A di gjë njeri, çfarë roli ka Dritan Abazoviç?

0

Nga Enver Bytyçi

Po shoh se kryeministri i Malit të Zi, Abazoviç, paska shkuar edhe në Dubrovnik dhe thoshte se i kujtohet kur ai ishte fëmijë se si ky qytet ishte bombarduar nga territori i Malit të Zi! Por nuk e sqaronte se ishte ushtria e Milosheviçit ajo që kreu asokohe aktin e turpshëm të bombardimit të qytetit historik të Raguzës (Dubrovnikut)! Linte të kuptonte se përgjegjës për këtë na qenkan kundërshtarët e tij politikë të sotëm në Mal të Zi!

Njoh shumë manipulatorë politikë të paskrupullt, por si ky Dritani, që bën dritën terr, nuk kam njohur! Kur u bombardua Dubrovniku Mali i Zi ishte nën sundimin e Serbisë së Milosheviçit. Ushtria e kasapit të Ballkanit ishte stacionuar edhe në këtë republikë formale. Kryeministër në Podgoricë ishte Bullatoviçi, një bashkëpunëtor i ngushtë i Sllobos. Megjithatë Abazoviç hedh shigjetat te Milo Gjukanoviç, i cili pavarësoi Malin e Zi dhe e zbriti vendin e tij nga treni i vdekjes rë Serbisë!

Jo vetëm e pavarësoi vendin e tij, por presidenti Gjukanoviç e integroi atë në NATO dhe e çoi në portën e fundit të Brukselit. Ndërkaq ky Abazoviçi vetëm retorikë e ka integrimin euro-atlantik. Në fakt ai po punon në kahje të kundërt, për integrimin e vendit të tij me Serbinë!

Mesa duket intriganti Dritan Abazoviç ka marrë përsipër të zbusë krimet e Milosheviçit dhe aleatit të tij në Beograd, Aleksandër Vuçiq, dhe të adresojë historinë sipas interesave të tij politike në shërbim të Beogradit, Sorosit dhe linjave anti-malazeze në rajon. Për pasojë ai shfaqet edhe si një anti-shqiptar fanatik në qëndrimet e tij pro-serbe!

Prandaj më bën përshtypje performanca e tij populiste, manipuluese dhe shpifëse! Shkon përtej përformancës së tillë që çdo ditë na shfaq Edi Rama!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok