25/12/2024

Agron Gjekmarkaj: Deklaratë!

0
gjekmarkaj-spital

Nuk do të kisha reaguar përsa ndodhi dje me mua në protestë nëse Policia e Shtetit nuk do më fyente së dyti me deklaratën e vet publike e dizinformuese!

Nuk e pëlqej as e kërkoj viktimizimin! Madje kurrë në jeten time nuk kam kërkuar as nxitur ballafaqime fizike! Nuk kam sulmuar asnjëherë askënd!

Dje thjesht jam mbrojtur. I gjindur para një makine të vogël bashkë me shoqëruesin tim, punonjës i  Gardës së Republikës, i cili u keqtrajtua gjithashtu ndonëse u tregoi edhe dokumentin identifikues, u rrethova nga një grup i madh policësh! Ju thashë mos më prekni, jam Agron Gjekmarkaj, Nënkryetari i Kuvendit të Republikës, deputet, pedagog  Universiteti me butësi gati me humor, nuk shquhem për forcë fizike, nuk bëj palestër, ndaj bëni kujdes!

Me shtynë brutalisht, me shumë forcë, thyen edhe pasqyrën e veturës duke më ngritur gati në ajër mua! Më tërhoqi shoqëruesi me shumë mundim dhe një djalë nga Lezha përmes policëve teksa ndieja frymarrjen që po më ngadalësohej!

Sapo dola nga turma e policëve duke më terhequr të tjerët humba ndjenjat! Nuk u ndieva keq se kisha probleme me shendetin por si pasojë e veprimeve të policisë! Nuk u largova nga protesta se desha të largohem, por me detyruan, nuk u largova për të shkuar në kafe apo shtëpi por në spital!

Më ka mbetur në kujtesë egërsia në shikim e dy-tre oficerve të policisë, zelli i tyre si dikur motit kur arrestoheshin deputet e opozites në 1946, u dukej e padrejtë që dikush guxon të protestojë kundër pushtetit të tyre se ata e shohin pushtetin si gjënë e tyre, pse jo edhe si instrument dhune! Gjithsesi ata nuk mund të shtynin një deputet në atë menyrë pa një urdher politik!

Përfitoj nga ky rast i trishtë të falenderoj të gjithë ata që mu gjinden pranë, protestuesit, demokratët e qytetarët Qarkut të Lezhes, drejtuesit dhe deputetët e PD, mjekët e Spitalit Ushtarak dhe  ata të QSUT-së, për ekzaminimet dhe shërbimin.

Falenderoj qindra miq e të njohur nga vendi e bota për atë lum mesazhesh që kam marrë prej tyre ende në pamundesi për tu kthyer përgjigje individualisht!

Shpreh keqardhje të thellë për të gjithë të lenduarit e të ndaluarit të cilët perpiqen për një Shqipëri më të mirë që nuk e morën vëmendjen që mora unë! Ne nuk kemi frikë!

Sot jemi në vigjilje të Krishtlindjeve! Qofshin ato të bardha për ju dhe të gjithë shqiptarët! Të tjerat do të jenë më të mira!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok