7 shkurt 2008: Heldenplatzi i i Vjenës, shenjtëruar nga Shqiptarët

0

15 vjet më parë në ditën e shpalljes së pavarësisë. Rikujtim ngjarje nga shkrimi në “Zëri e Ditës”

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

Vjenë, 17 shkurt 2008.  Ngrohtësia e festës e theu të ftohtit në Sheshin e Shenjtë para Muzeut të Shpatës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut në zemër të Vjenës. Shfaqeshin portretet e atyre që kontribuuan në ardhjen e pashmangshme të kësaj dite të madhe, portreti i Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, Kryetarit historik Dr. Ibrahim Rugova, Daut e Ramush Haradinaj, Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi etj. Programi u hap me himnin kombëtar dhe himnin e BE-së. Nuk munguan brohoritjet jehona e të cilave kthehej nga Muzeu i Shpatës së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut edhe më e fuqishme. Prezantuesit e programit .Shpëtim Redo dhe Kaltrina Durmishi, gjimnaziste kishin duart plot. Referatin kryesor e mbajti Z. Ibish Rugova, veprimtar i hershëm në organizimin e mërgatës këtu në Austri. Në emër të organizatorit uruan: Mehmet Manovi (PDK), Myftar Berisha (LDK), Salih Tolaj (AAK), Qamil Avdyli (LDD). Tubimin e përshëndetën edhe, Mahir Zeqiri nga Bashkësia Islame Shqiptare, Dom Isak Doda nga Misioni Katolik Shqiptar, Azmi Toptani, përfaqësues nga Shqipëria, Z. Atem Hasani, përfaqësues nga Maqedonia. Surpriza e manifestimit ishte urimi nga përfaqësuesi i Çamërisë Z. Petrit Begati. Programin artistik e hapi “Vallja e Pavarësisë” . Në program u prezantuan këngëtarë, valltarë nga shoqëria kulturo-artistike “12 Qershori” Baden: Gentiana e Saranda Berisha, Hyre Hysaj, Afrim Shini, Jahir Krasniqi, Ramush Lajçi. U prezantuan këngëtarë e valltarë si: Semelit e Berat Tafallari, Tahir Turkaj, Aflim Rukolli, Adnan Isaku, Shaip Barileva. Tenori Faik Kondozi këndoi arie nga Opera ”Elezier Darmor”, sopranoja Lorika Ismajli me Arie nga Opera “Gianni Schischi” e Puccinit. Programi vazhdoi me këngëtarin Hamdi Hyseni. Besjana Skënderi u prezantua me grupin simpatik vallëzues ritmik.

Shpallja e pavarësisë nga Parlamenti i Kosovës e lexuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi, u përcoll me duartrokitje të fuqishme në Sheshin e Shënjtëruar në zemër të Vjenës.

Në kujtesën tonë do të mbetet përherë 17 Shkurti 2008 Dita e Pavarësisë së Kosovës. Kjo është ditë që nuk përsëritet më kurrë.

Një grup në festimin e shpalljes së pavarësisë. Plaku nga Drenica, Ramadan Mehmeti, ushtar i Shaban Polluzhes e priti pavarësinë me plisin e tij me krenari e optimizëm për Kosovën e pavarur. “Edhe në vdeksha tani, nuk më mbetet asgjë merak. Kjo është dita më e madhe e jetës sime. Për këtë luftuam me komandantin e patrembur Shaban Polluzha. Amaneti i tij shkoi në vend”.

Një bisedë e shkurtër në të ftohtin e dimrit e pasuroi pritjen tonë deri në shpallje për disa orë.

Si ndiheni tani pas shpalljes së pavarësisë?

Ramadan M.: S’ka gjë më e bukur në jetën time 82 vjeçare. Tani u realizua ëndrra e ime. Kjo ishte ëndrra e komandant Shaban Polluzh: shkëputja nga pushtuesi serb dhe pastaj bashkimi me Shqipërinë.  Sapo të arrijë në Kosovë do shkoj te varri i tij dhe do i tregoi dhe unë si ushtari shumë i ri që isha. Do i them: Komandant, pusho i qetë në dheun e Kosovës së Lirë!   Më falni se  u ligështova, dhe filloi t’i fshinë lotët mjekrës që rridhnin rrudhave që flasin shumë çka. Falsin mbi mallin e dhembjen e njeriut të vuajtur.

A keni ndonjë porosi?

Po, kam shumë. Tani nuk ka marr fund gjithçka, tani fillon jeta e jonë e cila nuk është e lehtë. Shkau nuk dorëzohet, ai gjithmonë ishte e do mbetet i pa besë, andaj duhet njëqind parë sy e mend për ta mbrojtur Kosovën. Serbia shkatërroi kullat tona, vrau e plaçkiti. Ajo kreu gjenocid ndaj kombit shqiptar, kjo nuk duhet harruar.  Duhet bashkuar të gjithë për ta mbrojtur pavarësinë e shpallur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok