra paqe.(NT). Temat u zgjeruan përgjatë darkës kur studiuesi ynë i njohur z. Niko Stylo na provokoj në arealin e tij studiues e sidomos në hulumtimet e tij gjuhësore. Temë e veçantë ishte edhe biseda dhe evokimi i Don Lushit për miqtë veprimtarë e ndër ta edhe shkrimtarin dhe veprimtarin Azem Shkreli kur kishim në praninë tonë të birin Valonin me të cilin kishte një respekt reciprok të veçantë, për urëtakun e pajtimeve Prof. Anton Çeta, Prof. Zekeria Cana, Imamin Idriz Këkruku etj. si protagonist të pajtimeve kombëtare.

LIRIA DHE DASHURIA, GJAKU DHE DJEPI I DRITËS SONË

Më 05 tetor në 11:00 ora kishim lënë kohën për inaugurimin e dy shtatoreve të dy figurave tona Gjergj Kastrioti- Skënderbeu dhe të misionares se dashurisë Shën Nënë Terezës në qytetin Breckafeld në familjen Lleshi, familje kjo qe ishte nga fshati i lindjes së nënës se Shën Terezës. Aty kishim lënë një takim të kufizuar të disa strukturave udhëheqëse gjermane, familjar dhe anëtarët e Lidhjes Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani. Kryetari (Bürgermeister) i Breckafeldit z. Andre Dalhaus, Rektori, Klaus Joraschkewitz, Prifti i komunës Klaus Optenhöfel, pronari i Firmës se njohur Baumeister z. Udo Baumeister, gazetari i gazetës lokale dhe disa të tjerë përfaqësues të sportit dhe kulturës lokal.

Pas njohjes me Dr. Don Lush Gjergjin dhe me të pranishmit e tjerë rreth një tryeze plot ushqime dhe pije spontanisht u krijuan ura njohje dhe pyetje përgjigje rreth historisë dhe jetës së shenjtores sonë Nënë Terezën. Ishin shumë emocionale rrëfimet e Don Lushit kur evokoi takimin e tij të parë me Shën Nënë Terezën, si interesohej Nëna Terezë për familjarët e saj. Në pyetjen e rektorit Klaus Joraschkewitz se si e ke përjetuar ti takimin me Nënën Terezë, Don Lushi ju përgjigj; Për mua qe nga ai takim ajo ishte shenjtore. Shpërndarja e familjes saj ishte gjithashtu një brengë e rëndë për Nënën Terezë, letra e nënës Drande e lodhur dhe e plakur i shkruante së bijës, “ Mua nuk po me del shpirti pa të takuar edhe njëherë”. Don Lushi theksoi Nënë Terezës së kjo vuajtje e Shën Nënë Terezës ishte edhe kapitali i saj qe ajo e materializoj në bamirësi. Në pyetjen e Kryetarit Dalhaus se si e ndjeni veten kur keni sakrifikuar aq shumë për të ju përkushtuar Nënës Terezë. Don Lushi ju përgjigj se unë kam shkruar këto 17 libra për të, por tanimë unë nuk kam qëllimin të shkruaj për të, por unë do të shkruaj për ato qe na ka lënë ajo. Nënën Terezë e ka njohur e gjithë bota, por bota nuk ka ditur asgjë për familjen e saj, për vendlindjen dhe për jetën e saj rinore. Prandaj ju përkushtova fillimisht ta zbardhë këtë anën e panjohur për të dhe nuk ju ndava më. Në emër të LSHAKSH. Në Gjermani fola dhe unë Pal Sokoli. Njoftova të pranishmit se kjo nismë e inaugurimit është e Lidhjes sonë, edhe pse këto dy trupore janë në pronën e familjes Lleshi. Na imponuan këto dy figura sepse janë figura me të cilat identifikohemi në shqiptarët. Unë e di se familja Lleshi është mirë e integruar në shoqërinë gjermane po këto dy figura të shquara kombëtare i kemi të gjithë në zemër. Gjergj Kastriotin- Skënderbeun si simbol të lirisë dhe Shën Nënën Terezë si simbol të dashurisë. Pas fjalës së kryetarit dhe të priftit qe kishin gjithashtu vetëm lëvdata për këto figura në Tarracën e Shtëpisë zbuluan dy truporet e përmendura imzot Dr. Don Lushi dhe Kryetari z. Dalhaus. Truporët janë nga guri i bardhë dhe të punuara nga një skulptor shqiptarë nga Lezha. Të gjitha komunikimet e Don Lushit dhe të tjerëve i përktheu më një përpikëri profesionale z. Hajredin Ibrahimi. Të pranishëm nga Lidhja jonë ishin Kryetari i nderit te LSHAKSH-së dhe veprimtari Martin Çuni, Hajredin Ibrahimi, Sead Ramadani dhe Musa Mulolli. Pas kafes dhe ushqimeve të përgatitura për mëngjes morëm rrugë drejt Dyseldorfit në Akademinë kushtuar Shën Nënë Terezës.

BOGDANI DHE SHENJTËRESHA E DASHURISË HALLKA ARBËRORE

JUBILE TË PAHARRUESHËM

Në sallën e Wirtschaftsklub në Dyseldorf ishin mbledhur shkrimtarë, udhëheqës të Shoqatave e asociacioneve të ndryshme nga pjesë të ndryshme të Gjermanisë dhe nga disa shtete tjera fqinjë qe ta takonin apostullin e Dashurisë se shenjtores sonë Don Lushin. Që në fillim të kësaj Akademie u shfaq një film i shkurtër diku dhjetëminutësh më fjalë të thëna dhe me zërin autentik të saj në fund “ Unë jam tuj u lutur për ju” në gjuhën shqipe, film i përgatitur nga Valon Shkreli. Pas filmit, Pal Sokoli përshëndeti përzemërsisht të pranishmit dhe i njoftoj me rrjedhën e këtij takimi. Përkujtojmë sot 330 vjetorin e shkuarjes në amshim të Arqipeshkvit tonë Pjetër Bogdani, 3 vjetorin e shenjtërimit dhe 40 vjetorin e nderimit me Çmimin Nobel për paqe të shenjtores sonë Nena Terezë. Don Lushi kishte edhe një jubile “të vogël” 50 vjetorin e njohjes më Nënën Terezë. Fjala ju dha z. Lazim Destani qe si nikoqir të përshëndes të pranishmit. Lazim Destani shfaqi kënaqësinë qe në këtë Akademi të organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve në Gjermani kemi z Don Lush Gjergji. Unë personalisht jam shumë i nderuar a besoj se edhe ju të gjithë pjesëmarrës qe sot ne mesin tonë kemi Don Lush Gjergjin. Kisha kënaqësinë qe ditën e shpalljes se shenjtërimit të kësaj Nënë të madhe të isha në Vatikan ku edhe jemi takuar me Don Lushin. Besoj se sot kemi çka të dëgjojmë prej ti për këta përvjetor dhe për këtë Nënë të madhe. Z. Destani përshëndeti edhe z. Mensur Halili, Imam në Qendrën Islamike Shqiptare në Dyseldorf, njëherësh, Kryetar i Unionit të Qendrave Islamike Shqiptare në Gjermani.

Imami Mensur Halili përshëndeti të pranishmit me Paqja e zotit qoftë përherë me ju dhe falënderoi Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë për ftesën qe më kanë bërë dhe përkujtimin e këtyre përvjetorëve historik dhe falënderoj edhe Don Lush Gjergjin për pjesëmarrje në këtë Akademi. Imami përcolli edhe përshëndetjet e të gjithë anëtarësisë Unionit të Qendrave islamike në Gjermani. Lavdëroi shumë punën dhe veprimtarinë e figurës sonë kombëtare dhe simbolin e humanizmit botëror e cila ishte shembulli me i mirë i solidaritetit shpirtëror botëror, ishte si një qiri i cili digjej për të ndriçuar botën. Shpirti i saj pushoftë në paqe. Jam krenar qe jam shqiptarë dhe qe jemi gjaku i Nënës Tereze.

Pas përshëndetjeve të rastit, fjalën e mori Dr. Don Lush Gjergji. Pasi përshëndeti përzemërsisht të gjithë të pranishmit ju përkushtua dedikimit jubilarë të organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve në Gjermani. Don Lushi ju përkushtua në fillim figurës se Arqipeshkvit dardan Imzot Pjetër Bogdanit. Përvjetori i shkuarjes në amshim i Arqipeshkvit tonë duhet të mbetët një përkujtim i gjallë sepse ishte një ipeshkëv i përkushtuar, atdhetar i devotshëm, luftëtar i lirisë dhe me një fjalë njeri i Zotit, Kishës dhe Popullit shqiptar. Jetën dhe veprimtarinë e tij ja ka kushtuar Zotit dhe Popullit të tij arbëror në rrethanat gati më të errëta gati të pamundshme. Kushtet ja imponuan qe shpeshherë të rrezikonte jetën me veprimtarinë e tij. Lufta e tij për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe fetar të popullit shqiptar, çlirimi nga robëria e dyfishtë ; injoranca –mosdija dhe primitivizmi si kushte të domosdoshme për çlirimin nga sundimi i atëhershëm otoman. Ngritja e vetëdijes dhe krijimi i urave të miqësisë me popujt liridashës dhe miq të shqiptarëve. Imzot Pjetër Bogdani kishte krijuar miqësi me qendra të ndryshme të ndikimit qe ndihmuan edhe në çlirimin e Prishtinës dhe Prizrenit kur mu ato ditë sëmurët në Prizren nga mortaja dhe vdes në Prishtinë me 6. Dhjetor 1689 dhe varrosët në Kishën e Shën Fran Ksaverit qe menjëherë pas rimarrjes së Prishtinës u bë Xhami perandorake, kufoma e imzot Pjetër Bogdanit nxirret nga varri, u hodh në rrugë dhe u zhduk trupi dhe varri i tij. Atë kohë shkroi veprën “Çeta e Profetëve” e cila vlerësohet si një enciklopedi e kohës dhe çmohet lart nga E. Qabej, N. Jokli e deri të Ibrahim Rugova.

Fati i popullit tim është fati im” ishte motoja e jetës se imzot Pjetër Bogdanit tha më ne fund Don Lushi.

Për jetën dhe veprën e Shën Nënës Terezë Don Lushi e filloj qe nga koha kur e kishte takuar për herë të parë para 50 vitesh, për çka edhe e konsideroj si jubile personal. Bota e njeh Shenjtoren tonë si një bamirëse qe ju ka përkushtuar jetës në mes më të varfërve të botës, i ka ndihmuar ata dhe përcjell deri në jetën e pasosur me besimin e saj ne Dashuri. Sot po përkujtojmë edhe 40 vjetorin e marrjes se Çmimit Nobel për paqe, të cilin ajo e kishte dëshmuar me angazhimin e saj për ata qe ishin të përjashtuar nga jeta, familja, jeta shoqërore. Po të bazohemi në traditën tonë shqiptare, të ne ishte Shtëpia jonë është e mysafirit dhe e Zotit. Nëna Terezë rrjedhë nga një familje e tillë bujare, Familja Bojaxhiu ishte familje e ngritur dhe e kalitur me kulturë dhe me vetëdije nacionale. Unë në veprimtarinë time prej 17 librash për Shenjtoren tonë jam përpjekur qe ta publikoj anën e panjohur të saj. Ta njoh botën me Djepin e saj, me familjen e saj dhe rrethin e saj shoqëror ku është lindur dhe rritur ajo. Shën Nëna Terezë ka kaluar 18 vite si Gonxhe Bojaxhiu, 18 vite tjera si Motra Terezë dhe të tjerat vite si Nëna Terezë deri në shpalljen e shenjtërimit te saj para tri vitesh. Don Lushi evokoi kujtime për takimet me Shën Nënë Terezën, kuptimin filozofik të Dashurisë si moto qe duhet të na përcjell gjatë gjithë jetës. Pal Sokoli ndërhyri duke recituar një poezi me titull “Jeta” të shkruar nga vet Nëna Terezë. Duke e konsideruar Nënë Terezë edhe si një talente të rrallë në shkrime letrare. Duke u lidhur me thënien e Don Lushin se unë qe nga dita e parë e njoha atë si një shenjtëreshë mora shembull se ne shpeshherë jemi dëshmitarë të përhapjes se epidemive te ndryshme dhe sëmuren apo edhe vdesin shumë njerëz. Në Kalkutë Nënë Tereza pa kurrfarë ngurrimi ka marrë në duar dhe ju ka pastruar plagët nga gërbula dhe asnjëherë nuk u infektua po përkundër asaj jetoi aq gjatë. Pas përjetimeve të ndjeshme të pjesëmarrësve përgjatë ligjërimeve të Don Lushit për të ju dhanë mundësinë pjesëmarrësve të njihen më mirë me tema të panjohura hapëm debate me publikun. Në debate u lajmëruan shumë pjesëmarrës prej aktivistit z. Bekim Gashi, veprimtari Lazim Destani, veprimtari dhe ish nënkryetari i R K. Z. Anton Kolaj, drejtuesi i Bibliotekës “Mark Krasniqi” Maxhun Smajli, Mjeku Smajl Halabaku, publicisti Eduart Kaca, artistja Eda Zari, Kryetari i nderit i LSHAKSH-në Gjermani Martin Çuni, shkrimtari Sadik Krasniqi, veprimtari Alfred Mançe, Shkrimtarja dhe publicistja Pranvera Gjoni aktivisti dhe publicisti Xhevat Ukshini dhe artisti Musa Mulolli. Komunikimi ishte i lirë dhe temat ishin rreth familjes së Shën Nënë Terezës, jeta e familjarëve të ndarë, historiku i shenjt i Shoqatës “Nëna Terezë” dhe kontributi shpresëdhënës pas luftës e themeluar nga Don Lushi, mundësitë e përkthimit të veprimtarisë se Don Lushit në gjuhën gjermane dhe procedura dhe filtrimi i veprimtarisë për shpalljen e shenjtërimit të një bamirësi etj. Don Lushi ju përgjatë gjithë kohës qëndroj në këmbë dhe më stilin e sofistëve të lashtë pa mikrofon, pa shënime ju përgjigjej konkretisht dhe pa lënë asnjë zbrazëti dëshmoi së vërtetë është njohësi më i mirë në botë i jetës dhe veprës se Nënë Terezës “qe ka dalë nga gjiri ynë, ka mrekulluar botën dhe unë jam përpjekur të ju a sjell prapë në mesin e juaj”( DLGJ). Jemi një popull dhe një gjak, mos lejoni të ju përçaj askush, mos lejoni të futen ne mesin tonë ku nuk e kanë vendin. Tregoni pjesën ma të mirë të jetës juaj ashtu siç na ka mësuar Nëna jonë, “ punë të vogla me dashuri të mëdha”.

Në përfundim përgjatë darkës dhe pijeve nga bufeja e klubit qe ishte i tëri në dispozicionin e pjesëmarrësve edhe më personelin shërbyes, Don Lushi nënshkruante veprat e tij qe të pranishmit patën rastin ti marrin pa pagesë. Të gjithë të pranishmit patën rastin edhe të përshëndetën me njëri tjetrin dhe të fotografohen me shoqishojn, me Don Lushin dhe me Imamin Mensur Halili, thua se në mesin e tyre kishte hyrë drita e Dashurisë se Shën Nënë Terezës.

MESHA SHENJTE DHE MOTOJA MESHA SHENJTE E DITËS “ EJA NE TRYEZËN TIME”DHE “ NA SHTO FENË”

06.tetor 2019 Dyseldorf

Në Dyseldorf mbahen meshë në gjuhën shqipe një herë në tre muaj nga një prift shqiptar qe vjen nga misioni katolik shqiptarë në Shtutgart. Dita kur Don Lushi dëshiroj të takonte edhe besimtarët nga rrethi i Dyseldorfit dhe të celebroi Meshë nuk ishte e paraparë të kishte meshë në gjuhën shqipe. Nga një njoftim i thjeshtë në Fb dhe nga një informim qe i bëra Misionarit të Shtutgartit pak ditë më parë mora lajmin se prej mesit të muajt tetor Dyseldorfi do të ketë misionar të rregullt. Besimtarët shqiptarë nga ky rreth ishin informuar nga njëri tjetri dhe atë të Diele krejt spontanisht u bashkuan mbi 60 besimtarë. Unë me Don Lushin dhe me Valon Shkrelin shkuam me herët dhe nga sakristiani i kishës u njoftuam se kishin ardhur edhe disa makina dhe ishin kthyer. Unë dhe Valoni vendosëm të rijmë para Kishës qe të shihemi se dikush është aty. Don Lushi kishte vendosur ta thotë Meshën me aç njerëz qe të mblidhen. Afrohej ora 12:00 dhe ishte kënaqësi kur mbërriti edhe misionari i emëruar Don Marjan Ukaj dhe me dhjeta besimtarë mbushën një pjesë të Sallës se asaj Kishe. Mesha ka programet ditore, liturgjia filloj me moton “ Na shto besimin” dhe “Eja në Tryezën time” kur me predikimin e tij Don Lushi dhe Don Marjani ne predikimet e tyre e lidhën fare mirë më moton e Shën Nënë Terezës “ Dashuri do ta shpëtoi botën” pra ftoni të tjerët në tryezën e dashurisë. Mesha përfundoj me shtrirjen e dorës se paqes njëri tjetrit dhe me marrjen e sakramentit të kungimit në zemër.

Pas Meshe Don Lushi kishtefluturimin e kthimit në Kosovë.

Pasi takoj shume besimtarë dhe te interesuar në oborrin e Kishës u përqafua dhe u përshëndet me ta dhe me mua u drejtuam ne aeroport.

DIÇKA NGA NËNA JONË

Në Biletën e Don Lushit figuronte edhe titulli Don çka nuk figuronte edhe në okumentin zyrtar. Zyrtarja në sportelin e aeroportit e ndaloj kalimin, por Don Lushi ishte misionari apostolik i Shën Nënë Terezës dhe do zoti dhe vjen miku Mufail Demiri dhe vetë mi tha Don Lushit eja pas meje. U mor Koferi i tij me veti, edhe pse me 2 kg më shumë, ju sigurua vendi i parë dhe ju shmang evidenca me titullin e tij Don në Biletë.

Misioni i Don Lush Gjergjit në Akademinë tonë përfundoj dhe pas tij në mesin e pjesëmarrësve dhe atyre qe e takuan dhe përshëndetën Don Lushin e ajo ndodhi kudo ishim me të, na la një dritë dashurie.

Në fund falënderoj përzemërsisht të gjithë ata qe morën pjesë dhe ata qe mundësuan mbajtjen e kësaj Akademie dhe kontribuuan mbarëvajtjes së saj . Kërkoj falje publike atyre qe për shkaqe organizatore nuk kishim vend për ata të interesuar qe i kishin shpreh dëshirën të marrin pjesë në këtë Akademi.

Në emër të LSHAKSH- në Gjermani

Pal Sokoli

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok