23/12/2024

Enigma e një romance Orjentale

0
Sotir-Athanasi1

(Tregim i jetuar)

Nga Sotir Athanasi

Grupi i vizitorëve nga Athina mbërrijti në dalje të Xhamisë Blu. Gratë, kishin dorëzuar tashmë shamitë e kokës që iu dhanë drejtuesit në hyrje për të respektuar ritin fetar dhe ishin ende këmbëzbathura. Nxorën nga qeset e celofonit sandallet dhe nisën t’i veshin për të zbritur shkallët e shumta. Zhytja ende në atë mpirje që sjell perceptimi i gjithçkaje panë e dëgjuan, shkaktoi natyrshëm edhe një lloj hutimi për këdo. Me këta vizitorë, ishte edhe ajo zonjë që më pas do të quhej :

“L E J – L A”.

I shoqi kish dalë pak më përpara e po lidhte këpucët, kur ngrijti kryet dhe e pa gruan (tanimë pa shaminë e kokës së cilës i shkonte aq shumë sepse Ai e kish ndjerë nurin e rënë nga bluja si e zbritur nga mbiqiejt ) i tha:

– Si nuk bëre një pozë me atë shami?

Kaq iu desh që gruaje e mikluar nga vështrimet, jo vetëm mashkullore, por edhe brënda llojit të saj, perceptonte ende se: ajo mbulesë e ardhur si . . . nga parajsa dhe e dërguar me shpejtësi galaktike enkas për ‘të, në një farë mënyre dëmshpërblente hijeshinë e mohuar të së tërës brënda kësaj xhamije. Sepse, i shkonte tejet, gjë që i jepte kuptimin e një lloj hovëzimi nga vetë Ajo.

Kësisoj nisi me ngut të ngjiste shkallët edhe pse disi e dyshimtë nëse do të mund t’a vishte sërisht atë cohë të ritit muslyman në bojë perëndie e aq më pak besonte në se do t’a bindte njeriun-sekuritiv, disi të vrazhdët për t’a fotografuar me aparatin e saj celular.

Gjithsesi, u ngjit.

Përfaqësuesi i ligjit, ktheu kryet. Vështrimi i tij në mos i ashpër, mungesën e gadishmë- risë për t’a ndihmuar, hapët e tregonte. Veç kësaj, portreti i tij kish ca grimaca që fshihnin gjithsesi një dramë të brëndshme personale. Gruaja, që dinte aq mirë të dallonte aromën-fine në natyrën femrore, nuhaste po ashtu edhe tufanin e trazimIt mashkullor që në embrion. Prandaj sapo iu gjënd pranë, buzëqeshi. Dhe, kur portreti i saj, merrte këtë trajtë shprehte ëmbëlsi, dlirësi dhe se tek kjo femër-klasi lexohej qartë, te sytë e saj, statusi i një Zonje të vërtetë. Qe ky moment kur, tek ajo, shpalosej një pafajsi çarmatosse për këdo të cilit do t’i drejtonte aq ëmbëlsisht kërke- sën-favor. Kjo e bënte të vështirë sprapsjen dhe të pamundur mospranimin. Ajo tha në anglisht:

– Zotni ju lutem, kini mirësinë që ju karakterizon, të më jepni edhe një herë atë shami që sapo jua dorzova, – dhe shtoi po me të njëjtën ëmbëlsi në buzëqeshje: – Nga emocionet për këtë xhami me vlera të jashtëzakonshme kulti muslyman, ku keni fatin të shërbeni Ju, “i ëmbëli-sekuritiv”, harova të bëj një fotografi.

Tjetri, ndonëse fillimisht e pa me habi, instiktivisht, si të fliste turqisht me dikë nga personeli, ia dha menjëherë shaminë të shoqëruar me një buzëqeshje të ndrojtur e si të detyruar, jashtë tipit dhe karakterit të tij.

Duhet pranuar se parzmorja mbrojtëse që rrethonte gjithë sjelljen e tij me një femër, befas, qė rrëzuar e flakur tutje vetëm nga miklimi me shprehjen: “i mbëli-sekuritiv”. Kjo si një lëng dehës iu përhap thellë në dama- rët e tij për t’i ngazëllyer zemrën. Sepse i miri turk nuk e dinte që kjo shprehje në Greqi, përdorej rëndom si e ditës dhe se merrte vlera edhe nga krahu i kundërt. Një mashkull për shëmbëll, në supermarket mund t’i drejtohet shitëses së re në moshë: “zonjusha ime”, ose: “zonja ime!”, për analogji, kur tjetra ishte grua). Por le të mos largohemi nga tregimi ynë. Se jemi në Orjent dhe “i ëmbëli- sekuritiv “, ishte tejet i ndrojtur nga pasiguria se si mund t’a merrte kjo Zonjë, gëzimin dhe kënaqësinë e tij. Nga që ndjehej mëse i përfillur me kërkesën e saj, për më tepër i stolisur nga fjalët: “i ëmbli-sekuritiv “! Në ndryshim nga rastet e rëndomta kur qe i detyruar për zbatimin e riteve të kultit me vizitorët; lëvizja e tij, aty më parë me dikë tjetër, qe e ftohtë për të mos thënë e bezdisshme. Kësaj Zonje, si në një marrëveshje të fshehtë, nga ato që një femër di dhe kap sinjalet dashamirëse të seksit tjetër, kaq i mjaftoi të triumfojë mbi ‘të. Nga siguria në veprimet e saj, si midis . . ., shokësh, i la në dorë këtij mbikëqyrësi ligjor celularin, pa iu lutur më parë të kishte mirësinë për t’a mbajtur atë. Ky veprim, merrte vlerën e një testi në vazhdimin e lojës me një hap më të guximshëm. Sepse, pas kësaj, Ajo hodhi mbi krye shaminë; ia mori sërish celularin që Ai t’i kishte të lira duart dhe po me atë mënyrë si midis të njohurish të vjetër, në anglisht, tha:

– Ju lutem, ” i miri e i respektuari “zoti . . . ( u memdua disi përpara se të përdorte në anglisht, shprehjen më me hije:) – Zoti supervizor! Rregullomani pak shaminë!

Sigurisht, kjo i kalonte të gjitha. E para: se Ajo qe greke dhe Ai turk. E dyta: se Ai qe mysliman dhe Ajo e krishterë. Dhe së treti: se Ajo qe një Zonjë e martuar dhe se Asaj, ashtu si edhe Atij i dukej hunaza në gisht. Gjë që tregonte se duhet të qe gjithashtu i martuar. Prandaj Ai nguroi për një çast përpara se të zbatonte edhe këtë kërkesë tejet të natyrshme e llogjike nga kjo Zonjë e çuditëshme e cila ia kishte zbutur, për të mos thënë, mposhtur vrazhdësinë e tij. Por Ajo, nuk donte t’ia thyente sedrën. Aspak. Përkundrazi: iu afrua më pranë dhe si në fshehtësi, a mirëbesim vetëm për veshët e tij, i tha:

– Unë jam myslimane shqiptare.

Pas kësaj, me zë tepër të ulët, (në qoftëse unë e kujtoj mirë ) recitoi një sýre që e mbante mënd nga vegjëlia dhe që niste me fjalët:

– Eshen ilaj-laj hilellaj . . .

Atëhere, Sekuritivi turk, pa më të voglin ngurrim, tepër vllazërisht i hodhi duart në qafë dhe e përqafoi.

Dhe . . . shihni!

Ai nisi t’ia rregullojë si të qe me partneren e tij kur përgatisnin njëri-tjetrin përpara se të dilnin. Se, edhe kjo Zonjë, moshatare me ‘të, Ajo qė. Kur mbaroi, ky Oriental-sekuritiv e soditi gjatë, ëmbël dhe me admirimin ëndërrues, për të shqiptuar instiktivisht emrin e ish bashkëshortes së tij: LEJ-LA!

Sytë iu skuqën tejet dhe për zonjën-gre- ke-klas, kjo fliste shumë. Mbase për një mall e mbase edhe pendesë nga një ndarje. Veçse zonja dinte t’a fshihte edhe këtë hamëndesim tejet pranë së vërtetës. Prandaj i dha aparatin me një gjest mëse shoqëror dhe Ai, pa më të voglin ngurrim e filmoi. Ajo i dorzoi shaminë blu dhe çuditërisht pa se vështrimi i tij, si ajo e një aktori në xhirim, nuk shihte në drejtim të kameras, por pas kameramanit. Nga që, në të djathtë të tij, vështrimin kishte përqën- druar. Por, siç aq bukur dinë gratë të maskojnë qëllim, Ajo, spostoi pak trupin. Lejoi kështu të kalonte një grua që sapo dorzoi shaminë dhe e ndau nga ky intimitet me Sekuritivin. Zonjës sonë, kaq i duhej që me bisht të syut të shihte tundjen e kokës dhe lëvizjen e buzëve të kolegut turk-gjith- ashtu sekuritiv i cili miratonte ngjajsh- mërinë e kësaj Zonje me ish partneren e sivëllai të tij. Edhe sepse së bashku me tundjen e kokës, me zë të ulët, përsëriste si në fshehtësi por mjaft ëmbël në dy rrokje, emërin LEJ-LA!

LEJ-LA!

Kështu quhej ish bashkëshortja e Sekuritivit tonë-Qemal. Ai përpara se të qė i tillë, ishte një piktor i pa fat, ndonëse qė një Van-gog i peizazhit dhe natyrës turke për të cilat çdo vizitor mahnitej tek shihte gjelbërimin e Konstandinopolit, (siç e quajnë grekët ende zyrtarisht, Stambollin e sotëm)

Partnerja e piktorit Qemal e shtyu si e shtyu për gati një vit me mungesa të jashtëzakon- shme në përballimin e jetës të mbushur me sakrifica, por edhe privime. Pasoja këto ngaqë piktori nuk kishte një punë të përhershme, por mbështetjen në shitjen e pashans të krijimeve të tij nga e cila nuk mund, që nuk mundte të hiqte dorë. Ajo zotronte zanatin e permanentit. Por Ai e kishte për turp vartësinë ekonomike nga paga e së shoqes, edhe pse provonte mungesat më bazike për mbijetesë. Grindjet me partneren e cila jetonte dëshpërimin e tij, solli të vetmen zgjidhje të detyruar: braktisjen.

Stambolli ka njëzetë milion banorë. Ajo kaloi Bosforin dhe në anën aziatike e ndihmuar nga prindërit e saj, hapi një lokal bukurie. Tashmë qe mbushur viti që lokalin e drejtonte vetë dhe kishte një klientelë të kënaqshme. Po piktori?

Piktori, i katandisur keq, iu drejtua për borxh një shoku fëmijërie. Ky qe Refiku që lexuesi e njeh tashmë, si sekuritivin tjetër. Ai e bindi që të niste punë në Xhaminë Blu si Sekuritiv për të zëvëndësuar dikë që kish dalë në pension. Këtu piktori ynë mund edhe të frymëzohej për krijimet e tij. i tillë qe rasti. Piktori, tashmë i punësuar, po atë ditë, u kthye në shtëpi vetëtimë dhe mori bojërat. Hodhi lehtshëm konturet e portretit të vizitores-Lej-la me shaminë mbi krye dhe pastaj nisi me gishtërinjtë të trazonte ngjyrat duke përsëritur:

“Tregoje tani veten se përzierja e tillë e ngjyrave, është muzika për mjeshtërinë tonë. Le t’a bëjmë këtë . . . ARJE, nën titullin: “Ktheu LEJLA” .

Dhe, si gjithmonë në këto raste, përqëndro- hej pas kameramanit. Atje ku përfytyrimi tashmë kishte sjellë imazhin e . . ., LEJ-LAS së tij. Dhe thuajse e gdhiu për të përfunduar punimin.

 

Dy ditë më pas, grupi i turistëve nga Greqia, në hollin e hotelit OKEAN, po zbrisnin valixhet të kënaqur për javën kaq të ngjeshur të vizitave. Atë mëngjes, ata nuk harruan të merrnin në lokalin e ëmbëlsirave Krem-bakllavanë karakteristike dhe me emër në Konstandinopol. (Siç na pëlqen tani edhe neve të integruar tashmë plotësisht në mëndësinë e qytetërimit grek, të quajnë Stambollin e sotçëm).

Hotelieri po shihte gazetat e ditës, përpara se t’i vinte në tavolinat pranë kolltuqeve në holl. Atë çast zbriti edhe çifti nga dhoma 404. Hotelieri mori çelsin. Ai, shihte me hutim: herë gazetën dhe herë zonjën që dorzoi këtë çelës. Dhe, instiktivisht tha: – LEJ-LA!

Klientja buzëqeshi ëmbël. Ishte kjo buzëqeshje që nxirrte në pah tiparet e saj më të mira, më të dlira, më të sinqerta dhe imponuese të Zonjës- klas’.

– Ktheu LEJLA! , – përsëriti Hotelieri në recepsion. Kuptohej që po lexonte një titull, por që enkas, duke buzëqeshur e tha në anglisht.

Zonja e veçantë-klas, kuptoi shumë. Intuita i solli ndërmënd turkun-Sekuritiv e bindur që Ai jetonte një dramë. Receptionisti ia bëri me dorë të vinte pranë duke i treguar gazetën. Zonja-klas e grupit grek të vizitorëve pa portretin e saj me shallin-parajsë në Xhaminë Blu. Porse, i saj, ishte vetëm portreti. Se autori e kishte paisur me krahë për t’a shndërruar në një zog shtegtar. Enigma në këtë pikturë qëndronte në se fluturimi tregonte ikjen, apo kthimin e këtij zogu shpërngulës?

Titulli: Ktheu LEJ-LA!, megjithatë e tregonte qëllimin. Mashalla!

Diku në cep të saj, ashtu siç dinë gratë të shohin hollësi, sidomos kur këto, dikush mundohet t’i maskojë, Zonja-klas lexoi emërin e autorit Qemal. Dhe Atë, ndonëse, jo lehtësisht në turqisht, por me gërma latine, e tërhoqën si . . .,një buzëqeshje e ndrojtur, fjalët:

“Çok gjyzel, LEJ-LA”!

Dhe s’e kishte të vështirë të ndjehej tejet e falenderuar nga Piktori Sekuritiv, Qemal. Në mëndje i erdhi urimi:

“Dhëntë Zoti t’i kthehet Sekuritivit-piktor- Qemal, LEJ-LA!

Edhe ne përsërisim në turqisht që të ngjisi, dëshirën tonë: ISHALLAH!

-‐‐—————

Sotir Athanasi,

Athinë, shkruar më:

16,dhjetor,2020

Dërguar më

20,shtator,2023

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok