A parandalohej vrasja ne “Harri Fultz”?!

0

Nga Nikoleta Kovaçi

Kam tri dite qe vras mendjen per vrasjen makabre te Ilirit! Qe ngre nje lume pikepyetjesh e smarr pergjigje pozitive te vetja per asnja prej tyne! Sigurisht qe kujt tjeter nuk i intereson, vec atyne dy familjeve fatkeqe, mjerane qe nje dite te zakonshme ferri per ta, iu ra gjama e madhe: Njeni me shkue ne dhè e tjetri perjete ne burg! Sigurisht na kena edhe shprehjen se i dekuni me te dekun e i gjalli me te gjalle, por ne kete rast te dekunit jane nga ana e te gjallunit…

Kam mendue se Iliri do te ishte gjalle sod nese aty do te kishte njerez, shqiptare te mire qe vene jeten ne rrezik per tjetrin, jashte kamerave, jashte reklamava te medhaja qeveritare e mediatike! Kam mendue se mjaftonte te merrej njani dhe te largohej nga aty e historia myllej! Kam mendue se dikush ma i padehun se ata, t’i kishte marre me dru te dy, e Olgeri sdo kishte kohe me e nxjerr thiken. Kam mendue se nese ai lokal do te kishte pronar, prape nje njeri, e para sdo i linte te shkonte deri aty pija e masanej sherri! Dy te pime, qe e kane pijen me sherr, munden me ba hata, pa kuptue se ca dreqin po bajne!

Por ndodhi! Plot lokali me njerez dhe nuk ndehyni kush! U lane te vriteshin ne mes te dites e ne mes te Tiranes tone metropol! E di se do iu dukem demode, se une merrem me njerez pijanece, me njerez qe s’jane shtresa e mesme e perpjete e asaj gjurulldie mjerane mediokriteti qe kena shpik na! Ani, s’ka gajle, thoni ç’a te doni, veç mendojeni njehere sikur Iliri ose Olgeri te ishin njerzit e shpise tone: a do donim te hynte dikush ne mes t’i ndante, t’i shpetonte e t’i linte edhe ndonje dite te jetonin?! Sigurisht! Na su bame kurre me u kthye te vetja per gjane e tjetrit!

Ndaj vazhdojme te jemi te sunduem nga keta lloj pushtetaresh; ndaj jena te neperkamund ne cdo skite dhe institucion, ndaj tallen parellinjt dhe kriminelet me kollaro sepse percmojme njeriun, ate te pamundunin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok