22/12/2024

Strukturat  ndërkombëtare, ato të Kosovës dhe të Manastirit  të Deçanit

0
Hasanramaj-Decan2

Mbajnë përgjegjësi për “tërmetin” që është bërë mbi kompleksin turistik  të Deçanit!

Nga Hasan Hasanramaj

Pas përfundimit të luftës së fundit dhe të tërheqjes së forcave ushtarake, policore dhe paramilitare nga territori i komunës së Deçanit dhe të Kosova dhe hyrja e forcave të KFO-it italian në objektet e pushimores së fëmijëve “Pishat e Deçanit”ku janë edhe sot dhe ato të UNMIK-ut në  kuvendin e komunës së Deçanit – punëtoret e ndërmarrjes hoteliere “Iliria”, duke e parë rrezikun që po i kanoset kompleksi turistik nga duart e barbarëve me  kohë trokitën në dyert e shtyllës së katër të UNMIK-ut, të kuvendit të komunës së Deçanit dhe ato të Kosovës që t’u mundësojnë kthimin në objektet e tyre hoteliere, ku dekada me radhë derdhën djersën dhe mundin  për t’i  mbrojtur ato nga shkatërrimet, hajnitë dhe plaçkitjet dhe dukuritë e tjera negative. Mirëpo, për habi, kjo kërkesë e arsyeshme e tyre u refuzua nga shtylla e  katër e UNMIK-ut  për shkak të vendimit arbitrar të Parlamentit  në Beograd dhe atij serb në Deçan para luftës së fundit me të cilat pasuria prej  tetëqind hektarëve dhe objekteve të  hoteliere  i dhurohen për shfrytëzim të përhershëm Manastirit të Deçanit ?! …

Shtylla e katër e UNMIKU-ut  me vendimin numër 2000/45  atë kohë përfundimisht  merr mbi vete  përgjegjësinë  për mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e objekteve shtetërore dhe ato shoqërore në territorin e komunës së  Deçanit. Para luftës së fundit strukturat komunale dhe punëtorët serbë objektin e hotelit të ri të kategorisë super ‘’B’’ me treqind shtretër, pishinën olimpike, salla moderne  dhe  inventar të tipit më bashkëkohor e  vodhën  bashkë  me strukturat udhëheqëse të ish ndërmarrjes ndërtimore “Izgradnja”e  Pejës ? …

Pas përfundimit të luftës së fundit dhe tërheqës të popullatës serbo-malaziase nga territori i komunës së Deçanit dhe hyrjes dhe vendosjes të forcave të KFOR-it italian në objektet e Pushimores së Fëmijëve ku janë edhe sot. Ish-punëtorët shqiptarë të ndërmarrjeve të kompleksit turistik “Iliria” kërkuan që t’u mundësohet kthimi në objektet e kompleksit hotelier. Kërkuan që aty të fillojnë punën, në radhë të parë në mbrojtjen e objekteve nga vjedhjet e barbarit tjera, mirëpo kërkesa e tyre u refuzua?!

Njëzet e një  vjet kaluan dhe vendimi arbitrar të parlamentit  serb të  Beogradit ende  është  në fuqi ?!…

Pas këtyre  kërkesave  strukturat udhëheqëse të ndërmarrjeve turistike “Iliria”  nga shtylla e katërt e UNMIK-ut morën  përgjigjeje së kërkesat e tyre nuk mund të realizohet me arsyetimin së pasuria  prej tetëqind hektarësh hëpërhë është në posedim të përhershëm të Manastirit të Deçanit ?!  Njëzet e dy  vjet kaluan dhe vendimi arbitrar të  parlamentit të Beogradit dhe i strukturave udhëheqëse serbe të ish-komunës së Deçanit ende për fat të keq është  në fuqi ?!…

Shtylla e katërt e UNMIK-ut, duke e parë revoltën dhe kërkesën e arsyeshme të punëtoreve të ndërmarrjes hoteliere “Iliria”dhe të qytetareve të komunës së Deçanit  me vendimin numër 2000/45,  thuhet:’’Pronat shoqërore dhe ato shtetëroret në territorin e komunës së Deçanit  do të menaxhohen nga  shtylla e katërt e UNMIK-ut, e jo nga  kuvendit i komunës të Deçanit ?! …

Pa vonua shumë njerëzit me” kulturë të ulët njerëzore filluan aksionet” në vjedhjen dhe   demolimin e të gjitha të mirave të cilat i kishte në gjirin e vet kompleksi turistik, me arsyetim se këto janë pronë e Manastirit të Deçanit?!  Objektet dhe kompleksi turistik me rrethinë  në një sipërfaqe prej tetëqind hektarëve pas luftës ka qenë në gjendje të rregullt dhe si pasuri e tillë kurrë nuk ka qenë dhe as sot  nuk është as nuk do të jetë pronë e Manastirit të Deçanit dhe as e parlamentit  të Beogradit. Kjo pasuri ka qenë, është dhe do të mbetet përgjithmonë pronë e kuvendit të komunës së Deçanit, punëtorëve të ndërmarrjes hoteliere “Iliria” dhe qytetareve të komunës së Deçanit dhe të Kosovës. Hajnat dhe shkatërruesit pas luftës mbi çatinë e objektit të ri dhe modern të hotelit të kategorisë super “B”, gjë që mirë shihet në fotografin e kamerës sonë  me një sipërfaqe prej njëmijë e treqind metra katrorë me treqind shtretër, pishinë, salla  moderne dhe inventar të tipit me bashkëkohor shkulen tërë sasinë e llamarinës së bakrit dhe tërë të mirat e tjera që ishin  brenda në këtij objekti u plaçkitën dhe u demoluan ?! …

Sot pas njëzet e dy vjetëve për barbarit në kompleksin turisti me së miri flasin fotografitë e kamerës sonë …

Edhe objekti i hotelit të vjetër me një kapacitet prej tridhjetë shtretërish, restorant, kuzhina, dy salla të pajisura me inventar dhe dy tarracat më pesëqind vende për ulje u  shkatërruan. Në këtë kompleks edhe njëzet e gjashtë objekte të tjera moderne të kamp-shtëpizave me kapacitet dyqind e njëzet e gjashtë shtretër, të kompletuara me inventar, shumica  ishin në gjendje të rregullt. Sot disa prej këtyre kamp  shtëpizave janë rrënuar dhe rrafshuar me tokë dhe nuk ekzistojnë me, gjë që më së miri flasin fotografitë e kamerës sonë. Punëtorët e kompleksit turistik dhe qytetaret e komunës së Deçanit kërkojnë nga strukturat udhëheqëse të komunës, të Kosovës dhe ato ndërkombëtare që kompleksi turistik me rrethinë me sipërfaqe tetëqind hektarësh, objektet hoteliere dhe ato të pushimores së fëmijëve t’u kthehen në pronësi të përhershme kuvendit të komunës së Deçanit dhe  punëtorëve të këtyre dy  ndërmarrje të mirënjohur turistike të cila gjithmonë kanë punuar në kufi e rentabilitetit ? …

Në fund sipas mendimit tonë ata të cilët me vendimin numër 2000/45 e  morën mbi vete mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e kësaj pasurie duhet të përgjigjen para qytetarëve të komunës së Deçanit  e këta janë  UNMIK-ut, AKM-së, SHPK- ja,  kuvendit komunal, Qeveria e Kosovës dhe ata të Manastirit të Deçanit për të gjitha këto shkatërrime, vjedhje, rrënime që po shihen në fotot e kamerë sonë të cilat llogariten në dhjetëra qindra milion euro ?! …

Ky dhe faktet e tjera flasin mjaft qartë se Serbia gradualisht po depërton dhe po komandon me pjesën veriore të Mitrovicës e dhe komunën e Deçanit, në të cilën i ka uzurpuar tetëqind hektarë të kompleksit më të bukur turistik, ku komuna e Deçanit dhe Qeveria e Kosovës qe njëzet e një vjet nuk kanë kurrfarë qasjeje?! Kështu Qeveria e Serbisë gradualisht këmba-këmbës po depërton në pushtimin e trojeve tona stërgjyshore, e strukturat tona udhëheqëse të Kosovës qytetarëve po u premtojnë fjalë të thata, ndërsa realiteti është krejt ndryshe …

Çatia e hotelit të ri nga ku u vodh llamarina e bakrit

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok