23/11/2024

Çiljeta Xhilaga

0

Çiljeta Xhilaga rrëfen projektet e saj më të fundit

Ku e kaloi natën e ndërrimit të viteve dhe synimet për 2007-ën

Çiljeta: Preferoj Olldashin më shumë se Ramën

Ajo di të hyjë në shtëpitë e shqiptarëve edhe si intelektuale. Me një kostum të bardhë, me një palë syze, një lap top, duket me të vërtetë si një grua në karrierë. Së fundmi Çiljeta Xhilaga po shfaqet si imazhi i një linje autobusësh, ndërsa  vazhdon të bëjë përpara në fushën e këngës. Përveçse me një look provokues, Çiljeta po shton numrin e fansave të saj edhe përmes këngëve. Suksesi i saj më i fundit ishte në Këngën Magjike, ku mori trofeun “Etnomuzik”, ndërsa po përgatit albumin e saj të dytë. Ndërsa kemi hyrë në një vit të ri, me bindje thotë se 2006-a i dha shumë në karrierën si këngëtare dhe forcoi dashurinë e saj. Dhe po këtë kërkon edhe nga ky vit.

Çiljet, së fundmi keni hyrë në shtëpitë e çdo shqiptari përmes një spoti publicitar. Ç’mund të na thuash në lidhje me këtë bashkëpunim më të fundit?
Jam e lumtur për këtë. Tashmë kam një kontratë 1-vjeçare si imazh i “Luna Ekspres” itë parës linjë Tiranë –Rinas. Është një bashkëpunim që më ka dhënë shumë kënaqësi, aq më tepër që reklamat e realizuara nga “Max production” kanë dalë vërtetë të këndshme.

Ju kujdeseni shumë për look-un tuaj, në këtë rast (spoti) ka qenë një zgjedhje juaja prezantimi në fillim si një biznesmene, apo një grua në karrierë e më pas e veshur në të kuqe, me veshje tradicionale fundviti, apo..?
Ideja e reklamës së parë ishte e imja. Më joshte ideja e gruas intelektuale, të fortë, të pavarur, që shfrytëzon kohën në maksimum, qoftë edhe në një autobus, ku kushtet janë komode. Atëherë thashë përse jo?

Nëse një veshje do t’ju dukej e papranueshme ( e dalë mode, demode, apo shumë e ekzagjeruar me pjesët e saj të hapura) do ta vishnit atë vetëm e vetëm sepse ju pfrohet një shumë e madhe parash?
Jo nuk do ta vishja. Preferoj më së shumti të kuroj imazhin tim, se sat ë joshem nga një shumë e madhe parash.

Por nëse do t’ju duhej patjetër të zgjidhnit, cilën do kishit më të thjeshtë të vishnit një veshje démodé që ju tregon si punonjëse kooperative, apo një veshje që ju tregon sexy, por shumë e ekzagjeruar???
Do preferoja veshjen “sexy”, sepse të them të drejtën e kam provuar disa herë më parë.

Po ecni mirë në fushën e muzikës. Së fundmi keni marrë edhe një çmim në Këngën Magjike, ç’mund të na thoni për këtë pjesëmarrje dhe realizimin e këngës?
Kisha kohë që përgatitesha për të marrë pjesë në “Këngën Magjike”. Doja  të bëja një paraqitje sa më dinjitoze. U ndjeva më e sigurtë këtë vit, ndaj edhe tentova të merrja pjesë. Jam e kënaqur nga  bashkëpunimi me kompozitorin Adrian Hila dhe koreografin Albi Nako dhe sigurisht edhe nga çmimi që mora.

Dhe meqë jemi këtu, në këtë festival kishit një veshje shumë “sexy”. Kush ua realizoi dhe pse mendni që kjo veshje i përshtatej këngës që kënduat?
Veshja u realizua nga stiistja Rezarta Skifteri. Ishte një veshje e menduar prej kohësh, thjesht prita momentin e duhur për ta përdorur.

Ju studjoni për shkenca politike, e shihni veten si politikane e ardhshme? Pjesëmarrja në fushatën e Olldashit është një hap i parë në këtë drejtim?
Të votosh për Sokol Olldashin nuk do të thotë të  kesh bindje të djathta. Kjo ka të  bëjë me të  preferuarin mes Ramës dhe Olldashit. Nëse flasim për shkollën ende nuk kam bindje të edukuar  politike. Nëse flasim për familjen është e vërtetë që ata janë demokratë.

Ku e kaluat natën e Vitit të Ri dhe në shoqërinë e kujt? Apo ishit në krye të “detyrës” në ndonjë restorant, apo PUB, duke kënduar?
Momentin e ndërrimit të viteve e  kalova në shtëpi, bashkë me familjen time. Doja që këtë moment ta ndaja me njerëzit e mi më të dashur. Pas orës 24.00 u ngjita në skenën e koncertit që u zhvillua në Sheshin Skënderbej. Ndërsa më pas kalova orë  të bukura në shoqërinë e të dashurit dhe të njerëzve të mi të afërm.

Dhe së fundmi çfarë morët nga 2006 dhe çfarë prisni nga 2007?
Nuk më duhet të mendoj gjatë për të thënë me bindje se viti 2006 më ka dhënë shumë. Përveçse i dha një hov të ri karrierës sime si këngëtare, ku do të përmendja “Këngën Magjike”, apo “Top Festin”, apo qoftë edhe si imazh i “Luna Ekspres”, forcoi më tej dashurinë time. Ndërsa nga viti 2007 pres sukses për albumin tim të dytë. Do të doja të kisha sa më shumë punë, para, harmoni në familje dhe të kisha sa më shumë kohë për të dashurin tim.

 

Spekter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok