22/12/2024

31 MAJI – DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR DUHANIT (4)

0
Mos-Pi-Cigare

TYMOSJA E DUHANIT SHKAKTON SЁMUNDJEN E TABAGISMIT.

Nga Lutfi ALIA

Tabagismi shprehet me dëmtime në shumë organe, në disa të rënda si në sistemin nervor qendror, në zemër,  në vazat e gjakut dhe në aparatin e frymëmarrjes, por lëndohen dhe organe të tjera, në dukje me shenja të lehta, por në fakt me pasoja serjoze për shëndetin e duhanxhinjëve.

TYMI I DUHANIT DHE SËMUNDJET E APARATIT TË TRETJES.

Një ndër shenjat e para të efektit të tymit të duhanit është era e keqe e gojës, ngjyrosja në bezhë e pistë e dhëmbëve nga depozitimi në smalt i nikotinës dhe sidomos i katramit dhe i substancave të tjera në përbërje të tymit, që e thithin plot epsh duhanxhinjtë. I shpeshtë është dhe zhvillimi i gingivitit nga veprimi i radikaleve të lira. Tymosja e duhanit pakëson ndjenjën e urisë, por ky veprim i provokuar nga nikotina është i përkohshëm. Ndjenja e urisë nxitet nga tkurrjet e paretit të stomakut, por shtimi i nikotinës i frenon tkurrjet, pra largon ndjenjën e urisë, për aq kohë sa vepron mbi mbaresat nervore, por me pakësimin e nikotinës rikthehet uria.

Duhanxhinjtë, sidomos ata rishtarët dhe ata që tymosin mbi 20 cigare në ditë gjithmonë ankojnë të përziera, ndërsa adoleshentët që tymosin disa cigare njera pas tjetrës kanë të vjella, të provokuara nga gjendja toksike akute, por që çduket me ndërprerjen e tymosjes të duhanit. Shtimi nikotinës në gjak ngacmon dhe gjëndërrat endokrine, kësisoj pakëson insulinën dhe rrit gliceminë, çka krijon përshtypjen e shtimit energjik të organizmit, por kjo gjendje është fallco, pasi pasohet me uljen e forcës fizike dhe me lodhje të shpejtë.

Ju rikujtoj se shumë substanca të çliruara nga djegia e duhanit, si nikotina, formaldehidi, fenoli, radikalet e lira, arseniku, cianuret, butanoli, metanoli, amoniaku, plumbi, acid sulfurik, DDT, acetoni, acidi silicilik, acidi karbonik, acidi acetik, acidi formik, acidi stearik, dioksidi i titanit dhe klorur vinili i çliruar nga filtri i cigares, frenojnë sekretimin e bikarbonateve nga pankreasi, çka çon në shtimin e aciditetit të stomakut, me pasoja për subjektet që vuajnë me gastrite kronike dhe me refluksin gastro-ezofageal, duke u ndërlikuar me zhvillimin e ulçerave të stomakut dhe të duodenit, sëmundje që rastisen në mbi 70 % të duhanxhinjëve që tymosin mbi 20 cigare në ditë. Në adoleshentët që fillojnë tymosjen e duhanit me 15 – 20 cigare në ditë, kalojnë një gjendje toksike të shprehur dhe me dalje të shpeshta diarreike.

DËMTIMET E SHËNDETIT TË FEMRAVE NGA TYMI I DUHANIT

Ne tre dekadat e fundit është shtuar numëri i femrave që tymosin duhanin. Për karakteristikat fiziologjike që ka organizmi i femrave, si diferencat genetike, veçoritë hormonale dhe metabolike, ndikojnë në shtimin e efekteve dëmtuese të substancave të çliruara nga djegia e duhanit. Studimet epifemiologjike dëshojnë se efektet dëmtuese të tymit të duhanit në femrat, në vitet 2000 – 2020 janë shprehur me rritjen 6 % të kancereve të mushkërive krhahasuar me vitet 1975 – 1995. Në gratë duhanxhije në menopauzë janë shtuar rastet me kardiopati iskemike, çka favorizohet dhe nga pakësimi i hormoneve estrogenike, që ndodh normalisht në këto mosha, duke u shprehur me ulje të efekteve mbrojtës të këtij hormoni. Gratë duhanxhije me moshë mbi 40 vjeç që përdorin dhe antikonceptivët orale, rrezikojnë 20 herë më shumë të zhvillojnë infarkte të zemrës, iktuse të trurit, flebotrombozë dhe trombemboli pulmonare, krahasuar me gratë që nuk tymosin. Gratë duhanxhije kanë jetëgjatësi të pritshme më të shkurtër dhe vdesin 15 vjet më para se gratë që nuk tymosin duhanin.

Tymi i duhanit lëndon dhe organet e aparatit të frymëmarrjes të grave duhanxhije, kështu bronkiti kronik shfaqet nga tymosja dhe e një numëri të pakët cigaresh, krahasuar me meshkujt, madje bronkiti kronik në gratë ka evolucion më të shpejtë në bronkopati kronike obstruktive, sëmundje e pakurueshme që favorizohet nga  fakti se mushkëritë e femrave kanë sipërfaqe respiratore më të vogël se mushkëritë e meshkujve.

Për efektete toksike të substancave të shumta në tymin e duhanit, gratë duhanxhije kalojnë më herët në menopauzë, zhvillojnë osteoprozë me herët se gratë jo duhanxhije, kanë plakje dhe rrudhosje të parakohëshme të lëkurës, sidomos te lëkurës të fytyrës, si pasojë e ndryshimeve distrofike, pakësimit të fibrave elstike dhe zhvillim diskromie, të provokuarta nga radikalet e lira dhe nga nikotina.

DËMTIMI I SHËNDETIT TË NËNËS SHTATZËNË DHE I FOSHNJES NGA TYMI I DUHANIT.

Efektet dëmtuese të substancave në përbërje të tymit të duhanit janë me pasoja preokupante për shëndetin e nënës shtatzënë dhe foshnjën. Studimet e shumta dëshmojnë se nënat duhanxhije (që tymosin mbi 15 cigare në ditë) në 20 – 30 % të rasteve lindin fëmijë nën peshë (hypotrofë), në 10 % e rasteve lindin fëmijë parakohe (premature) dhe kanë numërin më të madh te femijëve të vdekur në periudhën gjatë dhe paslindjes, krahasuar me nënat që nuk tymosin duhanin.

Në një studim laboratorik të një numëri të madh fëmijësh të porsalindur nga nëna që kishin tymosur duhan gjatë shtatzanisë, Prof Stephen Hecht (Qendra e Kerkimeve të Kancerit – Minnesota) konstatoi se urina e të porsalindurve përmbante një ndër substancat më të rrezikëshme kancerogene nistrosamine 4 (methylnitrosa-mine)-1-3-pyridil-1-butanol (NNAL), si dhe metabolitin nistrosamine 4 (methylnitrosamine)-1-3-pyridil-1-butanone (NNK). Një studim i ngjashëm u krye nga Y. Xia dhe J. Bernert në fëmijë mbi 6 vjeç, në familje me prindër duhanxhi nga rezultoi se fëmijët duke thithur tymin pasiv të duhanit në mjedisin shtëpiak, kishin nivele të larta kotinine dhe nitrosamine 4 (methylnitrosamine)-1-3-pyridil-1-butanone (NNK).

Nga këto të dhëna studimore, nënat shtatzëna e bëjnë foshnjen duhanxhi para se të lindi dhe me probleme shëndetësore. Fëmijët e nënave duhanxhije në 1/3 e rasteve lindin nënpeshë, kanë zhvillim psikofizikë të ngadalshëm dhe të vonuar, sepse nëna ka koncentrim të lartë në gjak të monoksidit të karbonit, i cili duke u lidhur fuqishëm me hemogobinën, pakëson oksigjenimin e indeve të gjithë organeve dhe kur pakësohet oksigjeni rritja dhe zhvillimi i foshnjes nuk kryhen me ritme normale.

Nënat duhanxhije, në qumështin e gjirit kanë përmbajtje të lartë nikotine, sasi e së cilës shtohet në raporte proporcionale me sasinë cigareve që tymosin. Sa më shumë cigare të tymosi nëna, aq më shumë probleme shëndetësore provokon të foshnja latant, që është i wkaituar, qanë shpesh, humb oreksin, prë refuzon të pijë qumështin e gjirit, ka rrahje te shpeshta të zemrës, të vjella dhe dalje diarreike. Nga këto çrregullime zhvillimi psikofizik i fëmijës ngdalësohet.

Një nënë shtatëzënë, në se dëshiron të lindi e të rrisi një fëmijë të shëndetshëm, duhet vendosmërisht të ndërpresi tymosjen e duhanit.

Si theksuam në shkrimet e më parëshme, tymi i duhanit përmbanë mbi 4700 substanca dëmtuese, disa prej tyre si radikalet e lira, katrami, hidrokarburet aromatike policiklike, benzopireni, nitrosamina, polonium, kadmium, butanol, DDT etj, ushtrojnë efekte dëmtuese mbi kromozomet dhe genet, çka në një pjesë nënash ndërlikohen me aborte spontane, që janë më të shpeshtë në nënat duhanxhije, se në ato që nuk tymosin duhanin.

Dua t’iu rikujtoj nënave të reja, se grupi i substancave toksike, irituese dhe inflamatore, lëndon qelizat veshëse të mukozë së mitrës, çka vështirëson, madje dhe e pengon inplantimin e vezës së fekonduar, si dhe zhvillojnë gravidancë ekstrauterine (barra në tubat e mitrës).

Një ndër problemet preokupante, që fatkeqësisht nënvlehtësohet, është tymosja e duhanit nga prindërit në mjediset e shtëpisë dhe në prani të fëmijëve. Studime të shumta kanë vertetuar se fëmijët duke thithur tymin pasiv që qarkullon në mjediset e mbyllura, i marrin të gjitha substancat irituese dhe toksike që çlirohen nga djegia e duhanit e ndonëse janë në sasira më të pakta, ndikojnë në lëndimin e shëndetit të fëmijëve, kësisoj këta fëmijë rrezikojnë të zhvillojnë bronkite akute, bronkopneumoni, rhinite akute, kanë kriza të shpeshta të astmës bronkiale, e shprehur me ecuri më të rëndë e më të zgjatura se sa në fëmijët në familje me prindër që nuk tymosin duhanin. Është vertetuar se këta fëmijë kanë përqëndrime të larta në gjak të kotininës, pra të

metabolitit të çliruar nga shpërbërja e nikotinës gjatë djegies të duhanit.

TYMI I DUHANIT DHE RËNIA E FLOKËVE.

Në të gjitha aspektet e veprimit në organizmin e duhanxhiut, tymi i duhanit është helm dhe si kemi theksuar

përmbanë sasi të madhe radikalesh të lira (1015), që shpërndahen në të gjitha indet, ndër ato dhe në lëkurë dhe

ndërkohë tymi i davaritur gjatë tymosjes shkon dhe i depoziton substancat toksike dhe nikotinën në flokët, fakt

që bëhet i dukshëm në subjektet e thinjur, në të cilët flokët dhe mustaqet marrin ngjyrë kafe të çelët.

Në një studim të kryer në Harvard School of Public Health (USA) ka vertetuar se substancat kimike në përberje të tymit te duhanit të thithur, nxisin shtimin e hormoneve androgene (mashkullore) përfshi DHEA (5-dehidroepiandrosterone, hormon i prodhuar nga gjëndërra mbiveshkore, në gonade dhe në trurin e meshkujve dhe të femrave, i cili në duhanxhinjtë është në vlera 20 % më të larta se në ata që nuk tymosin duhanin), androstenedionin (35 % më i lartë në duhanxhinjë), testosteronin (10 % më i lartë në duhanxhinjë) dhe DHT (dehidrotestosteronin 15 % më i lartë në duhanxhinë), të cilët janë hormonet që krijojnë rënien e flokëve dhe zhvillimin e qerosit. Tymosja e duhanit përshpejton rënien e flokëve në subjektet qerosa androgenë, pra me shkaqe te tjera.

TYMI I DUHANIT DHE PLAKJA E LËKURËS.

Plakja e lekurës nga veprimi i substancave toksike të çiruara nga djegia e duhanit, ishte hamendësuar që në vitin 1856, por konfermën shkencore e dhanë Ippen & Ippen në vitin 1965, të cilët vertetuan modifikimet e lëkurës të fytyrës në duhanxhinjë dhe që përdoren për herë të parë termin “smoker’s face – fytyra e duhanxhiut”. Plakjen e parakohëshme të lëkurës e verifikuan në 80 % të subjekteve që tymosnin  duhanin rregullisht dhe për kohë të gjatë.

Në një studim të lëkurës së duhanxhinjëve, të kryer nga Harry Daniel, u vertetua se duhanxhinjtë e grup moshave 40 – 49 vjeç, kishin intensitetin e rrudhave të njetë me subjektet e moshave 50 – 70 vjeç që nuk tymosnin duhanin. Këto modifikime të lëkurës, janë pasojë e ndryshimeve distrofike të epidermës, pakësimit të fibrave elstike në dermë, ngushtime të vazave të gjakut nga veprimi i nikotinës dhe zhvillimin e diskromise, të provokuarta nga radikalet e lira, por dhe nga nikotina. Daniel thekson se plakja e lëkurës nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit, është më i pakët se sa plakja e parakohëshme nga tymi i duhanit. Ai konstatoi se fytyra e duhanxhiut kishte më shumë rrudha të imëta e në formë brazdash të thella rreth këndeve të buzëve dhe në këndet e syve, të shoqëruara me gropëzim të çrregullt të faqeve, të shprehura me intensitet shumë më të lartë se në subjektet me të njëtat mosha, por që nuk tymosnin duhanin.

Studiuesit Fenske dhe Smith verifikuan çngjyrosjen e thonjëve të gishtave të dorës dhe mekanizmat e veprimit të nikotinës dhe të katramit në ngjyrosjen në kafe-bezhë të lëkurës të gishtave që mbajne cigaren.

Në pjesët në vazhdim do të trajtohen:

Tymosja e duhanit nga adoleshentët.

– Kompromiset dhe dilemat e duhanxhiut me duhanin (të tymos, apo të mos tymos duhanin).

– Cigaria elektronike.

– Si të ndërpritet tymosja e duhanit, këshilla, strategjia dhe taktikat praktike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok