A e dini që gjuha shqipe po rrezikohet nga krimi i organizuar?

Shkruan Fahri Xharra
Unë nuk jam gojëtar e as shkrimtar, as gjuhëtar e as shkencëtari gjuhës ;por e flas atë sepse kështu më fliste im at dhe ashtu i flas edhe tim bir. “Bota që kur është zënë, Shqipëria gjallë ka qenë, pellazge u thoshin më parë, më së fundi Shqiptar, gjuha që e flisnin perënditë atë e flisnin dhe pellasgjitë, atë e kanë dhe Shqiptaret siç e kishin dhe të paret”..( nga nj? shkrim i Petro Zhejit).
E dua gjuhën shqipe se stërgjyshërit ma kanë lënë; e dua gjuhën shqipe sepse dua që edhe stërnipërit dhe stërmbesat tona ta flasin. Nuk dua që ata të më mallkojnë që gjuhën e të parëve nuk ua lash trashëgim. E dua gjuhën shqipe se si një gjuhë e perëndisë më tregon që jam ndër të parët e kësaj ane, sepse gojë pas goje e brez pas brezi më bëri atë që jam, qe të dallohem nga të tjerët, që të ma kenë lakminë të tjerët për gjuhën që e flas dhe të krenohem mbi të tjerët.
Gjuha e jonë e lashtë shqipe nuk është kujtim i harruar që duhet të ruhet në muzetë e botës; por një përgjegjësi e madhe ndaj të parëve dhe ndaj atyre që vijnë pas e kanë për të ardhur deri sa të jetohet jeta.
Diku është mbajtur një “Kongres i dreqit të mallkuar” për sakatosjen e Gjuhës Shqipe. Plani dhe vendimet e atij “kongresi” po zbatohen në mënyrën më të zhdërvjelltë ,dhe në mënyrë të heshtur zbatuesit po veprojnë. Sulm mbi frazeologjinë , sulm mbi morfologjinë , sulm mbi sintaksën e saj varfërim të begatisë shqipe. Sulm mbi gjuhën standarde shqipe. Qëllimi është i paracaktuar ;të behët një gjuhë që as vetë shqiptarët mos ta njohin më për të vetën ; të sajohet një gjuhë që do i lëvizë eshtrat e të gjithë atyre që vdiqën për te. Të etshëm si vampirët për gjak e vrasje ; antishqiptarët pa lënë gjurma gjaku por me dhëmbët gërryes e thonjtë e mbushur më të zeza shpirtërorë po e bëjnë atë sot, çka s`kanë mundur të na bëjnë po të njëjtit me qindra e qindra vjet përpara. Dikush më vonë do të thotë: ia arritëm që me ndihmën e vet shqiptarëve e ç ‘shqipëruam një nga gjuhët më të vjetra të globit.