A asht koha të qajmë?!
(ose msimet qe duhen nxjerre nga tragjedia jone ne Kroaci)!
Nga Nikoleta Kovaçi
Nji nder tragjedite e medha te ndodhuna ne Shqipni, nji nga qindra mijerat e ndodhuna ne k’të vend, ishte aksidenti i tmerrshem i autobusit me studentë! Aso kohe u tha se shoferi kishte udhetue 3 ditë pa pushim me mjete te ndryshme! Autobusin e kishte marrë pasi kishte dale nga servisi dhe ishte nis! Nuk e ndaloi dot ne nje kthese te tmerrshme e perfundoi ne humnere!
Zi e madhe e pllakosi vendin! Na dime vetem me qa e mos me ba asnje veprim tjetër! Pergjegjesite u pergujuen po asnje mase nuk u mor! Asnje akt normativ nuk u ndermor e masakrat vazhduan njisoj! Kompani qe blejne liçensa ose i fitojne me dhune, qe punesojne shofere dhe i trajtojne si skllever e shoferë qe nga pamundesia me vu rregulla, i trajtojne pasagjeretbsi pengje! Zinxhiri i ka te percaktueme hallkat! I ka nga mungesa e shtetit, nga korrupsioni e mafia!
Nuk dua te ndalem tek rasti i sotem! Po te dukuria! Me dhemb shpirti per fatin e zi qe na shoqeron, me trishton fati i atyne njerzve, siç edhe fati jone: e kena te perbashket; ne fat te zi Njerzit e ndershem te ketij kombi jane Nji! Por dua te ndalem te detyra jone qytetare dhe njerezore! Te ngrihemi kunder kesaj maskarade qe po na merr njerzit tone! Fatkeqesite nuk mund t’i ndalim ama mund të bajme ndryshime thelbesore ne sistemin e transportit, kryesisht te Shqipnise!
S’kam ba rruge te gjata me autobus, po deri ne Athine, Prishtine e Shkup kam shkue! Kam pa edhe une shoferë te koten për gjume, te flasin ne telefon, te ecin me 130 km/h, te me ankohen per barbarine e trajtimit nga pronaret e kompanive, te tentojne te bajne ndonje pune tjetër shtese gjate rruges… te lidhin marreveshje me lokale e restorante qe te perfitojne kacidhet e ushqimet a te kafes falas, te nxitojne me kap orarin, por kam pa shofere edhe ta braktisin ate pune fale kushteve jo te denja ne te cilat punonin!
Sigurisht qe edhe ju besoj e keni pa! Jeni ba njehere te vetme deshmitarë te ndonje autobusi qe nuk e parakalon dot asnje makine e vogel, qe shoferi flet ne telefon me 10/15 min pa u ndalue, qe dikush e telefonon e i hakerrohet per vonesen, qe i qahet dikujt per oret e pakta te gjumit, per strapacimin e madh qe ka, qe ka dashte njemije here me heq dore por ska mundesi tjeter me mbajt familjen etjjj!
Por asnjihere s’kena reague! Te na, nji minister fodull dhe mizor doli e tha se nuk mund te ndalohen aksidentet, kur nji familje u shua pak jave ma pare! Sigurisht, se minsitri, pjese e llumit korruptiv te qeverise sone nuk ecen ndonjehere me autobus! Asnji nga shtetaret, pasaniket, hajdutet, kriminelet, vrasesit e kasta e tyne nuk e njohin kete marredhanie te veshtire qe krijon sistemi korruptiv i transportit! Fundja atyne iu duhen taksat ose ma mire me thanë: rregullimi i nje njeriut te tyne! Me autobus udhetojne te pemundunit, ata qe s’kane mundesi me pre nji bilete avioni, sepse na kena biletat ma te shtrenjta ne rruzull! Me autobus udhetojne ata qe iu duhet nji ndihme me kalue neper pikat kufitare te Europes, qe luan me ne si macja me miun: kur do na le me kalue e kur i teket na bllokon kudo e ne çdo skute!
A ka ardh koha te mos qajme ma, po te kerkojme kushte njerzore per shoferet e autobuseve qe iu besojme jeten tone, te familjareve tonë e te njerzve qe na ngjajne ne fatin tone? Sigurisht qe po! Na skena shtet, as rregulla, as institucione! Po ashtu s’kena ku ankohena, as kerkojme, sepse kudo sundon arroganca e prepotenca e gangstereve te lidhun me mafien e pushtetit-shtet, ama diçka asht e sigurt; Per fatin e atyne njerezve qe udhtojne ne kete ‘linje’ te kalbun kujdesi, nuk i bahet vone askujt! Duhet çue zani si dhe sa te mundena, qe tragjedia jone ne Kroaci te mos na perseritet, qe shqiptarët qe shkojne e vijne me pa njerezit e tyne mos te desin rrugeve te Europes prej mentalitetit brutal te oligarkeve tanë!
Ngushellime te sinqerta çdo familjeje qe humbi sod njerezit e zemres!