14/12/2024

50 vjet nga ekzekutimi i klerikut dhe dërgimi i trupit pa jetë në kadavër

0
Dom-Kurti-Ekzekutimi

Nga Kastriot Dervishi

Dom Shtjefën Kurti u arrestua më 11.6.1970. Nga leximi i të dy dosjeve (formulare dhe hetimore-gjyqësore), del fare qartë se pushkatimi nuk mund të përligjej edhe sipas legjislacionit të kohës. Me vendimin nr.54, datë 30.7.1971 të Gjykatës së Rrethit Krujë u dënua me vdekje për “sabotim” dhe agjitacion e propagandë. U la në fuqi me vendimin nr.806, datë 8.9.1971. Më 23.9.1971 Presidiumi i Kuvendit Popullor i refuzoi faljen e jetës. Nga data e këtij vendimi e deri në ekzekutim kaluan disa ditë. Vonesa dhe trajtimi nga Dega e Punëve të Brendshme Krujë në Drejtorinë e Punëve të Brendshme Tiranë, me sa duket është bërë për arsyen e kërkesës nga Fakulteti i Mjekësisë.

Ekzekutimi u krye më 29.9.1971 në “vendin e caktuar” në Dajt. Gjatë kësaj kohe, Dom Shtjefni është mbajtur në Repartin nr.313 në Tiranë. Të pranishëm në ekzekutim kanë qenë hetuesi Vangjel Kote, zëvendësprokurori i Rrethit Krujë Piro Suli, zëvendëskryetar i DPB Krujë Ramiz Palmi dhe mjeku Asim Ylli. Pas vrasjes që është kryer nga njëri prej 3 ekzekutorëve që ka pasur Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë është vepruar sipas autorizimit, duke iu dhënë “rezultati” doktor Asim Yllit, njërit prej mjekëve që rezulton edhe në raste të tjera që ka tërhequr kufomat për nevoja të Fakultetit të Mjekësisë. Më 20.10.1971 Prokuroria e Rrethit Krujë i dërgoi Presidiumit të Kuvendit Popullor procesverbalin e ekzekutimit në Tiranë, një rast krejt i rrallë ky. Për këtë arsye, ky procesverbal u administrua në dokumentet e fondit nr.489 në AQSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok