Nga Nikoleta Kovaçi

Ajo ç’ka ndodhi dje asht fytyra e vertet e asaj ç’ka u gatue ne 8 vite dhe u finalizue me 25 prill! Nuk asht asigja ma shume dhe sigurisht as ma pak! Duhen pa me kujdes vetem pak elemente me kuptue se ajo beteje ne fakt asht beteja qe duhej te ndodhte me 25 prill, diten kur Edvin Rama mori mandatin e dorezuem nga Lulzim Basha! Ate dite Berisha heshti e bashke me te heshten edhe demokratet e ç’orientuem, ndersa pjesa tjeter o ishin ne loje ose ishin shit lehtas tek parellinjte qe kishte shpernda Rama ne krejt vendin!

I marrim me radhe elementet!

Ngritja e grupit te verifikimit te kandidateve!

U pa si nje risi! Ne fakt nuk ishte fare e tille! Thjeshte fasade! Demokratet, ata te vertetet, uleriten per shume kandidatura te daluna gjasme nga anetaresia, qe tjeter gja propozonin e tjeter emen iu servirej! Ok, u kalue ai hap, ndonese me kontestime te medha, por perballe peshkaqenit Edi Rama shumekush bani nje vesh shurdh e nje sy qorr e nisi betejen per me bashkue vota per kandidatet demokrate qe shume syresh ishin njerez me shume leke dhe krejt jashte realitetit te zonave ku kandidonin! Madje pati emna ne radhet e PD-se qe ma shume njerez kishin ne pune me bandat e PS-se se sa ishin vete si fare e fis! Kontestimet e hatermetjet per emna e pozicione u duk se u sheshuen, po kjo ndodhi vec mes perfituesve: votuesit nuk harruen!

Gara “qytetare” per 25 Prillin!

Na, demokratet paparti, ishim te vetmit qe banim fushate te ashper kunder Edi Rames! Qe luftonim me kullat, me pazaret, me trafikantet ne radhet e qeverise e policise, qe kercenoheshim mes nates e mes dites e qe sguxoje dot te denoncoje se e dije qe prokuroria asht nan thundren e pushtetit totalitar te rilindjes! Megjithate iu bashkuam opozites duke demaskue çdo shkelje qe shihnim per ta orientue si duhet fushaten e zgjedhjeve, por nuk ndodhi kshtu! Vec qytetarise, si mos perdorimi i fjalorit te paduhun, moslincimi i rivalit politik, Lulzim Basha nuk pati asnje element tjeter te te bamit fushate perballe nji makinerie parash dhe huliganesh te PS! U bane edhe ca kallezime ne SPAK si per te justifikue masakren zgjedhore qe po pergatitej! Nderkohe asnji fjale nuk dilte per  tendera, kulla, para te pista, patronazhista, perdorimi i administrates etj! Derisa ndodhi perplasja fatale me arme ne Elbasan!

Ngjarja qe nxori ne fakt te palamet ne shesh, ngjarja e turpit te madh te fushates dhe realisht fytyra e vertet e asaj fushate qe u demonstrue dje! Te dy palet shpejt e shpejt, te ndihmuem edhe nga faktori nderkombetar vendosen ta myllin ate masaker, me nje njeri ne burg, dy pale femije jetima, e hasmeri mes dy familjeve (qe me zemer uroj jo)! U orvaten 24 ore dhe ma pas u duk se aty ska ndodh gja kurre sepse nuk duheshin prish votimet fatale te nji populli fatal! Berisha heshti, heshten demokratet, ata qe besonin ende se Ramen mund ta mundnin!

Zgjedhjet, i humbi Rama, nuk i fitoi Basha!

Makineria e lekeve te pista, e bandave te armatosuna, e ish-zyrtareve te Berishes qe kandidonin per Ramen u shkermoq me ngjarjen e rande te Elbasanit! Kushdo qe e shihte veten socialist te paperlyem me kete makineri, mori parate dhe votoi kundra Rames! Edhe demokratet e padijeni per lojna politike, edhe ata qe kontestuan sa munden zgjedhjet e Bashes besuan se ia hodhen; shume prej tyne besonin se do te kishin kohe t’ja numeronin Bashes krejt paudhesite e fushates! Por e diela, si i thone: “qelloi dite barsë”; polli ate qe demokratet e thjeshte nuk mund ta imagjinonin as ne kulmin e deshperimit te vet! U ba kasaphane me numerimet, kandidatet demokrate, qe hanin e pinin ne fushate me sheike socialiste, i braktisen komisioneret dhe procesin! Heshti Berisha, heshten demokratet e shkrete, te tradhetuem pa e marr vesh ç’ju kishte ndodh!

Postrrenimi i zgjedhjeve!

Pas 25 prillit, kur demokratet e shkrete prisnin qe ne sheshet e Tiranes dhe te vendit te dilte Basha me mbeshtetesin e tij, pane qe Edvin Rama bashkoi patronazhistet! Donte t’i falenderonte e me ate rast te percillte dy mesazhe; e para per prokurorine-peng qe te mos guxoje t’i hetoje dhe e dyta per demokratet e irrituem qe s’ua ka fajin Luli po iu munda une me spiunet e mi qe i paguaj per kete pune! Prit se mos te nesermen apo javes tjeter do te shihej Luli ne sheshe, hiç! Masakra zgjedhore u zbeh! Ai duhej te kandidonte tani me mund te vetet se po donin me i marr partine! Masakra zgjedhore ishte ne SPAK e ne prokurorite e rretheve dhe demokratet duhej te besonin se ata do ta shperbanin procesin! Ne fakt SPAK nuk mori mundimin me i hetue kallezimet e tyne! Sepse Basha masi rifitoi partine pati kohe edhe per 3 muj pushime derisa prokurorite t’i pushonin krejt kallezimet qe gabimisht ishin ba per masakren zgjedhore!

Amerika heshti, Berisha heshti, demokratet heshten..!

09.01.2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube