22/12/2024

A do të hapet Ura?!

0
Florim-Zeqa1

Shkruan: Florim Zeqa

Paralajmërimi për hapjen e Urës mbi lumin Ibër nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ngjallur reagime të shumta të opinionit vendor dhe atij ndërkombëtar. Përderisa qytetarët e vendit, edhe pse skeptik, e presin me padurim hapjen e Urës, ndërkombëtarët kanë ngritur shqetësime të mëdha!

A do të hapet Ura në koordinim me Vuçiçin, në kundërshtim me ndërkombëtarët?!

Insistimi i ‘Qeverisë Kurti’ për hapjen sa më parë të Urës në kundërshtim me rekomadimet e miqve ndërkombëtar, ka ngritur shqetësime dhe dilema të mëdha tek shoqëria civile dhe partitë opozitare në Parlament!

Veprimet e njëanshme të ‘Qeverisë së Kosovës’ jo vetëm që do të ndikojnë në vazhdimin e masave ndëshkimore ndaj Kosovës, ato mund të rriten dhe ashpërsohen akoma më tepër, të cilat do të ndikojnë në përkeqësimin e jetës së qytetarëve në të dy anët e Urës, në veri dhe në jug të Kosovës!

Nëse Kosova do të vazhdojë me hapat e pakoordinuar me ndërkombëtarët për hapjen e Urës, këta të fundit mund t’na ndëshkojnë pamëshirshëm me tërheqje të trupave paqeruajtësse nga pjesa veriore?

Shtrohet pyetja hipotetike, nëse ndodhë tërheqja e KFOR-it dhe Eulex-it nga veriu, a do të jetë e gatshme ‘Qeveria e Kosovës’ që të përballet me invazionin e mundshëm ushtarak të Serbisë?!

Me çfarë masash ‘Qeveria e Kosovës’ do t’i bind që të largohen forcat paqeruajtëse të vendosura në hyrje dhe dalje të Urës mbi lumin Ibër, me forcë apo me dialog?!

Nëse kryeministri i vendit, Albin Kurti e zhbllokon Urën, do të ngritet tri dilema të mëdha:

1)    A është Kurti në pajtim me ndërkombëtarët?!

2)    Apo është në koordinim të plotë me Vuçiçin?

3)    A i tradhtoi Vuçiçi serbët e veriut?!

Mundësi e tjetër nuk ekziston, për faktin e thjeshtë, se një vit më parë ndodhen trazirat e

mëdha të veri të vendit ku mbetën të lënduar rreth 100 pjestarë të KFOR-it në përballje me huliganët serb!

Nëse Albin Kurti arrin ta zhbllokojë Urën e Ibrit, shtrohet pyetja, sa gjatë do ta mbajë të hapur atë?! Për shkak se pas hapjes së Urës mund të eskalojë situata në pjesën veriore!

E lehtë është të bëhen spektakle televizive, por e vështirë është të mbahet e hapur Ura në kundërshtim me faktorin ndërkombëtar, me mbrojtësit faktik të lirisë sonë, me ruajtësit e paqes dhe stabiltetit politik në këtë pjesë të Ballkanit!

Nuk po testohet Ura siq po proklamojnë zyrtarët e lartë shtetëror, por, po testohet durimi dhe vendosmëia e KFOR-it për t’i qëndruar besnik misionit të saj paqeruajtës në Kosovë! Kosova nuk e ka luksin e aventurave dhe as të fiskulturave politike të kryeministrit Kurti. Me miq e fituam lirinë dhe me miq duhet ta mbrojmë integritetin dhe sovranitetin e shtetit tonë.

Florim Zeqa

08.08.2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok