22/12/2024

ADSL Technology

0

Është teknologji e cila mundëson shfrytëzimin e një linje klasike telefonike, përveç për biseda telefonike edhe për transmetimin e të dhënave, në të njëjtën kohë. Kjo bëhet e mundur, duke pas parasysh faktin se një tel i bakrit me prerje tërthore prej 0.4 mm2, brenda kabllos me fije të përdredhura (twisted-pair cable) ka brezin kalues mbi 1000 KHz (bandwidth), kurse për transmetimin e një bisede telefonike nevojitet brezi frekuencor prej vetëm 4 KHz. Prandaj, pjesa tjetër e brezit kalues shfrytëzohet për transmetimin e të dhënave. Në teknologjinë ADSL brezi 0 – 4 KHz përdoret për biseda telefonike; brezi 25,875 KHz – 138 KHz përdoret për rrjedhën e të dhënave përpjetë (upstream); kurse brezi 138 KHz – 1104 KHz për rrjedhën e të dhënave teposhtë (downstream). Pajisjet e nevojshme nga ana e abonentit janë: filtri (filter), i cili ndan sinjalin telefonik nga sinjali i moduluar që bartë të dhënat (modulation), dhe modemi ose rrugëzuesi ADSL, ku bëhet modulimi dhe demodulimi (demodulation). Nga ana e centralit telefonik ndodhet po ashtu një filtër dhe pajisja që kryen funksionet e ndryshme (DSL access multiplexer).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok