27/12/2024

571 vjet më parë (8 gusht 1451): Letër e rrallë autografike e Skënderbeut dërguar Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali!

0
Skenderbeu-Letra-Siene

Nga Jahja Drançolli

Letra autografe në fjalë njihet si një nga 10 letrat autografike (të firmosura) nga dora e vetë Skenderbeut, të cilat u ruajtën në arkiva të njohura të botës (Romë, Venedik, Milano, Napoli, Paris, Dubrovnik, Zagreb…). Kjo letër autografe, e shkruar me shkrimin humanist të kohës në latinisht dhe italisht, është një fragment i shkurtër nga një histori madhore. Ky dokument i çmuar i dërguar nga Lazri, abati i Arbrit, ishte shkruar në një karton të zakonshëm pambuku (bombagine) të kohës dhe siç shihet nga faksimili, në të dy anët e fletës (folio) ruhen shenjat e vulës (sigillum) të Skënderbeut, i cili mban datën 8 gusht 1451. Ndërsa letra në fjalë arriti në duart e Bujarisë së Republikës së Sienës më 13 shtator 1451!

Burimi: Archivio di Stato di Siena

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok