08/10/2024

21-VJETORI I BOMBARDIMEVE TË NATO-s MBI FORCAT SERBE

0

– Shumë personalitete të njohura botërore kërkonin bombardimin e Serbisë, por “kumbara” i bombardimit ishte diplomati amerikan William Walker-

Shkruan Adil FETAHU

Edhepse forcat serbe kishin kryer krime e masakra të shumta përpara saj: Likoshan (28 shkurt 198), Qirez (28 shkurt e 1 mars), Prekaz (5 mars),Lubeniq (25 maj), Abri e Epërme e Gollubofc (26 shtator),- masakra e Reçakut (15 janar 1999) shënoi kthesën e madhe të luftës kundër Serbisë. Pas tmerrit që kishte parë në Reçak, ku forcat serbe  në mënyrën më  barbarekishin masakruar 44 civilë shqiptarë, shefi i Misionit monitorues të OSBE-së në Kosovë, diplomati amerikan William Wallker, me raportet që dërgoi në qarqet ndërkombëtare dhe në mjetet e informimit, tronditi botën, dhe vet deklaroi se “Misioni i tij më nuk ka çka të monitorojë, por në Kosovë duhet të vjen një mision tjetër, të cilin Serbia e kupton më mirë”, duke aluduar në forcat e NATO-s. Pas pak ditëve, Walkeri  tërhoqi nga Kosova Misionin e monitorimit. Diplomacia ndërkombëtare edhe më tutje bëri ca përpjekje për arritjen e një marrëveshje paqësore me tri kushte kryesore: a) Kthimin e autonomisë përKosovën; b) Çarmatimin e UÇK-së,dhe 3) vendosjen e forcave paqësore tëNATO-s në Kosovë. Por, Millosheviqi nuk pranonte kurrësesi vendosjen e forcave të NATO-s, veçse kërkonte monitorues të paarmatosur të KB.

Pas refuzimit që Delegacioni  i Serbisë i bëri Marrëveshjes së Rambujesë dhe pasi sekretari amerikan i shtetit, Riçard Holbruk, më 23 mars 1999 nuk arriti ta bind Millosheviqin ta pranojë Marrëveshjen, me tri kushtet e përmendura më sipër, me të kthyer natën vonë nga Beogradi në Bruksel, lajmëroi se bisedimet për paqe me Millosheviqin kishin dështuar dhe se vendosja e paqes mbetet në dorë të NATO-s. Vetëm një orëpas këtij lajmi të Holbrukut, sekretri  i përgjithshëm i NATO-s,Havier Solana i dhaleje komandantit të forcave të NATO-s për Europë, gjeneralit amerikan Vesli Klark,të fillojë aksionet ajrore të bombardimit të RFJ-së. Bombardimi filloi më 24 mars, në ora 20:00, nga baza “Aviano” e Italisë dhe nga Aeroplanbartësja në detin Adriatik, në disa qendra: Prishtinë, Beograd, Podgoricë, Novi Sad, Nish, dhe me ndonjë ndërpreje për shkak të kushteve klimatike apo për shkaqe tjera, bombardimi zgjati 78 ditë, prej 24 mars deri më 10 qershor 1999. Gjatë asaj kohe, shqiparët që kishin mbetur nëpër shtëpitë dhe banesat e tyre,ishin në karantinë shumë më të ashpër e më të frikshme se kjo kundër koronavirusit. Sepse, në çdo moment mund të vinin policë a paramilitaryë serbë të dhunonin e vrisnin në mënyrën më barbare këdo që gjendej brenda. Unë, me familjen time kam qëndruar 6 javë (prej 24 mars deri më 5 maj, deri sa kam dalur në Shkup) në karantinë të tillë, të frikshme, prandaj kjo e koronavirusit nuk më vjen e vështirë, kur mund të komunikoj me skajp e vajber, me telefon,mesinxhr e hotmail me gjithë botën,  kur mund të lexoj e shkruaj në qetësi.

Në  lajmet e para për fillimin e bombardimeve, që u emetuan në RTV të Serbisë më 24 mars 1999,u lexua komunikata e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë,në tëcilën thuhej: “Forcat ushtarake të Aleancës së Veriut, nën diktatin e policit të botës, ShBA-ve, në interes të tyre e për llogari të separatistëve dhe terroristëve shqiptarë,  në mënyrë të vrazhdë shkelën territorin e Jugosllavisë sovrane dhe në mënyrë brutale  rrezikuan jetën e qytetarëve të saj. U goditën 20 objekte dhe kampanja ajrore po vazhdon,por gadishmëria operative dhe luftarake jona është në nivelin më të lartë dhe disponimi në mesin eushtarëve dhe oficerëve të UJ është jashtëzakonisht i lartë”,thuhej në atë komunikatë. Në vazhdim të atyre lajmeve, u emetua edhe komunikata e ministrit të atëhershëm për informata,kryetarit të tashëm të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në të cilën thuhej: “Sulmi kriminal, terrorist, qyqar dhe dinak i ushtrisë së NATO-s mbi Serbinë dhe Jugosllavinë, është dëshmi e politikës neonaciste të ShBA-ve dhe satelitëve të saj, por Serbia do të mbrohet nga agresori dhe do ta mund armikun”,thoshte Vuçiqi.

Në aksionet e bombardimit ishin angazhuar të gjitha shetet e Aleancës, përveç Greqisë e cila as nuk ljeoi aksione nga territori i saj.Ishin angazhuar më se 1000 avionë të tipeve të ndryshme, bombardues dhe vëzhgues, të ciët bënë mbi 38000 fluturime aksionesh.Përveç bombardimeve me avionë, caqe të caktura u goditën me raketa “Tomahovka”. Moto e bombardimeve ishte: “Forcat serbe jashtë Kosovës; paqëruejtësit e NATO-s brenda; refugjatët kosovarë të kthehen në vendin e tyre”.Fillimisht  cak i bombardimeve ishin vetëm objektet, depot dheinfrastruktura ushtarake, e më vonë u bënë edhe mbi objektet ekonomike e të infrastrukturës  (rrugë, ura, hekurudhë),  RTS, “gabimisht” u bombardua edhe Ambasada e Kinës në Beograd. Dhe, derisa NATO bombardonte , forcat serbe intensifikuan masakrat mbi civilët shqiptarë, si ato në Krushë, Tërnje, Bellacërkë, Suharekë, Podujevë, Izbicë, Lubizhdë Pustasellë, Gjakovë, Rezallë, Poklek, Çikatovë, Meje, Vushtrri, Qyshk dhe në Burgun e Dubravës.

Në kulmin e aksioneve të bombadimit, Millosheviqi u përpoq të bëjë një manovër bizare për të dalë nga kriza, ose për ta futur Rusinë në luftë me NATO-n. Më 12 prill 1999, Kuvendi i të ashtuquajturës RFJ miratoi propozimin e Qeverisë dhe votoi Vendimin që Jugosllavia t’i bashkohet Federatës Ruse dhe Bjellorusisë! Përmes vëllait të tij, Borisllav Millosheviq, që asokohe ishte ambasador në Rusi,  i dërgoi vendimin e kuvendit dhe kërkesën zyrtare Federatës Ruse për ta pranuar Jugosllavinë në kuadër të asaj Federate. Mirëpo,Jellcini sado që ishte një pijanec e torollak, nuk e gëlltiti trukun e Millosheviqit, por iu përgjegj duke thenë: “Së pari duhet të zgjidhet situata në Kosovë…!”.Kështu i dështoi edhe ajo shpresë e fundit dhe situata në vendin e tij po keqësohej dita-ditës. Kur Beogradi zyrtar ndjeupasojat shkatërrimtare të bombardimeve dhe nga frika e invazionit të forcave tokësore, më 3 qershor 1999 Kuvendi i RFJ dhe ai i Serbisëmiratuan Planin e Paqes, tëcilin atë ditë ia kishte dorëzuar Millosheviqit emisari i BE-së, kryetari i Finlandës,Marti Ahtisari, ndërsa më 9 qershor,në Aeroportin e Kumanovës u nënshkrua Marrëveshja Tekniko-Ushtarake, për tërheqjen e tëgjitha forcave ushtarake, policore e paramilitare  serbo-malazeze nga Kosova, dhe hyrjën e Forcave Ndërkombëtare Paqëruejtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR).Në emër të NATO-s/KFOR-it,Marrëveshjen e nënshkroi gjenerali britanik Majkell Xhekson,komandant i KFOR-it,ndërsa në emër të Qeverisë dhe të Ushtrisë së Jugosllavisë e nënshkroi general-koloneli i ushtrisë Svetozar Marjanoviqi, kurse në emër të Qeverisë dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë nënshkroi gjeneralkoloneli i policisë, Obrad Stevanoviq.

Sipas mendimit tonë,ishte gabim i pafalshëm që udhëheqja e UÇK-së nuk u përpoq të jetë palënënshkruese eMarrëveshjes së Kumanovës, bashkë me komandantin e KFOR-it. Këtë të drejtë nuk do të mund t’ia mohonte  as ta refuzonte KFOR-i,sado që Serbia do ta kundërshtonte, sepse UÇK-ja ka qenë  pala ndërluftuese në anën e NATO-s, e cila ka zhvilluar luftën tokësore kundër forcave serbe më se 16 muaj, duke bërë komponentën e vetme tokësore të luftës, ndërsa NATO përbënte komponentën ajrore. Aq më  tepër që edhe nga pala serbe ishin dy nënshkrues të marrëveshjes,dhe pse të mos ishin dy  nënshkrues dhe nga apala tjetër, fituese e luftës. Nënshkrimi i marrëveshjes nga përfaqësuesi i UÇK-së, do t’i siguronte UÇK-së dhe Kosovës një trajtim e status më të favorshëm,të fituesit të luftës, që më vonë të kërkojë dëmshpërblim dhe reparacione. Ndoshta  edhe do të shpëtohej nga çarmatimi i UÇK-së. Po të insistohej dhe eventualisht të ishte UÇK-ja nënshkruese  e Marrëveshjes së Kumanovës,është për të besuar se ajo marrëveshje do ishte edhe më e favorshme për Kosovën, si edhe vet Rezoluta e KS 1244, që u miratua të nesërmën.

Në bazë të Marrëveshjes së Kumanovës,Këshilli i Sigurimit i KB,më10 qershor 1999,miratoi Rezolutën 1244, përpraninë ndërkombëtare civile ushtarake në Kosovë, nën mandatin e KB, ndonëse për luftën e NATO-s as që kishte vendosur as e lejuar ai organ i KB. Rezoluta e KS ishte derivat i Marrëveshjes së Kumanovës.Marrëveshja e Kumanovës përcaktonte ndërprerjen e bombardimeve të NATO-s, tërheqjën e të gjitha forcave policore, ushtarake e paramilitare serbo-jugosllave nga Kosova në afat prej 11 ditëve dhe hyrjen e menjëhershme dhe shtrirjën e veprimin e papenguar të forcave të KFOR-it. Ishin përcaktuar fazat dheafatet e tërheqjes së forcave serbe, sipas zonave dhe në distancë të caktuar jashtë kufijve të Kosovës. Për forcat tokësore ishte caktuar të largohen 5 km prej kufirit të Kosovës, ndërsaforcat ajrore 25 km, të quajtura këto si zona të sigurisë. Forcat tokësore të NATO-s hynë në Kosovë nga Maqedonia dhe nga Shqipëria, natën  më 12 qershor.  Mirëpo, atë natë, paratyre dhe pa marrëveshje me NATO-n, forcat ruse erdhen prej Bosnjes dhe u vendosën në Aeroportin e Prishtinës. Mijëra civilë, police e ushtarë serbë që ishin përgatitur të shpërnguleshin pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, utrimëruan nga ardhja e ushtarëve rusë,të cilët i pritën në Prshtinë dhe në Fushëkosovë me lule e më shtëna armësh. Komandanti i NATO-s, Vesli Klark udhëroi blokimin e ushtrisë ruse të stacionuar në Aeroportin e Prishtinës,por komandanti i KFOR-it, Xhekson,  refuzoiurdhërin,duke u arsyetuar se: “Nukdo t’i bëj ushtarët e mi përgjegjës për fillimin e luftës së tretë botërore”!. Kjo fjali frigacake e Xheksonit është përfolur shumë kohë dhe do të mbahet mend. Por,kontigjentit prej 3600 usharëverusë që ishin në përbërjen e KFOR-it,nuk iu dha në përgjegjësi të tyre asnjë zonë e veçantë e sigurisë, sikur kishin ushtritë tjera: britanike,franceze,gjermane,italiane,amerikane,  veçse ushtarët rusë u desh të shpërndahën e futën nën komandën e ushtrive të shteteve tjera nëzonat e caktuara,duke margjinalizuar kështu rolin e tyre, deri sa e lëshuan tërësisht Kosovën.

Tërheqja e forcave serbe u bë sipas Marrëveshjes së Kumanovës.Kolona tëpaskajshme të transporterëve të blinduara, tankeve,automjeteve,raketave, topave e mjeteve tjera zvarriteshin nepër rrugët e Kosovës drejt kufirit të Serbisë.Bashkë me ta edhe kolona të civilëve, sado që policia dhe kisha serbe bënin apel të mos e lëshojnë Kosovën.Në afatin e caktuar, u tërhoqën të gjitha forcat. Ka pasur revolta dhe reagime të disa  ushtarakëve e qarqeve politike, që Marrëveshjen e Kumanovës dhe tërheqjen e forcave nga Kosova e konsideronin tradhëti kombëtare.

Shqiptarët që kishin mbetur në Kosovë ardhjen e forcave të NATO-s/KFOR-inepritën me gëzim e me lule,ndërsa refugjatët e shumtë nga Shqipëria dhe Maqedonia u kthyen në  shtëpitë e tyre të plaçkitura,të djegura e rrënuara. Sikur që ekzodi i tyre ishte “biblik”,edhekthimi ishte mahnitës, edhepse shumica prejtyre nuk kishin ku të ktheheshin. Kështu përfundoi  çlirimi  i Kosovës nga okupimi 87-vjeçar serb.

Personalitetet e njohura që kërkuan bombardimin e forcave serbe

Në kontekst të krimeve dhe gjenocidit që kryen forcat serbe në luftërat agresive në Bosnje, nëKroaci dhe në Kosovë, personalitete të njohura botërore, nëraste, kohë e vende të ndryshme kërkonin me ngulm bombardimin e atyre forcave dhe ndaljen e masakrave e gjenocidit.

“Serbët duhet qetë të bombardohën”, thoshte zëdhënësi i NATO-s, Xhejmi Shia (mars 1999);

Serbët është dashur të bombardohen”  (Papa Pavli i Dytë, porosi dërguar kryetarit Klinton, gjatë  vizitës së tij në Denver);

“Serbët janë popull pa ligj dhe pa fe. Janë popull  hajdutë e terrorista” (Zhak Shirak, kryetar i Francës,në takimin e shefavetë qeverive anëtare të BE-së, qershor 1995);

“Lutëm që zjarri i qiellit të lëshohet mbi serbët” (Ati Pjer, kleriki njohur francez,  në konferencën e tij për shtyp, pasi ishtekthyer nga Sarajeva ku  ekishte  parë masakrën eMarkales);

“Serbët janë një popull i sëmurë” (gjenerali Zhak Kot, komandant i UNPROFOR-it në BH; “Defans Nacional”, Paris,qershor 1997);

Serbët bëjnë tregti me organe të njerëzve, për të fituar para për  luftën e tyre…Duhet pamëshirshëm të bombardohet Beogradi” (Pol Xhekson, redaktor i gazetës “Kalgari Sun”, 13 tetor 1992);

Ne është dashur ta fusim Serbinë në karantinë, derisa  të mos i hiqet virusi që mbartë” (David Gompert,drejtor i Këshillit të Sigurisë Nacionale në administratën e Bushit, revista: “Forin Afers”,korrik-gusht 1994);

Serbët duhet të gjunjëzohën”, (Klaus Kinkel, ministër i punëve të jashtme të Gjermanisë, 27 maj 1992),

“Serbët janë kriminelë kokë-bothë” (Riçard Holbruk, në “Njujorker”, 6 nëntor 1995).

“Ndalini serbët, menjëherë dhe përgjithmonë”, (Margaret Thaçer, kryeministre e BM, në “The New York Times”, 4 maj 1994);

“Nuk ka paqe deri sa Serbia të mos mundet ushtarakisht”, (Sërxha Popoviq, avokat, nënshkrues i kërkesës së intelektualëve të botës për bombardimin e Beogrdit,”Globus” Zagreb, tetor 1994);

“Esenca e konfliktit është pastrimi etnik, të cilën e ka përsëritur zotri Qosiqi,kryetar  iJugosllavisë, në Memorandumin e tij” (Zhak Delor, kryetar i BE, maj 1994);

Serbët e Bosnjës gjithmonë kanë qenë dhe kanë mbetur një bandë vrasësish e shkatërruesish,” (Johan Fric, drejtor i “DiPresse” dheInstitutit Ndërkombëtar të Shtypit, Vienë);

“Serbia pa dyshim ështëagresore, duhettë detyrohet me rezolutë të KB për të bartur tërë barrën e reparacioneve”, ( Josif Brodski, poet rus me prejardhje hebreje,disident dhe  nobelist, “Inernational Herald Tribune”,5 gusht 1993);

“Serbët janë popull dydimensional,me tendencë kah vullgarzimi, trivialiteti. Kafshët i shfrytëzojnë resurset e tyre dukshëm më arsyeshëm se këto krijesa të prapta, përkatësia e racës së tyre  njerëzore është në vonesë të madhe” (SerPiter Justinov”, artist dhe ambasador në UNESCO, “The European”,10 qershor 1993);

“ Serbët janë njerëz të pashpirt, të gatshëm të të prejnë methikë,gjë që e kanë  trashëgimi sllave” (Fransoa Kremo,ushtarak i SFOR-it,maj 1995),

“Le të fundosen serbët në flliqëtinë e tyre”, ( Helmut Kol,kancelar gjerman, 1999);

“Dotë zhvillojmë luftëkundër serbëve në mënyrë dipomatike,ekonomike,politike,propaganduesedhepsikologjike”, (Xhejms Bejker,seketar i shtetit të ShBA, TV, qershor 1992);

Kjo është luftë  e së mires  kundër të keqes, dhe NATO nuk do të lejojë të triumfojë e keqja”, (William Kohen, sekretar  amerikan i mbrojjtjes,  pranverë e vitit 1999);

Lufta  kundër serbëve nuk është më vetëm konflikt ushtarak. Ajo është luftë midis sëmirës dhe tëkeqes, midis civilizimit dhe barabarizmit”, (Toni Bler,kryeministër britanik në kohën e bombardimeve të NATO-s);

Ishte koha e fundit  të sulmohet Jugosllavia,shpresoj se nuk është tepër vonë”, (Gunter Gras, shkrimar, nobelist, në Panairin e Librit në Lajpcig, 26 mars 1999).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok