21/12/2024
Agron-Tufa

Nga Agron Tufa

9 muajt e fundit që i kishin mbetur, ai u dha si i marrosur, deri në frymën e fundit pas mësimit të së parës gjuhë të huaj në jetën e tij. E bëri këtë me një këmbëngulje e përdëllim të pabesueshëm për moshën e tij të shtyrë, e sidomos për shëndetin tejet të brishtë që luhatej mes drejtpeshimit dhe rrokullimës së pandalshme. Për aq sa e lejonin fuqitë, natyrisht. Për aq sa i bënin dritë sytë. Për aq sa mendja nuk i terratisej, duke e këputur disa herë në bodrum gjatë atyre ditënetëve torturuese.

Nuk e di në ka pasur ndonjë prej të afërmve që mund ta ketë pyetur dhe, sigurisht, nuk i di as përgjigjet që mund t’u ketë dhënë, por kur e pyeta unë, më dha një përgjigje jo të drejtpërdrejtë:

“Po mësoj më në fund dhe unë një gjuhë tjetër, me një fije shprese se mos me të do të mund të flas lirshëm me Hyjin, meqenëse gjithë jetës, me këtë shqipen tonë, kurrë s’arrita me u marrë vesh as me njerëzit e mi, e jo më me Të”.

2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok