09/11/2024

AGJENDAT E PISTA TË HASHIMIT NË AMERIKË!

0

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

Ecejakët e shpeshta, më saktë, sorollatjet e Hashimit në SHBA, populli i quante – t`panet e Hashimit në Amerikë -, duke huazuar nga bijat, që dikur shkonin për ndejë, nga një javë, deri në tri javë, në familjen e prindërve, siç thonin – në gjini. Por, këto vajtje-ardhje, ishin, kryesisht, private dhe, herë-herë, edhe takime intime e konspirative, me ndoca zyrtarë, të cilët rezultuan të jenë – miq për kokë të Serbisë, madje edhe me pagesë shpërblyese, për shërbimet në favor të saj.

Hashim Thaçi, në cilësinë e presidentit të Kosovës, shpërdoroi, skajshëm, kryepozitën shtetërore. Si njeri i shantazhuar, nga Serbia, për dosjet e vëllimshme, për krimet e luftës dhe të pas luftës, si dhe nga Shërbimi Informativ, DGSE francez, i cili “gatoi” dhe e mbikqyri, me një qetësi kriminale, vrasjet e dhjetra dhe shpërnguljen e mijëra shqiptarëve, nga Veriu i Mitrovicës, në Jug të qytetit. Hashimi shoqërohej nga kolegu i tij, Kadri Veseli.

Në udhëtimet e tij të dendura, tej Oqeanit, kishte dy agjenda bazë:

1) Zhbërjen e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë;

2) Lobimin për ndarjen e Kosovës, në bashkëpunim me shërbimin diplomatik dhe Ministrinë e Integrimit.

Veprimtarë të njohur, shqiptaro-amerikanë, të cilët kanë lobuar ndër vite e dekada, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, meqë kishin edhe biznese të suksesshme dhe ishin pjesë e lobimeve në zgjedhjet vendore, kishin fituar besim e simpati ke zyrtarët e lartë amerikanë. Por, me kërkesën e Hashimit dhe të krerëve të tjerë të PAN-it, ata u angazhuan për zhbërjen e Gjykatës Speciale.

Ata arritën të bindin ndoca senatorë e kongresmenë dhe, së bashku me krerët e PAN-it, trokitën në zyrat e ish-presidentëve, ish-nënpresidentëve dhe të zyrtarëve të tjerë të lartë, gjithnjë me lutjen për të ndërhyrë ke presidenti / presidentët të Amerikës, për – zhbërjen e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë. Pa i vrarë ndërgjegja fare, për të paktën, 1.830 veprimtarë dhe luftëtarë për Kosovën e lirë, të cilët u shënjestruan si kundërshtarë politikë, të listuar ngeshëm e kriminalisht, për t`u ekzekutuar, përfshirë edhe dëshmitarët e mundshëm.

Ndërkohë, Hashim Thaçi dhe Edvin Rama, e ngarkuan këshilltarin e tyre Baton Haxhiun, ish bashkëpunëtor i ministrit të Brendshëm të Millosheviçit, ta shpalosë platformën dialoguese dhe pajtuese të palëve në konflikt, përkatësisht, Kosovës dhe Serbisë, në T7, emisioni “Pressing” me drejtor dhe moderator Leonard Kërçuku, duke renditur tri çështje:

1) Gjykata Speciale dhe zhbërja e saj;

2) Amnistia në mes dy vendeve, s`kanë çka dënohen njerëzit për krimet, pas 20 vjetëve!?

(Harron ky avokat i krimit, se edhe pas 70 viteve, nga Lufta e Dytë Botërore, po zbulohen, hetohen dhe              dënohen kriminelët e luftës, madje me burg të përjetshëm. Sepse, sipas kodit juridik, krimit nuk i skadon          afati).

3) Të bëhet definimi i çështjes të Mitrovicës të Veriut!?

Një ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, tha se “nisma për ndarjen e Kosovës, nuk është e Thaçit, por e Ramës”. Jo, kjo nuk qëndron, sepse Rama është i vonshëm në këto pisllëqe. Projekti i ndarjes të Kosovës është i hershëm. Dhe, këtë e shpjegon Pierre Seramy – ish shef i Shërbimit sekret francez, në një Dokumentar special te “CANAL +”. Sipas tij: “Hashim Thaçi është agjent i Francës. Në historinë e rekrutimit të Thaçit, është i përfshirë Arnaud Danjean, në atë kohë, oficer hulumtues për çështjet të Ballkanit”. (Ky zotëria rezulton të ishte dhëndër i Beolgradit!)

Takimet Thaçi – Vuçiq po bëheshin gjithnjë e më relaksuese. Papritmas, një ditë, Hashimi do ta lëshonte një deklaratë bombë- shantazhuese e kërcënuese: “Populli i Kosovës është i irrituar për intervistimet e Gjykatës Speciale dhe situata mundë të përshkallëzohet pakontrollueshëm”. Dhe, këtë gënjeshtër të madhe – sa bjeshka -, e bëri, pikërisht, atëherë kur sondazhet dëshmonin se tej 85 % e shqiptarëve kërkonin drejtësi nga kjo Gjykatë, arrestimin dhe dënimin e kriminelëve, si e vetmja shpresë shpëtimi. Sepse Sistemi i Drejtësisë është në kolaps të plotë dhe sundohet nga disa komandantë me bandat e tyre, nën kontrollin absolut të shefave të kryebandës PAN!

PAN-i po i konsolidonte radhët. Njerëzit e krimit politik vrastar dhe të krimit ekonomik, po sundonin me mujëshi e cinizëm skandaloz. Asgjë askush nuk kishte pësuar, edhe pse akuzat ishin të bollshme dhe faktike. Edhe pse dështoi nisma, për ta zhbërë Gjykatë Speciale në Kuvend, pra, atje ku ishte votuar, ata vazhdonin lobimin diplomatik e ministror, madje, duke përdorur paratë e shtetit të Kosovës, paralelisht:

  1. a) për zhbërjen e Gjykatës Speciale; dhe
  2. b) për ndarjen e Kosovës.

“Toka e premtuar”, Amerikë po i jipte Hashim Thaçit përkrahjen e mjaftueshme, për të arritur kulmin, president i Kosovës, me logjistikën vendimtare të LDK-së të Isa Mustafës. Ironizimi kulmoi në gojën e popullit:” Sa ta kem Isën, edhe në hanë mund të shkoj”, kinse ka thënë Hashimi, i cili e kishte leckosur turpshëm shtetin e Kosovës.

Me slloganin: “Një popull, s´i nënshtrohet një njeriu”, – protestonte LVV, në metropolin e Kosovës, me pjesëmarrjen masive, më numerike, “prej si ka mbi lisi në Kosovë”! Cinik dhe ironik – njëherësh, shfaqej Hashimi në një varkë në Liqenin e Ujmanit, i shoqëruar nga shefi i Policisë Çala dhe ministri i Brendshëm, Abelardi, nën përkujdesjen e policisë bandë të Radojiçiqit! Shqiptarët në vend që të thonin se presidenti po shullehej nën rrezet e diellit të fundverës, 2018, ngatërronin e thonin se “po shkërdhehet presidenti!”

Baton Haxhiu, së bashku me një gazetar, dhëndër i Tiranës, tashmë, janë bërë yje të televizioneve në Kosovë, Shqipëri e përtej. Debatues të zellshëm në mbrojtje të PAN-it, të SHIK-ut dhe të krimit. Batoni përsëritë platfomën pajtuese, Kosovë-Serbi, me fare pak ndryshime, por, të thënë më troç, sepse shefat e tij Rama dhe Hashimi, pavarësisht që e kishin bërë zhele Shqipërinë dhe Kosovën, paradoksalisht e paturpësisht, gëzonin mbështetjen e pakufishme, si për inat të shqiptarëve! Në televizionin e PAN-it, ai rishpalosi platformën, jo vetëm dialoguese, por edhe vendimmarrëse:

1.Të zhbëhet Gjykata Speciale;

  1. Veriu i Mitrovicës t`i lihet Serbisë;
  2. Të bëhet falja e krimeve reciproke, sepse janë vrasje të vjetëruara;
  3. Të bëhet pajtimi shqiptaro-serbë, pa kushte!

Kaq shumë e ka toksikuar, helmuar, shoqërinë kosovare PAN-i me SHIK-un e tij kriminal, sa që i heshti skandalet e radhës. Por, ishin intelektualët e shquar amerikanë, akademikë e politikanë, miq të Presidentit Ibrahim Rugova dhe të Kosovës, të cilët reaguan, me letrën dërguar Prsidentit Tromp, me kërkesën që të ndërhyjë, për ruajtjen e sovranitetit dhe territorit tokësor të Kosovës, “sepse mjaft është tëkurrur nga fqinjët lakmiqarë”. Me këtë rast, shkarkoi shefin e sigurisë, Bolton, birin e ish-ambasadorit amerikan në Beograd, i cili kishte bërë arsimin fillor atje dhe një motër kishte lindur aty. Tromp e akuzoi se punonte, fshehurazi, për ndarjen e Kosovës.

Megjithatë, për fatin e keq të Kosovës, Grenell mbeti në zyre. Ai vazhdonte mbështetjen praktike për Thaçin. Dhe, në rrugëtimin e presidentit Hashim, për t`ia bërë gjëmën e radhës Kosovës, një segment i drejtësisë amerikane, mori vendimin e prerë: Kosova nuk duhet ta këtë kufirin me Serbinë, përkatësisht, edhe me Rusinë, në mes të qytetit të Mitrovicës, por, prapa maleve e kodrave, ku edhe ekziston, sipas vendimit të Konferencës së Londrës, më 1913.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok