27/07/2024

Abazoviç, një demagog i paskrupullt!

0

Nga Enver Bytyçi

“Po më rrëzoni’’, tha, ‘’se jam shqiptar’’! Por ai vetëm shqiptar nuk është. Mund të jetë gjithçka, por shqiptar jo! Nëse do të ishin shqiptarët si Abazoviç e si ky i joni këtu në Tiranë, Shqipëria do të ishte zhdukur prej kohësh nga harta politike e botës! Mos spekullo me të qenit shqiptar o Viçi i Serbisë! E vërteta është se me këtë, ish-kryeministri i Malit të Zi donte të maskonte të qenit filoserb dhe të joshte ndonjë deputet shqiptar që ta kishte në krah. Por nuk funksionoi. U rrëzua me më shumë vota sesa u kurorëzua kryeministër më 28 prill në Podgoricë. Dhe u bë mirë që iku një politikan e mbrojtjes së interesave serbe e sorosiane në rajon!

Tha gjithashtu se “më rrëzoi krimi i organizuar”! Rrenë e demagogji e pastër! Ti u bashkove me krimin sorosian të mpleksur me krimin qeveritar në rajon e më veprimtarinë kriminale të mafies, trafiqeve e pastrimit të parave. E luftove Gjukanoviç si të korruptuar dhe u bashkove me krye të korruptuarit e Tiranës e Beogradit, të cilët bashkëpunojnë me të gjitha organizatat kriminale të mundëshme! Krimi i organizuar të thirri ty Abazoviç në skenë për të destabilizuar rajonin në zbatim të interesave të Serbisë e Kishës Ortodokse të saj! Sepse vetëm kriminelët, sidomos ata në pushtet, veçmas në Tiranë e Beograd, e duan Ballkanin në luftë! Ndryshe nuk do të kenë mundësi të fshehin gjurmët e krimit të tyre të gati një dekade!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok